You are here
Home > Kolumna > Shkruan Myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi: Përgjegjësia

Shkruan Myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi: Përgjegjësia

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

Myfti i Tetovës

Përgjegjësia

Ndërsa më parë i qenë betuar Allahut, se nuk do të zmbrapseshin. 

Për këtë besëlidhje me Allahun, do të përgjigjen!” (el-Ahzâb 33/15)

Mungesa e ndërgjegjes (për diçka) nuk tregon për mungesën e saj në esencë

(“Ademul vixhdani la jedullu ala ademil vuxhudi”-S. H. Nasr, Islam in Modern World, f. 5.)

Përgjegjësi është të kuptosh kufijtë e vetes dhe tëtjetrit, e jo gjithmonë ta nxjerrësh veten në dritë, në tëvërtetën, kurse të tjerëve rregullisht t’iu shesish mend.Përgjegjësia është një detyrë. Ajo ndjehet në brendësi gjatëveprimit. Ajo nuk është thjeshtë teknike, por është shumëe thellë. Ajo ka shumë detaje. Përgjegjësia në esencë ështëameli salih-vepër e mirë. Përgjegjësia i jepet dikuj që tëmbajë llogari për një vend, për një person, për një send, për një pasuri, për një gjë, për një kohë të caktuar. Të qenët përgjegjës ose ngritja në përgjegjësi, është detyrimi që ka dikush për t’u përgjigjur për veten, për dikend a për diçka që ka ndodhur. Ajo është një ndjenjë e lartë për të kryer sa më mirë një punë, gjegjësisht të veprojë me përgjegjësi. Përgjegjës është ai që e organizon apo e drejton punën e disa vetave në një ndërmarrje, në një institucion etj. Pra ai, është ai që përgjigjet dhe jep llogari për diçka që i është dhënë në përgjegjësi.

Në kuptimin e pëgjegjësisë, në ajete dhe në hadithe përdoret fjala mes’ul, që ka kuptimin e njeriut që ështëpërgjegjës ose me u marrë në përgjegjësi:

Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (Isra, 36)

Çdonjëri nga ju është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij”. (Hadith)

Njeriu që i plotëson kushtet e të qënit i denjë për përgjegjësi, është ai që ndjehet i përgjegjshëm ndaj përgjegjësive që i ofrojnë parimet bazë fetare, etike dhe ligjore. Në të kundërtën, nëse njeriu nuk ndjen përgjegjësi, atëherë forca dhe pesha e të gjitha ligjeve, rregullave, parimeve, urdhëresave dhe ndalesave, nuk do të kishinasnjë kuptim.

Nëse ndodh që, përgjegjësi nuk e çon në vend përgjegjësinë/detyrën e tij, ai ose ajo, duhet tësanksionohet për papërgjegjësinë që ka shprehur. Edhe nëbotën e ardhshme, pa dyshim që, për këtë do të kërkohet llogari: “…Ndalini ata, se do të pyeten” (Saffat-24, 25)

Përgjegjësia, që mund ta quajmë vetëm si detyrë të caktuar, mund të shprehet vetëm sa për të kryer detyrën dhe për të marrë shpërblimin për të cilin janë marrë vesh më herët me përgjegjësidhënësin, ose e njëjta manifestohet me një përgjegjësi të lartë. Për këtë të fundit jepen lëvdata, shpërblime, shkruhen shkrime e poezi, pra një person i tillë ka mundësi të jetë figurë historike mësimdhënëse për gjeneratat e reja.  Përgjegjësia, për atë për të cilën edhe unë po shkruaj në këtë shkrim modest, është një gjë që i jepet vetëm atij dhe kërkohet vetëm nga ai që ka vetëdije për të. Prandaj atij që e bën të kundërtën i thuhet i papërgjegjshëm, gjegjësisht ai që nuk mban ose nuk ka sens përgjegjësie. Kurse ai që e posedon një sens të tillë, ajo nuk e lë që të jetë indiferent ndaj përgjegjësisë që ka. Ndjenja e përgjegjësisë zhvillohet gjatë kohës së tëjetuarit, por ajo në esencë veç ekziston në njeriun që në fillim. Pasi, një gjë që nuk është në esencë, nuk ka mundësi të pritet që edhe të zhvillohet si e tillë. Mu për këtë Rumiu thotë se, ekzistojnë tri lloje të sëmundjeve tëcilat nuk kanë ilaç, për të cilat unë mendoj se janë pengesa shumë serioze në ralizimin e përgjegjësisë: urrejtja (hased), ahmakllëku (hamakat) dhe mungesa e perceptimit(idraksizlik). Kështu që, vazhdon autori, nëse ngritesh dhe atij që nuk është i denjë mundohesh t’ia mësosh fjalët e mençura apo ti tregosh gjëra të fshehta, është njësoj sikur një fëmiu që nuk është në bilig (bulug-moshë madhore) t’i tregosh për mahremijetin (fshehtësitë-intimitetin) e martesës. 

Përgjegjësia në botën e sotme (moderne-postmoderne) është më tepër industriale, pamore, vizuale, formale. Ajo nuk është shumë shpirtërore, emocionale, esenciale apo thelbësore.

Përgjegësia nuk duhet të kuptohet si diçka që të ofron vetëm interes personal, grupor (shoqator, fondacionor, xhemator etj.), familjar apo partiak.

Përgjegjësia nuk duhet të shikohet si diçka me dimensione gjeografike, historike apo vendore.

Në fakt, përgjegjësia është një perceptim (idrak). Njeriu është një krijesë që percepton me një perceptim tëpërgjithshëm, duke i kuptuar gjërat me mendje, me shpirt, me besim, me iman, me zemër, me emocione, e cila në Kur’an quhet nadhara (kul siiiruuu fil erdi fendhuruuu..). Përgjegjësia, pra, është një vëmendje e tërësishme e njeriut, e assesi nuk është parciale, gjegjësisht nuk është e pjesërishme.

Vetëdija për përgjegjësinë tregon se njeriu është i moralshëm, i etikshëm, i estetikshëm, e do të bukurën, tëmirën, atë me të cilën Allahu Fuqiplotë është i kënaqur.

Njeriu me përgjegjësi nuk shpif, por të korrigjon para syve; nuk tradhëton, nuk mashtron, nuk punon mbas shpine etj.

Sot kriza më e madhe është kur përgjegjësia është e privuar nga perceptimi i të vërtetës. Njeriu i vetëdijshëm me të pamurit, të dëgjuarit e tij nuk mban përgjegjësi për hir të përgjegjësisë, por për hir të Allahut. Ky lloj i përgjegjësisë nuk është imponim, e as detyrim, por, aiështë një qëllim, një ideal. Përgjegjësia jo për hir të Allahut është e zhveshur, e thjeshtë, e reduktuar, e cila nëfund mund të jetë edhe shumë e rrezikshme.

Përgjegjësia nuk duhet të jetë e fshehur, as e mbuluar e as pjesë e ndonjë taktike apo strategjie. 

Përgjegjësia nuk duhet të lihet për më vonë, ajo ka kuptim në kohën e vetë.

Përgjegjësia e vërtetë është përgjegjësia ndaj vlerave njerëzore që burojnë nga bota hyjnore, fetare, shpirtërore.

Fjalët arabe hajaun-turp dhe hajatun-jetë kanë rrënjëtë njëjtë. Pra, të jetuarit (hajat) me nderë dhe me përgjegjësi kalon përmes turpit (hajasë). Kurse turpi, sipas fjalëve të Pejgamberit a.s., kalon përmes imanit-besimit-(el-hajau min el-iman). Pra, njeriu/besimtari që jeton me ndjenjën e përgjegjësisë, nuk mund ta anashkalojëndjenjën e turpit, nëse gabon ndaj Allahut Fuqiplotë dhe ndaj njerëzve në përgjithësi. Mungesa e turpit, ka kuptimin e mungesës së besimit dhe të besueshmërisë, si dhe të jetës së përgjegjshme.

Përgjegjësia nuk e duron artificialitetin. Ai që ka problem me të kaluarën, me të tashmen apo me të ardhmen e tij në dimensionin etik, moral, njerëzor e fetar, nuk mund të jetë i përgjegjshëm, derisa të pendohet seriozisht.

Përgjegjësia është një ndjenjë e dhuruar nga Allahu Fuqiplotë. Nuk mund të jetë përgjegjës një njeri që nuk kërkon që Ai t’ia mundësojë atë.

Përgjegjësi mban njeriu i cili kur flet, vepron, punon, mendon, shkruan, planifikon, merr vendim etj., gjithmonëe ka parasysh se edhe pyetjeve, gjegjësisht përgjegjësivemë të vështira në këtë ose në botën tjetër, të ketë mundësi t’iu përgjigjet. Gjegjësisht, ai që mendon që të mos koritet me Allahun Fuqiplotë dhe me njerëzit në përgjithësi. Ebu Bekir Shibliu duke qenë në burg, i vijnë disa miq/shokë. Ai, sa i pa miqtë, u ul dhe mori disa guraleca dhe filloi t’i gjuajë ata. Shokët i thanë: Çfarë je duke bërë? Ata, a nukjanë miqtë e tu? Shibliu u përgjigj: Po thoni se janë miqtëe mi. Miku (dosti) nuk ndjen dhimbje nga ajo që ia shkakton miku i tij. I dashuruari dhimbjen e të dashurit (mikut) të tij e llogarit edhe të veten, me këtë ndjehet i nderuar. Miku duhet të mendojë se, edhe në këtë ka njëurtësi. Asnjëherë njeriu, njeriun që e do (mikun-dostin) nuk e urren. Nëse e urren kjo do të thotë se, nuk e ka dashur edhe atëherë kur ka menduar se e do.

Dhimbja, mos realizimi i dëshirave, njeriun nuk duhet ta largojnë nga të qënit i pëgjegjshëm.

Përgjegjësi nuk mban njeriu që prek në mallin, nderin dhe hakun e tjetërkujt.

Përgjegjësi mban njeriu i cili gjithmonë e mendon tëmirën, të bukurën, të vërtetën, të drejtën, si për vete ashtu edhe për të tjerët. Përgjegjësi mban njeriu që e njeh veten dhe nuk vepron ashtu si e njohin të tjerët atë, por vepron sipas parimeve dhe përgjegjësive që ka. Përgjegjësi mban njeriu që ka parime në jetën e tij. Përgjegjësi mban njeriu që i beson Allahut Fuqiplotë. Allahu Fuqiplotë do tëkërkojë llogari edhe nga pejgamberët edhe nga njerëzit e tjerë. Kjo llogari nuk do të jetë për të mësuar, pasi Ai tëgjitha pa asnjë noksanllëk i di, por, që drejtësia absolute tëgjejë vendin e vet: “Pa dyshim, Ne do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi çuar të dërguar, e patjetër që do t’i pyesim edhe të dërguarit.” (el-A‘râf 7/6)

Ajeti i mëposhtëm tregon se Allahu i Lartësuar njeriun e ka lënë të lirë të veprojë, të besojë ose jo, dhe për këtë njeriu ka përgjegjësi të plotë. Pra, njeriu nuk është i detyruar në asgjë, as edhe në besim: “Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që keni bërë.” (en-Nahl 16/93)

Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës. Saktësojeni matjen, kur matni dhe peshoni me peshore të rregullt. Kjo është e mira që çon në përfundimin më të bukur. Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” (el-İsrâ 17/34, 36)

Ata (mohuesit), do t’i mbartin barrët e veta e bashkë me to edhe barrë të tjera dhe patjetër, që do të pyeten Ditën e Kiametit për gjithçka, që trillonin.” (el-Ankebût 29/13) 

Tariq Ramadani për nevojën që ka muslimani i kohës së sodit analizon 7 C-të, të cilat përbëjnë kronologjinë e formimit të personalitetit të njeriut të përgjegjshëm. Kështu që ai shprehet se, muslimani urgjentisht ka nevojëpër Confidencybesueshmëri, konkretisht për një self-confidency-vetëbesim, proces ky që në vazhdimësi duhet të shoqërohet me Consistency-qëndrueshmëri. E gjithë kjo duhet të duket dhe të argumentohet, dhe si pasojë vjen nëshprehje Contribution-kontributi. Veprimet e tilla që tëmarrin formë dhe të kenë shije duhet marrë iniciativa dhe rreziqe, e ajo bëhet përmes Creativity-kreativitetit. Deri sa duhet patur parasysh se shumë njerëz mund të kenë frikëdhe nuk të njohin, duhet komunikuar me ta, prandaj sipas T. Ramadanit, në këtë rast, si etapë e rradhës apo si C e 5 me rradhë, vjen në shprehje Communication-komunikimi.E gjithë kjo të çon drejt ruajtes së nivelit të diskutimit dhe të vlerësimit të mendimit, idesë dhe bindjes së tjetrit. Autori këtë e quan Contestation-diskutim. Dhe kështu shtohet kapaciteti i empatisë, të kuptuarit dhe e faljes sëtjetrit, e cila është një imperativ për t’u ndjerë i përgjegjshëm ndaj vetes dhe tjetrit. Këtë autori e quanCompassionmëshirë, dhembshuri. (Shih, T. Ramadan, What I Believe?, f. 87-88)

Të bëhemi të përgjegjshëm, që të jemi të sukseshëm!

Artikuj të ngjajshëm

error: