Me rastin e përfundimit të objektit të renovuar të Muftinisë, më datë 22.02.2016 ( e Hënë), Muftiu i Tetovës pranoi disa Imamë të qytetit (Nuhi ef. Ganiu, Hfz. Ibrahim ef. Alija, Mafiz ef. Rustemi dhe Hisen ef. Asani). Imamët, falënderuan donatorët, kontribuuesit, si dhe bamirësit e fesë Islame që ndihmuan dhe kontribuan në rregullimin e këtij institucioni të rëndësishëm fetar, në veçanti falënderuan Muftiun dhe bashkëpunëtoret e tij për kontributin e dhënë gjatë renovimit te objektit, në të njëjtën kohë ata i uruan dhe i dëshiruan fat dhe suksese në punët e mëtutjeshme