الحمد لله, الحمد لله, الحمد لله الذي قال في كتابه الكريم بعد أعوذ بالله من الشيطان الرجيم باسم الله الرحمن الرحيم ,, يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله حق تقاته ولا تموتنّ الاّ و انتم مسلمون,, ثمّ قال وَٱعْلَمُوٓا۟أَنَّمَآأَمْوَٰلُكُمْوَأَوْلَٰدُكُمْفِتْنَةٌۭ وَأَنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓأَجْرٌعَظِيمٌۭ ثمّ قال” ٱلْمَالُ وَٱلْبَنُونَ زِينَةُٱلْحَيَوٰةِٱلدُّنْيَاوَٱلْبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيْرٌعِندَرَبِّكَ ثَوَابًۭاوَخَيْرٌأَمَلًۭا,, صدق الله العظيم.
انّ الحمد لله نحمده ونستعينه و نستغفره, و نعوذ بالله من شرور انفسنا و من سيّئات اعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له
نشهد ان لااله الا الله وحده لا شريك له ولا نذير له ولا مثال له, و نشهد انّ محمدا عبده و رسوله والصلاة والسلام على رسولنا محمدا الذي قال في حديثه ,, ‘’مَا نَحَلَ وَالِدٌ وَلَدًا مِنْ نَحْلٍ أَفْضَلَ مِنْ أَدَبٍ حَسَنٍ’’”
Falënderimet i takojnë Allahut, Fuqiplotit, Drejtuesit të kësaj gjithësie, të Parit pa fillim dhe të fundit i cili nuk ka mbarim!! Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu prej te keqes të vetvetes dhe veprave tona të shëmtuara!
Atë që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë dhe të vërtetë, ai jo vetëm që kurrë nuk do ta humbet këtë, por atë nuk do të mund askush që ta devijojë nga kjo rrugë. Ai që mbetet i humbur, për të nuk ka ndihmëtarë dhe udhëzues përveç Tij! . Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi s.a.v.s. është rob i Allahut dhe pejgamber i Tij!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (s.a.v.s.) për të cilin Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “…..Ai nuk flet nga hamendja, gjithë atë që e flet Ai është inspirim nga Allahu.”; mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij fisnik dhe të gjithë ata të cilët ndjekin apo do ta ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit!
Nga mirësitë më të shtrenjta dhe më me vlerë që Allahu i Madhërishëm ia dha njeriut është fëmija. Ai për njeriun (është) mundë të jetë zbukurimi i kësaj jete, por njëkohësisht edhe shkatërruesi i kësaj jete.
Thonë në mungesë të ditës paraqitet nata, unë them se në mungesë të tyre shihet vlera apo dashuria e fëmijëve. Nëse dikush nuk e ka këtë dhuratë e harxhon tërë pasurinë dhe bën çmos, vetëm e vetëm të vijë deri te kjo, e në të kundërtën ai që e ka, nuk është i vetëdijshëm se çfarë dhurate dhe pasurie posedon në dorë.
Allahu Madhërishëm në ajetet e sipërpërmendura thotë: “Pasuria dhe fëmijët janë zbukurimi i kësaj jete”18-46 po ashtu në një vend tjetër thotë: “Me të vërtet pasuritë dhe fëmijët e juaj janë shkatërrues të jetës suaj.” (Enfal, 28)
E ti ore vëlla, mendo dhe kujto se fëmijët e tu a ta kanë bërë jetën e këndshme apo ta kanë shkatërruar. Për të parën edhe të dytën ti je shkaktar, sepse kjo varet nga ajo se sa je i kujdesshëm për dhuratën më të çmueshme që posedon.
Muhammedi s.a.v.s. thotë: إِنَّ لِكُلِّ شَجَرَةٍ ثَمَرَةً ، وَثَمَرَةُ الْقَلْبِ الْوَلَدُ; “Çdo dru ka frytin e vetë, e fryti i prindërve është fëmija.”; ndërsa një njeri i urtë gëzimin e prindërve ndaj fëmijëve dhe ndjenjat e prindërve ndaj tyre, i përshkruan me këto fjalë: “Ata, pra fëmijët janë fryti i zemrave tona, mbështetja e shpinave tona, ne për ta jemi vendstrehim, mbulues dhe mbrojtës të tyre, e nëse kërkojnë diçka ua japim, e kur hidhërohen ua tejkalojmë hidhërimin, kësisoj që t’ua mundësojmë kënaqësinë e tyre, e t’i bëjmë që ti duan prindërit e tyre, ndaj mos u bëjë për ta i vrazhdë që të ta lodhin jetën tënde dhe të ta dëshirojnë vdekjen…”
Këshilla dhe mesazhi i kësaj hutbeje është: O ti që e posedon këtë dhuratë të çmueshme, edukoje vetë fëmijën tënd, para se të ta edukojnë të tjerët në rrugë! Mbroje fëmijën tënd që mos të ta bëjnë të tjerët dekor të qëllimeve të tyre! Mos e shit këtë dhuratë të çmueshme për asgjë, se e pamë që kur nuk e ke këtë dhuratë e shpenzon gjithë pasurinë që ke. Bëje që fëmija yt të jetë zbukurimi i jetës tënde dhe assesi mos lejo që ai të bëhet shkatërrues i jetës tënde! Thotë i dërguari a.s.: ’مَا نَحَلَ وَالِدٌ وَلَدًا مِنْ نَحْلٍ أَفْضَلَ مِنْ أَدَبٍ حَسَنٍ’’ “Gjëja më e mirë të cilën një prind ia dhuron fëmijës së vet është edukata e mirë.”
E në pyetjen se kur duhet të fillojmë me edukimin e fëmijëve i Dërguari s. a. v. s. është përgjigjur: “Të edukuarit e fëmijës bëhet njëzet vite para lindjes së tij.” Mund të pyesim e si bëhet kjo?! Kjo ndodh duke qenë vetë i edukuar, ngase për fëmijën prindi është shembulli më i mirë dhe mësuesi i parë nga i cili fëmija do i marrë bazat e moralit, kulturës dhe sjelljet fillestare.
Ndër të tjerat duhet që prindi fëmijës së tij: T’i gjejë emër të mirë islam, ta bëj synet, ta mësoj si të falë namazin, ta martojë me kohë dhe me vajzë (djal) fisnik/e, të kujdeset për shkollimin e tij (saj), t’i mbjellë në zemër dashurinë ndaj fesë dhe atdheut, ta bindë se ai që vdes për fe dhe atdhe ka siguruar xhennetin.