You are here
Home > Kolumna > Shkruan Prof. Dr. Fikret Karčić: Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Shkruan Prof. Dr. Fikret Karčić: Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

            Më 2 nëntor, rreth orës 8 pasdite, një sulmues i armatosur rëndë hapi zjarr mbi njerëzit para një kafeneje në një restorant në Seitenstettengasse në Vjenë, ku nga ky sulm  mbetën të vrarë 4 persona dhe 23 të tjerë u plagosën, dhe nga policia u ekzekutua edhe sulmuesi. Sulmuesi i vrarë nga policia u identifikua si Kujtim Fejzullai, i lindur në Austri. Ai krahas shtetësisë së Austrisë, kishte edhe shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. “Shteti Islamik” (Daesh) mori përgjegjësinë për aktin terrorist.

Në vitin 2019, sulmuesi u dënua me 22 muaj burg në Austri, pasi që u përpoq të bashkohej me një grup terroristësh në Siri. Burimet austriake raportojnë se ai ndoshta u radikalizua në një “komunitet xhamie”, i cili nuk funksionon nën ombrellën e Komunitetit Islamik të Besimit Islam në Austri (IGGÖ). Ideologjia e veçantë që e shtyu këtë të ri të kryej këtë akt terrorist do të duhet të shqyrtohet gjatë hetimit. Në këtë pikë duam të përpiqemi të gjejmë një përgjigje për një pyetje tjetër: Cilat vlera u tradhtuan nga ky terrorist i ri?

            Sipas mendimit tonë, ky i ri, i lindur në Austri, i rritur në një familje shqiptare nga Maqedonia, i cili u identifikua si musliman, tradhtoi këto vlera:

  1. statusin e një shtetasi austriak,
  2. besimin islam dhe
  3. vlerat tradicionale shqiptare.


E para: Kujtim Fejzullai ishte shtetas i Republikës së Austrisë, që statusin e shtetasit austriakë

shumë kolegë të tij në Ballkan dhe jashtë Bashkimit Evropian e kërkojnë me dëshirë ta posedojnë. Ai kishte të drejtat, detyrat dhe privilegjet e një qytetari të një prej shteteve më të respektuara në Evropë. Një qendër për zhvillimin e shkencës, teknologjisë, kulturës dhe arteve evropiane. Në këtë vend, Islami u njoh si një fe në të drejtën publike në vitin 1912. Bashkësia Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë u themelua brenda sistemit shtetëror të kohës; koncepti i Evropës Qendrore u përhap në Ballkan. Ky është vendi në kryeqytetin e të cilit u pagua qiraja dhe jetesa e Kujtim Fejzullahut, duke dhënë ndihmë sociale që arrin në 917,35 euro në muaj (sipas raporteve në Kronen-Zeitung).

E dyta: akti terrorist tradhtoi besimin islam. Vrasja e një personi të pafajshëm, siç thuhet në Kuran, është e barabartë me vrasjen e të gjithë njerëzimit (Al-Maida 5:32). Në sistemin normativ islam, jeta e njeriut është në ballë të mallrave të denjë për mbrojtje. Ai që vret njerëz të pafajshëm dhe i nënshtron ata ndaj tmerrit në ligjin islam quhet muharib. Dënimet më të rrepta janë parashikuar për këto akte. I njëjti sistem normativ dënon thellësisht mosrespektimin e detyrimeve kontraktuale që një qytetar ka ndaj një shteti. Dikush nuk mund të gëzojë statusin e një qytetari, të pretendojë mbrojtjen e pushtetit shtetëror, ndihmën e shtetit dhe pastaj të sulmojë qytetarët e atij shteti ose njerëzit që qëndrojnë në territorin e tij.

E treta: akti i terrorit tradhtoi traditën shqiptare të cilës kulturalisht i takon familja e ekzekutuesit të këtij akti të tmerrshëm. Në traditën shqiptare, të kodifikuar në Kanun (ligj i zakonshëm) i Lekë Dukagjini, ekzistojnë tre parime kryesore: besa, mikpritja dhe nderi. Besa përfaqëson konceptin më të rëndësishëm të jetës, madje edhe më të gjerë se jeta. Shkeljet ndaj Besës konsiderohen të paimagjinueshme dhe rezultojnë me përjashtim nga komuniteti. Shqiptarët në mesin e popujve ballkanikë, ishin të njohur veçanërisht për qëndrimin ndaj fjalës /

premtimit të tyre. Çfarë tjetër përbën shkelja e kushtetutës dhe ligjit, nëse jo shkelje të Besës?

Në traditën shqiptare, mysafirët konsiderohen të paprekshëm. Mbrojtja e tyre është më e rëndësishme sesa marrëdhënia midis të afërmve të gjakut. Me hyrjen në një shtëpi shqiptare ju gëzoni mbrojtjen e kësaj familje. Hebrenj të shumtë u shpëtuan nga persekutimi nazist nga familjet shqiptare. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet: “Shtëpia shqiptare i përket Zotit dhe mysafirit”.

            Nderi personal është një parim i tretë themelor i traditës shqiptare. Shkeljet e këtij parimi janë të pafalshme. Një shqiptar ka më shumë të ngjarë të pranojë vdekjen sesa të mos mbajë fjalën e tij, sipas studimeve antropologjike që kanë të bëjnë me këtë popull.

            Si ndodhi që këto tre themele kulturore – statusi i një shtetasi austriak, besimi islam dhe tradita shqiptare – fshihen nga mendja e një të riu gjatë procesit të radikalizimit? A janë më të fortë se tre faktorët kulturorë, demagogët ekstremistë, që tani nuk kanë më vend në vendet ku morën arsimimin e tyre, të cilët gëzojnë prosperitetin e “Perëndimit të korruptuar” dhe që “gjuajnë shpirtrat njerëzorë” siç kemi përmendur më lartë? Shumë udhëheqës përgjegjës për arsimin, integrimin, zbatimin e ligjit, doktrinën dhe punën e të rinjve, do të duhet t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Sepse në këtë rast autori i krimit nuk erdhi me valën e migrimit përmes “rrugës ballkanike”, por lindi në Austri.

(Autor: Prof. Dr. Fikret Karčić, ”PREPOROD”, 15 nëntor 2020; Redaktor: Bashkësia Fetare Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë; Përkthimi në gjermanisht: E.A.)

Shqipëroi: Namik Xhaferi-sekretar i Muftinisë së Tetovës

Artikuj të ngjajshëm

Lini një Përgjigje

error: