You are here
Home > Lajme > Xhelil ef. Abazi 1931-2016

Xhelil ef. Abazi 1931-2016

Xhelil ef. Abazi u lind më 12.01.1931 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Mësimet e para i mori tek babai i tij i cili ishte poashtu hoxhë në fshat. Në moshën 20 vjeçare i ndjek mësimet fetare te molla Aqif efendiu në fshatin Përshevc. Pas vdekjes së babait , molla Xhelili merr përgjegjësinë për kujdesin e familjes dhe në të njëjtën kohë trashëgon obligimin e babait duke punuar si myezin i fshatit. Xhelil efendiu duke punuar me nder dhe besnikëri, fiton respektin dhe dashurinë jo vetëm te bashkëfshatarët e tij, por edhe te banorët e tjerë përreth. Zemërgjerësia e tij dhe devotshmëria në punën e tij, bënte që shumë njerëz të kërkojnë ndihmën e tij në çdo kohë, ndërsa ai nuk kurseu asnjëherë për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme. Nga dashuria e madhe që kishte për xhaminë dhe fenë, ai është përkujdesur plotë 60 vite në mirëmbajtjen e xhamisë. Për shkaqe shëndetësore, molla Xhelili ishte detyruar ta lë detyrën. Por ai nuk i ndërpreu obligimet fetare dhe leximin e Kuranit deri ne frymën e fundit. Vdiq me 22.03. 2016 në moshën 86 vjeçare, dhe u varros në varrezat e fshatit Shemshovë .

Allahu e mëshiroftë!

Mexhit ef. Emurli

Artikuj të ngjajshëm

error: