You are here
Home > Lajme > Varrimi i Hoxhës shumë të nderuar Abdylhamit ef. Abdullahu

Varrimi i Hoxhës shumë të nderuar Abdylhamit ef. Abdullahu

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Më 12.05.2016 (enjte), pas namazit të drekës u bë varrimi i Hoxhës shumë të nderuar Abdylhamit efendi Abdullahut (arkëtari paraprakë i Myftinisë së Tetovës). Të pranishëm ishin Sekretari i pêrgjithshëm i BFI-së Irsal ef Jakupi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, Muftiu i Tetovës dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, përfaqësues i BIK Resul ef. Rexhepi, ish Muftinjtë e Tetovës Alifekri ef. Esati dhe Hfz. Nexhadi ef. Limani, drejtori i Medresesë Ibrahim Idrisi, profesorê të Medresesë, hoxhallarë si dhe një numër i madh i xhematit. Duanë e xhenazes te shtëpia e bëri kryetari i Kuvendit të BFI-së,
faljes së namazit të Xhenazes i priu Ish myftiu i Tetovës, kurse duaja tek varrezat u bë nga Myftiu i Gostivarit. Ndërsa Muftiu i Tetovës nê emër të familjes së rahmetli Hoxhës i falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, kurse familjes së të ndjerit i shprehu ngushëllim dhe e luti All-llahun xh.sh. ta mëshirojë Hoxhën si dhe ta shpëblejë me Xhenneti Firdeus.
Ndërkaq në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi foli dhe u lut për merhumin sekretari i përgjithshëm i BFI-së.

5d6bc08f98ad725f8cf753682cf76f5f774ff03d63c3136f362a450cf528338f_full

56de7c84aa21256872a6c27f51b32d2b267b168ea2f405d95b58023f2819b65c_full

341b8884b9d56808fc7b537b77bb92ee5ebfc10c4f12bb11ef834dce8f2cb6eb_full

a852efad5f27d9a9ca6faa56f24c8e0f599ac7598d2851491058d25ba3e953a4_full

f9abda9e4fa2b8a2f96f838435f075ee23ad590f1ad772d06e08d23f40878399_full

Artikuj të ngjajshëm

error: