You are here
Home > Kolumna > Shkruan:Doc. Dr. Selver Xhemaili- Kurbani simbol i solidaritetit

Shkruan:Doc. Dr. Selver Xhemaili- Kurbani simbol i solidaritetit

Jemi në pragë të festës fetare islame Kurban Bajramit, festë e cila e ka marrë emrin nga adhurimi që realizohet në këto ditë festive e që është kurbani. Kurbani, është afrim te Allahu madhëri plotë; kurbanet tona janë momente të afrimit tonë me Krijuesin e lartëmadhërishëm, do me thënë koha kur jemi më afër Tij.  Kurbani është një përpjekje për të qenë nga grupi i mukarrebunëve, do me thënë me dëshirë për të  arritë në shkallën  e devotshmëris, pra është një përpjekje për të hyrë në mesin e atyre që janë afër Allahut të madhërishëm. Kurbani të ngre në shkallën e devotshmërisë ndërsa devotshmëria të afron te Allahu madhëriplotë. Kështu që Krijuesi ynë i lartëmadhërishëm duke bërë fjalë për kurbanet e haxhit, pasi që thekson se,  në esencë kurbanet janë një preteks për ta shprehur mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Allahut madhëriplotë, urdhëron në këtë mënyrë. “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj…( Haxh, 22/36-7.)

Njëra ndër urtësitë e kurbanit është edhe fakti se ai është një element shumë i rëndësishëm që afron pasanikun me vëllezërit nevojtarë. Është një ibadet që i bashkon fqinjët, farefisninë, miqët, i afron dhe i lidhë mes vete vëllezërit qofshin largë apo afër dhe i bën unik   shpirtërat e trazuar. Nëpërmjet metodës së therjes me autorizim, është një dorë e zgjatur për vëllezërit nevojtarë dhe të uritur të cilët nuk i njeh dhe nuk i ke parë fare, të cilët jetojnë  në disa vende të ndryshme dhe të varfëra të cilave as emrin nuk ua ke dëgjuar. Në këtë kontekstë, me afrimin, solidarizimin, unifikimin me vëllezërit të cilët janë me mijra kilometre largë, kurbani është emri i të qenët ummet. Gjithashtu nëpëmjet dedikimit të kurbanit për instituionet fetaro-arsimore /Medrese  kontribuon drejtë për së drejti në zhvillimin e arsimit fetar si dhe ngritjes së vetëdijes  së besimtarëve mysliman. Për më tepër kurban do të thotë të arrishë në regjionet ku kan ndodhur katastrofa dhe fatkeqësi të ndryshme, aty ku gjenden të mjerët, t’i tjekolosh distancat fizike në gjeografinë e zemrës, të solidarizohesh me brengat e tyre, të përpiqesh të bëhesh një dritë shprese për këta nevojtarë. Madje jo vetëm vëllezërit fetarë, por të arishë te çdonjë nevojtarë pa marë parasysh fenë dhe besimin e tij!

Te kurbani aq sa është me rëndësi dimesioni i adhurimit, po aq rëndësi paraqet edhe funksioni shoqëror i tij. Në ibadetin e kurbanit që theret vetëm për hirë të Allahut madhëriplotë, nga aspekti i konsumimit të tij synohet një qëllim praktik e që është ushqimi i njerëzive nevojtarë. Urtësia e kësaj qëndron në faktin se, bashkë me pëlqimin (rizanë) e Allahut xh.sh., përmbushen edhe nevojat për mish dhe ushqim të nevojtarëve të ndryshëm. Në këtë mënyrë kurbani, në shoqërinë Muslimane e mban të gjallë shpirtin/ndjenjën vëllazërisë, ndihmës reciproke dhe solidarizimit, ndryshe thënë ndihmon në realizimin e drejtësisë sociale. Pasanikut i dhuron shprehinë dhe kënaqësinë e shpërndarjes së pasurisë me të tjerët dhe harxhimin e pasurisë për rizanë e Allahut madhëriplotë; e shpëton atë nga sëmundja e kopracisë dhe dashuria e verbër pas pasurisë së kësaj bote. Në fundë të fundit, kurbani duke i bashkangjitur edhe të varfërit në gëzimin e festës së ditëve të bajramit, u mundëson atyre që ta kalojnë një festë në harmoni dhe qetësi brenda atmosferës vëllazore.

Ndonëse mësimi i fesë islame edhe ne festime e momente të lumturisë dallon nga kulturat e shoqërive tjera, me që sipas  dinit tonë festat apo bajramet ndërlidhen me ndonjë nga obligimet fetare, siç është Fitër bajrami i lidhur me muajin e ramazanit gjegjësisht vinë pas kryerjes së obligimit fetar, agjërimit, dhe pastaj pasojnë momentet festive me që besimtari ka kryer një obligimi të rëndësishëm, me plot të drejtë përjeton momentet festive. Po kështu është edhe me kurban bajramin që është i ndërlidhur pikërisht me ibadetet kushtuar Allahut xh. Sh. Pra kryerjen e haxhit dhe prerjen e kurbanit. Nga këto kuptohet që muslimani  feston pas asaj që ka bërë për Allahun x.sh.. Po edhe vetë dita e festave të bajrameve fillon me faljen e namazeve të bajrameve. d.m.th. i fillojmë ditët festive me kryerjen e obligimeve ndaj Zotit. Kështu është sipas mësimit islam në çdo pore të jetës duhet të merret parasysh rizaja/kënaqësia e Allahut.xh.sh. prandaj sipas fesë sonë besimtari edhe kur feston nuk çoroditet, nuk tjetërsohet nuk dehet, nuk del jashtë binareve të kulturës islame por e përjeton kënaqësinë e festës shpirtërisht bashkërisht me familjarët e vet.

Andaj besimtari edhe  gjatë festave, për dallim nga jo besimtarët, solidarizohet me të tjerët, viziton akrabatë, ia shtrin dorën  e pajtimit edhe atij me të cilin ka qenë i hidhëruar, ashtu si gëzohet vet në ditët festive mban llogari që edhe tjetrin ta gëzoj edhe skamnorit ditët e bajramit t’ia bëjë festive, edhe atij që është zhytur në pashpresë dhe pesimizëm, besimtari në ditët e bajramit gjen metodë dhe forcë që ta kthejë në optimizëm. Jo rastësisht Pejgamberi a.s. ka thënë: “besimtari gjithmonë duhet te jep sadaka edhe takimi me të tjerët jo me vrazhdësi po me buzëqeshje që do ti ngjallë shpresë të tjetrit është sadaka”. E s’do mend që solidarizimi i besimtarëve gjatë ditëve të bajramit nëpërmjet të shpërndarjes së mishit të kurbanit është një sadaka që begaton sofrat e skamnorëve dhe përhap shkëndija të gëzimit dhe haresë edhe në ato familje  që shpeshherë zhyten në pashpresë dhe pesimizëm.

I lutemi Allahut xh.sh. që  ky  Bajram të na sjellë shpirt të ri të bashkimit dhe të dashurisë vëllazërore të cilën nuk mund ta çrregulloj egoizmi dhe  interesat materiale.

Artikuj të ngjajshëm

error: