يا ايهاالذين أمنوا كتب عليكم الصيام كما كتب على الذين من قبلكم لعلكم تتقون
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. El-Bekare ajeti 183
Të nderuar vëllezër dhe motra, të dashur besimtarë! Jemi në prag të pritjes së muajit të shenjt të Ramazani Sherifit. Muajit në të cilin Allahu xh.sh.e ka bërë obligim agjërimin, muajin në të cilin filloi zbritja e Kur’anit famëlartë, muajin në të cilin është nata e madhe e Kadrit ku Allahu xh.sh. ibadetet që kryhen gjatë kësaj nate i vlerëson me vlerën e ibadeteve të njëmijë muajve.
Të dashur vëllezër e motra, Agjërimi na frymëzon me unitetin, vëllazërinë e barazinë para Zotit e ligjit. Agjërimi në fenë islame është shtresim në mrekullinë shpirtërore, është pasurim moral, ai nuk ndan botën materiale me atë shpirtërore.
Në emër të Muftinisë të Tetovës dhe në emër tim personal ua bëjë për hajrë ardhjen e muajit të Ramazani sherif i cili bie më datë 18.06.2015 dita e Enjte.
Lusim Allahun fuqiplotë, që ibadet tona të na i pranojë zemrat tona të na i bashkoi, shpirtrat të na i pastroi, besimin tone të na e forcojë, që të na sjellë paq, liri barazi në mbarë botën.
Paqa e shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë agjëruesit e Tij.
Myftinia e BFI-së Tetovë
Myftiu: Dr.Qani ef. Nesimi