“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183)
Çdo musliman është mallëngjyer për muajin e Ramazanit, muajin e mëshirës dhe të Kur’anit. Ky muaj i ka ditët e caktuara, kujtimet dhe kënaqësitë e paharuara dhe veprat e mira të dyfishuara. Prandaj, ta mirëpresim dhe ta përgëzojmë këtë muaj, zotërinë e muajve i cili na vjen pas një mungese të gjatë, ashtu siç e priste Muhamedi a.s. dhe siç i përgëzonte shokët e tij duke u thënë: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bekuar. Allahu ju ka urdhëruar të agjëroni në të. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit kurse mbyllen dyert e xhehenemit. Në këtë muaj shejtanët lidhen. Në këtë muaj është nata e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga kjo e mirë, ai është vërtetë i privuar.”
Në emër të Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal ua bëjë për hajr ardhjen e muajit të Ramazani sherifit i cili bie më datë 27.05.2017 dita e Shtunë.
Urime, paçi shëndet, paqe, lumturi dhe dashuri. Lusim Allahun Fuqiplotë, që të na i pranojë lutjet, agjërimet dhe namazet tona.
Myftinia e BFI-së Tetovë
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi