ZEQIRJA EF. JAKUPI
1959-2016
Shqiptarët e Maqedonisë, kanë nxjerr personalitete të ndryshme të hoxhallarëve gjatë gjithë historisë. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre mjaft të rëndësishëm, madje të pazëvendësueshëm në, përmirësimin, edukimin dhe rregullimin e jetës fetare. Nuk ka dyshim se rol të rëndësishëmsi një prijës në shoqërinë tonë ka pasur edhe hoxha i nderuar Zeqirja ef. Jakupi i cili tërë jetën e tij e kaloi në thirrjen e arsimimit të bashkëfshatarëve te vet.
Zeqirjaef. Jakupi, lindi më datë 06.06.1959 në fshatin Çellopek të Tetovës. Që në fëmijëri u edukua me ndjenjën e fetarit, dashurinë që kishte ndaj fesë dhe mësimeve fetare,e bën që të ndahet qysh në moshën 12 vjeçare gjegjësisht shkollës fillore, prej vendlindjes dhe shokëve të klasëspër të vazhduar shkollimin e tij ne Arabinë Saudite. Pas përfundimit të shkollës fillore, po aty e mbaron edhe shkollimin e mesëm dhe fakultetin ku me sukses diplomon në degën e gjuhës Arabe.
Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1983 kthehet në vendlindje dhe pas nj viti gjegjësishtnë vitin 1984 punësohet si imam në fshatin e tij të lindjes në Çellopek. Detyrën si imam e kreu me nder, dashuri dhe përkushtim deri në fund të jetës së tij. Përkushtimi dhe devotshmëria e tij, e shoqëruar me vullnetin e përpjekjet e shumta e të pareshtura, bënë që të reflektohen edhe te xhemati dhe xhamia ku shërbente.
Zeqirja efendiuvdiq më 17 mars 2016 në moshën 57 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër. Lajmi për vdekjen e tij i pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe të gjithë ata që e njihnin. I ndjeri u varros në varrezat e fshatit Çellopek të Tetovës në prezencën e një numri të madh të hoxhallarëve dhe të xhematit.
Allahu e mëshiroftë!
Përgatiti: Taxhedin ef. Hamiti