You are here
Home > Kolumna > ZANAFILLA E MU’TEZILËVE – Shkruan Xhemil ef. Sadiki

ZANAFILLA E MU’TEZILËVE – Shkruan Xhemil ef. Sadiki

Pas periudhës së Hulefai i Rashidinëve, shokëve të Pejgamberit (a.s), paraqitet drejtimi Mu’tezilit, njëra prej shkollave më të mëdha dhe më me ndikim të mendimit Islam. Fillimet e Mu’tezilizmit bien afërsisht dy shekuj pas hixhretit të Muhamedit (a.s) në Medine. Epiqendra e tyre ishte Bagdadi, e sidomos Basra, qendra këto me një klimë të përshtatshme që dijetarët të dallohen me predikime fetare çfarë dëshironin, duke ua prezantuar nxënësve dhe dëgjuesve të entuziazmuar idetë e tilla.

Mendohet se, Mu’tezilzimi ka prejardhje politike, sikundër edhe Shi’zmi, Harixhizmi dhe Murxhizmi dhe paraqet njërën prej shkollave fraksionale besimore interesante në historinë e mendimit Islam, që ka ndikuar fuqishëm ne formimin, zhvillimin dhe forcimin e Ilmu’l-Kelamit dhe diturive të tjera, si të Tefsirit, Hadithit, Fikhut, Filozofisë etj. Dy periudha të zhvillimit historik dhe doktrinar kryesore të Mu’tezilizmit janë: 1.) Periudha Abasite, prej vitit 100-237h. dhe 2.) periudha Buvejhite prej vitit 334-447 h.. Para periudhës Abasite një kohë të shkurtër kanë jetuar në periudhën Emevite.

Mu’tezilët janë quajtur shkolla “racionaliste të mendimit të lirë,” duke iu falënderuar lirisë së pakufizuar në përsiatje dhe hulumtim të çështjeve më të ndjeshme të akaidit. ShkolatMu’tezilite dhe Kelamiste, sipas karakteristikave të përbashkëta racionaliste dallohen nga shkollat i-racionaliste të cilat zënë fill në intuicionizëm të kuptuar në kuptim të shikimit mistik në të vërtetën (ma’rifa)me anë të iluminizmit (ishrak) të cilën nxënësi e arrin me disiplinë rigoroze dhe me ushtrime të ngjashme me sistemin hindus të jogave dhe emrin ittisal, të cilat kanë kuptimin e njëjtë me jogën. Mendimi i tyre ishte i gjallë, i lirë dhe i hovshëm larg çfarë do përngjasimi dhe nënshtrimi, ndaj kjo shkollë ka zënë vendin më të rëndësishëm ndër shkollat dhe grupacionet racionaliste Islame.

Prej formimit dhe daljes së tyre në skenë, Mu’tezilitët kanë hasur në një mosbesim të ngurtë dhe rezistencë nga ana e sunnizmit. Ata kanë kaluar një rrugë të vështirë dhe me shumë pengesa që prej fillimit, por edhe gjatë zhvillimit e deri te ndërprerja e dhunshme e të gjitha arterieve të jetës që i lidhnin me Islamin dhe muslimanët. Ndonëse sipas disa shkencëtarëve, ndër të cilët edhe HusejnGjozo, Mu’tezilitët kanë qenë në mbrojte të Islamit në çastet më vendimtare dhe i kanë dhënë Islamit kontribut të jashtëzakonshëm.

Një periudhë e gjatë me shekuj, e deri në ditët tona, ato janë konsideruar edhe si heretikë, kualifikim ky të cilin ata e kanë luftuar më së shumti. Asnjë drejtim nuk është shtrembëruar aq shumë dhe nuk ka pësuar padrejtësi më të madhe se sa Mu’tezilitët. Mu’tezilitët nuk patën para rendës në kuptimin e plotë dhe nuk u shërbyen me vlerat e deri atëhershme konvencionale, por shfrytëzuan përvojën e Kaderitëve, të cilët edhe ata i dhanë arsyes rol dhe rëndësi të caktuar. Me fjalë të tjera, mendimi shprehimor racional Mu’tezilit paraqitet si radikalizim konsekuent i tendencave tashmë ekzistuese dhe këtë rol kanë ditur ta çmojnë edhe kundërshtarët më rigoroz të Mu’teziles, si IbënHanbeli dhe IbënTejmije, të cilët në shkrimet e tyre polemizuese kanë dëshmuar shkathtësinë e madhe të përsiatjes dhe të argumentimit logjik të Mu’teziles. Madje, IbënHanbeli i barazon me Kaderitët, kurse kadiu EbuJa’la do ta përgënjeshtrojë në pesë pika doktrinënMu’tezilite.. Çasti vendimtar për depërtimin e racionalizmit në ortodoksi ishte sidomos largimi i El-Esh’arit nga radhët e tyre, i cili në periudhën e ardhshme, vendoset ndërmjet dy skajshmërive-racionalizmit të tepruar Mu’tezilit dhe liberalizmit Sunnit në konceptimin e shpalljes.

Shfaqja dhe emërtimi i drejtimit

Lidhur me shkakun e emërtimit me këtë emër të drejtimit Mu’tezile, i pranuar si një drejtim besimor i rëndësishëm në historinë Islame, janë mbrojtur pikëpamje të ndryshme. Sipas një pikëpamjeje të njohur të përcjellur nga shumë burime, ky drejtim është emërtuar kështu për shkak se themeluesi i saj, Vasil b. ‘Ata’ (v.131/748) u nda nga mësuesi i tij Hasan Basriu(v.110/728) në çështjen e mëkatarit të madh (murtekib-i kebire). Kurse sipas pikëpamjes tjetër, për shkak të ndarjes së Amr b. ‘Ubejdit(v. 144/761) nga kuvendi i Katades (v. 118/736). Krahas me pranimin e mundësisë së një aventure të tillë të Vasil b. ‘Atas, nga disa nuk shifet fort e mundshme që ky emërtim të jetë shkaktuar nga një ndodhi e tillë.

Sipas një pikëpamjeje tjetër, emërtimi “Mu’tezile” shkon më larg. Në mosmarrëveshjet e brendshme të filluara në kohën e Hz. Aliut, nga Kalifët Rashidinë, e të vazhduara më tej, ekziston një grup njerëzish të palidhur me asnjërën anë, që s’marrin pjesë në luftërat e brendshme, “ të paanshëm”. të cilëve, që në atë kohë u është thënë “ Mu’tezile” (të paanshmit). Ja, pra, anëtarët e fraksionit kelamistpër të cilin po bëhet fjalë, e kanë pranuar veten si pasardhësit e atyre individëve dhe emrin “ Mu’tezile” e kanë marrë vetë si pohim krenarie.Kurse Ebu’l-Hasanel-Esh’ariu (v.324/936) që ka kaluar 40 vjet të jetës së vet mes Mu’teziles, thotë kështu: “Vasil b. ‘ Ata’ është quajtur kështu sepse u nda nga pikëpamja e muslimanëve në çështjen e mëkatarit të madh, sepse doli kundër të gjithëve. Lidhur me këtë çështje, janë mbrojtur edhe pikëpamje të tjera.

Ky drejtim kelamist i historisë islame është përmendur edhe me emra të tjerë përveç emrit “Mu’tezile”. Për shkak të pretendimit se,robi i realizon në mënyrë të pavarur me fuqinë e vet veprimet e veta të parazgjedhura( el-Ef’ alu’l-Ihtijarijje) duke mohuar fuqinë e Allahut, me drejt, për shkak se, kanë marrë pjesë në gjykimet e grupit që ka bërë të veten këtë pikëpamje që para tyre, janë quajtur “ Kaderijje” Po ashtu, janë quajtur edhe“Xhehmije” për shkak se, i kanë shkuar për mbarë Xhehmijjes në çështjet e atributeve hyjnore (sifat-i Ilahije), të krijimit të Kur;anit (halk-iKur’an) dhe të pamjes së Allahut (ru’jetullah). Për shkak të mohimit të disa atributeve të Allahut, janë quajtur edhe “Mu’attila”. Vetë ata nuk i pranojnë këto emra të fundit. Me që kanë bërë të vetat parimet e drejtësisë A(dl) dhe të unitetit-njëshmërisë (Tevhid), pretendojnë se, janë “njerëzit e të drejtës dhe unitetit” (Ehlu’l-‘ Adlive’tTehvid).

Nga pikëpamja shkencore, shfaqja e drejtimit Mu’tezile i takon fillimeve të shekullit 2 hixhri. Si themelues të drejtimit pranohen Vasil b. ‘ Ata dhe ‘ Amr b. ‘ Ubejd.Dijetarët Mu’tezilitë, për të mundur të tregojnë një mbështetje më me rrënjë për fraksionin e tyre, e çojnë atë gjer te Pejgamberi (a.s). Sipas nënvizimit të Ibnu’nNedimit (v.438/1047) dhe sipas një rrëfimi që shkon gjer te Ebu’l-Huzejlel- Al’lafi (v.235/850) nga dijetarët mu’tezilitë, parimet e drejtësisë e të unitetit Ebu’l-Huzejli i ka marrë nga mësuesi i vet Othman et-Tavili, ky nga Vasil b. Ata, ky nga EbuHashimAbdullahu, nipi i Hz. Aliut, ky nga i ati i Muhamed b. Hanefijje, ky nga i ati Hz. Aliu, ky nga i Dërguari i Allahut dhe i Dërguari i Allahut i ka marrë nga Allahu i Madhëruar me ndërmjetësinë e Xhebrailit. Mirëpo është e pamundur ta pranosh këtë pikëpamje përballë burimeve islame dhe ngjarjeve historike. Nga Imamët Zejditë dhe dijetarët Mu’tezilitëIbnu’lMurtada (v. 840/1437) gjithashtu, në librin e tij “Tabakat”, e fillon Mu’tezilen nga Kalifët Rashidinë dhe nga individë të tillë si Ibni‘ Abbasi, IbniMe’sudi dhe IbniOmeri. Pastaj e vazhdon me anëtarë të Familjes Pejgamberike (Ehl-i Bejt) si Hz. Hasani dhe Hz. Husejni si dhe me disa tabi’inë të njohur përfshinë HasanBasriun. Ibnu’l-Murtada, po në atë vepër, përmend nga juristët individë të tillë si Imam Zuferin dhe Muhamedin., Shafi’un, Nehaiun, Mekkeja, Jemeni, Damasku, Basra dhe Kufeja. Kuptohet se, autori është nisur nga koncepti “kader” dhe një shumicë njerëzish që kundërshtojnë detyrim/xhebr (por që si ai vetë nuk e mohojnë kaderin), i ka quajtur nga të vetët me qëllim për të mbështetur Mu’tezilen. Edhe pretendimi se, Vasili e ka marrë separatizmin (i’tizal) nga HasanelBasriu, mund të lidhet pas të njëjtit shkak.

(Teksti është prej punimit të diplomës)

Xhemil ef. Sadiki

Artikuj të ngjajshëm

error: