Tema: Vlera e ummetit të Muhammed a.s.
Ligjërues: Muhamed ef. Ismaili
Moderator: Hfz. Omer ef. Dauti
Organizator: BFI – Myftinia Tetovë
Realizoi: Objective Studio
Emitoi: TV Koha
Ajeti i Javës
“Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre, të cilët shmangen nga fjalët e kota, të cilët japin zeqatin, të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveç se me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve), – të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”.
(Muminun 1-11.)
Hadithi i javës
Ebu Hurejra r.a. transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë: Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt para meje:
1. Jam dërguar për njerëzit e bardh dhe të zi.
2. Toka më është bërë Xhami dhe e pastër.
3. Armiqtë na kanë frik nga distanca një muaj larg.
4. Më është lejuar mishi i dhenve.
5. Më është dhënë shefati dhe ruajtja për ummetin tim!