You are here
Home > Lajme > Varrimi i anëtarëve të familjes Zilbehari

Varrimi i anëtarëve të familjes Zilbehari

Sot më 26.01.2018 (e premte), pas Namazit të Xhumasë u përcollën te mëshira e Allahut, pesë anëtarët e familjes Zilbehari, katër fëmijët, nga mosha 5 deri 14, si dhe nëna e tyre, të cilët humbën jetën nga zjarri i shkaktuar në shtëpinë e tyre.

Lotët dhe dhimbja ishin evidente për familjarët e tyre, por edhe për të gjithë banorët e tjerë. Lutjet e popullatës janë që kjo tragjedi të mos përsëritet asnjëherë dhe që mëshira e Zotit të jetë mbi familjen e të vdekurve.

Gjatë varrimit xhematit iu drejtua edhe Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi.

Artikuj të ngjajshëm

error: