Ndryshimi
Ndryshimi ndodh kur gjërat, idetë, njerëzit, sistemet, format, pamjet, lëvizjet etj., duken ndryshe nga ajo qëkanë qenë më herët. Ndryshimi është një gjë reale. Nëse ndryshimi nuk duket në të tashmen, por mendohet që në tëardhmën të ketë ndryshim, atëherë ajo nuk quhet ndryshim, por mund të quhet planifikim dhe përgatitje për ndryshim.
Ndryshimi kërkon që gjërat të jenë më ndryshe, por edhe më mirë, edhe pse gjithmonë pritja është qëndryshimi të sjellë gjëra më të mira, më të bukura, mëfitimprurëse në shumë dimensione. Pritja është qëndryshimi të jetë një përmirësim e jo një keqësim. Askush nuk do të dëshironte ndryshim i cili sjell keqësim. Askush nuk do të dëshironte që të ketë ndryshim në shëndetin e tij, e që do të ishte keqësim i tij, por kërkon ndryshim duke pritur përmirësim të shëndetit.
Ndryshimi nuk fillon nga jashtë, ai fillon nga brenda. Nga brenda botës së besimit, bindjes, ideve, koncepteve, sistemeve. Ndryshimi fillon nga thelbi e jo nga forma. Ndryshimi i bërë vetëm në formë, në dukje, është sa për sy e faqe, nuk është i qëndrueshëm, me një fjalë ai ndryshim është mashtrim. Ndryshimi i bërë në thelb ka qëndrueshmëri, ka potencial pozitiv, jep shpresa për përmirësim, është origjinal, fiton besueshmëri, si dhe merr epilog të pritshëm.
Ndryshimi nga i cili pritet përmirësim, thënë ndryshe ndryshimi i vërtetë, nuk lejon që të dominojë injoranca, egocentrizmi, familjarizmi, korrupcioni, amoraliteti, gënjeshtra.
Ndryshimin nuk e bëjnë njerëzit që vetëm flasin për ndryshim, qofshin ata shumë të mençur, shumë tëlexueshëm, por atë e bëjnë ata që veprojnë në atë drejtimme vendosshmëri, sinqeritet, dhe pa hile.
Ndryshimi që rezulton me përmirësim është rezultat i pjekurisë. Pjekuria është ajo që njeriun e bën tërëndësishëm dhe me peshë. Intelektuali Xhemil Meriç këtësegment shumë të rëndësishëm e shpreh me sa vijon: “Pjekuri do të thotë të keshë zemër më të ndjeshme, gjak më të nxehtë, zgjuarsi më të shpejtë dhe shpirt më të lirë. Ata të cilët ndjejnë një gjallërim të këtillë, një entuziazëm të këtillë jetësor, janë të vetmit udhëheqës të botës. Tëgjithë udhëheqësit e tjerë janë materializimi i kësaj mirëqenieje, varfëria e saj: Një lloj mbretërie teatrale. Udhëheqësit e vërtetë janë udhëheqës të përhershëm. Sa më shumë plaçkiten, aq më tepër u pasurohet thesari.”(Meriç, Atdheu, f. 150)
Ndryshimi kërkon dëshirë, vullnet dhe personalitet. Ndryshimi nuk bëhet vetëm me mendime të huazuara. “Njëra prej shprehive më të këqija është të mjaftohesh me fjalët e tjetërkujt dhe të konsultosh mendimet e tjetërkujt, për çdo temë ti referohesh kuptimit të tjetërkujt dhe tëkonsultosh mendimet e tjetërkujt. Fjalët e llojit ‘e lexova në libër, gazeta shkruan’ (më tha filani) tregojnë mungesën e personalitetit dhe të dëshirës.” (Meriç, f. 154).
Ndryshimi që rezulton me përmirësim është rezultat i sinqeritetit. Aty ku ka sinqeritet, aty ka edhe gjëra të mira, të bukura, të vërteta, aty duan të jenë të gjithë njerëzit, madje, ndonjëherë edhe ai i keqi, karrieristi, përfituesi, egoisti, egocentristi etj. Aty ku nuk ka sinqeritet nuk dëshiron të jetë askush, aty është vetëm i keqi, hileqari, përfituesi, mashtruesi, egoisti, karrieristi, egocentristi, vetëdjalli etj. Aty ku nuk ka sinqeritet gjithmonë tentohet qëgjërat të përfitohen me mashtrime, hile, të shfrytëzohet momenti, po pastaj le të bëhet çfarë të bëhet etj. Edhe shprehja pejgamberiane ‘ed-Dinu nasihatun’ nuk është e rastësishme, e që ka kuptimin: “Feja është sinqeritet për Allahun, Pejgamberin, për besimatrët dhe për prijësit e besimtarëve”.
Ndryshimi mund të ndodh edhe me mashtrime, hile dhe lajka të ndryshme, por ai ndryshim domosdoshmërisht të ketë epilog negativ. Gjithashtu ndryshimi nuk ndodhëduke keqpërdorur mimikat. Për keqërdorimin e mimikave, gjegjësisht për përbuzjen nuk Kur’an ka vende ku njeriut i tërhiqet vërejtja: “Mjerë për çdo përqeshës – shpifës”(Kur’an, Humeze, 1). Mimikat janë thelbi i asaj se çështënjeriu. Mimimak e njeriut janë më gjithëpërfshirëse se sa gjuha e tij, janë më të qarta se sa mendon njeriu të jetë i qartë, janë më origjinale se ajo që tregon njeriu, ato i kuptojnë edhe njerëzit që nuk e dinë gjuhën e folësit, pasi gjuha e mimikave është e të gjithëve pa dallim gjuhe, race,profesioni, gjinie apo moshe.
Në fillimin e historisë së njerëzimit, ashtu sikur që na tregon Allahu fuqiplotë në Kur’anin famëlartë, ndryshimin nuk e bëri Kabili dhe Iblisi. Edhe pse edhe veprimi i tyre ishte ndryshim i situatës, por jo edhe përmirësim i saj. Realisht ndryshimin e bëri Habili duke flijuar veten e tij për të ruajtur të mirën, dhe Ademi a.s. kur thelbësisht e kuptoi gabimin që kishte bërë dhe vendosi që t’i lutet Allahut që t’ia falë gabimin e mëhershëm. Pra bëri teube, u pendua. Ashtu, edhe shumë diktatorë në historinë e njerëzimit, por edhe ata të sodit, të cilët kanë bërë shumëndryshime, por nuk kanë bërë përmirësime, ata në faktkanë bërë keqësime të situatave, rrethanave etj.
Allahu xh.sh. ndryshimin e lidh më thelbin, e jo me formën. Kërkon ndryshim të unit, bindjes, besimit. Kurse ndryshimin e turmës, shoqërisë e lidh me veten e Tij. Qëna lë të kuptojmë se, nëse njeriu e ndryshon mendimin, bindjen e tij, ndryshimi social vjen vetë:
“Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” (Ra’d, 11).
Në komentin e këtij ajeti në tefsire të ndryshme përmenden hadithe të Pejgamberit a.s. se njeriun e mbrojnë treqindë e gjashtëdhjetë melekë, shtatë melekë e mbrojnë syrin e njeriut, dy melek regjistrojnë të mirat dhe të këqijat e njeriut etj. Melekët të gjithë këtë e bëjnë me urdhërin e Allahut. Vetëm se shkrimi/regjistrimi i melekëve nuk i ngjanë shkrimit tonë. Më shumë mund ti ngjajë regjistrimit në mendje/tru të gjërave që i mësojmë. Për këtë, mufesiri/komentatori i njohur i Kur’anit famëlartë Fahruddin Raziu shprehet se: Cdo punë që bën njeriu, ajo në shpirtin e tij lë një gjurmë. Kjo vepër duke u përsëritur shndërrohet në një shkathësi/aftësi/virtyt(meleke). Nëse kjo shkathësi/aftësi është e dobishme dhe përgëzuese, e shton gëzimin dhe lumturinë shpirtërore tënjeriut në këtë botë, kurse pas vdekjes ai me të gëzohet. Nëse kjo shkathësi e fituar është e dëmshme për njeriun, shpirti i tij pas vdekjes është i mërzitur. Pra, përfundimisht, lëvizjet/veprimet e njeriut të keq apo të mirë, në shpirtin e njeriut lënë gjurmë. Sipas filozofëve, melekët janë forca qëndikimet e veprave të njeriut i bartin deri te shpirti i tij. Kurse gjërat e shkruara janë ndikimet në shpirt nga gjërat e bëra. (Suleyman Ates, Yuce Kur’an’in Cagdas Tefsiri, V. 4, f, 461).
Kurse në pjesën tjetër të ajetit thuhet se, “…Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvetë…” Përderisa njëpopull nuk i braktis parimet morale dhe nuk e mohon Allahun, Allahu nuk do t’ia merr dhuntitë që ia ka dhënëmë herët. Ndërsa një popull që prishet moralisht, lëshohet në të këqijat dhe në fesate, si dhe e mohon Allahun, Allahu ia merr dhuntitë që ia ka dhënë dhe e bën perishan (e shkatërron). Kështu ai popull e humb forcën dhe minimizohet. Kjo është prej rregullave shoqërore tëAllahut. Kurse popujt e sigurt janë të fortë dhe tësuksesshëm. Dhe kur Allahu vendos që ta dënojë njëpopull atë nuk mund ta shpëtojë më askush. (Suleyman Ates, Yuce Kur’an’in Cagdas Tefsiri, V. 4, f, 461).
Në këtë ajet fjala është për dy ndryshime. Vepruesi i ndryshimit të parë është Allahu, kurse i të dytit është njeriu. Ndryshimi i parë është i detyrueshëm (xhebri), kurse i dyti është fakultativ (ihtijari). (Ali Sh., Kur’an’a Bakis, f. 71-73). I pari tregon shoqërinë, kurse i dyti tregon individin-gjendjen shpirtërore të tij. Që të ndryshojë e para është kusht realizimi i të dytës (ma bi enfusihim). Fuqia ndryshuese është një sintezë, në bazë të ajetit të lartpërmendur, e asaj që është xhebri dhe ihtijari, gjegjësisht është razultat i marrëdhënieve në mes të dëshirës së njeriut dhe Dëshirës së Allahut xh.sh. Pra, realizimi i ndryshimit, i cili realizohet me fuqinë e Allahut, është i varur nga dëshira e njeriut, gjegjësisht që Allahu të ndërhyjë, sipas këtij ajeti, është kusht përmirësimi i njeriut. Njeriu duhet të ringjallet/ndryshojë vetë shpirtërisht para se të jetë në gjendje të ringjallë/ndryshojëbotën rreth tij. Nuk duhet haruar asnjëherë premisa se, reforma e vërtetë e botës fillon me reformën e vetvetes. Pra reforma e shoqërisë e cila quhet vëllazërim, të cilën e realizoi Muhammedi a.s. në Medine, fillon me reformën e brendshme shpirtërore të individit. (Sejid Husein N., Islami dhe brenga e njeriut modern, f. 277).
Ndërkaq, Allahu fuqiplotë dikujt i jep të mira, e dikujt i jep vështirësi. Me këtë Ai e sprovon njeriun, se cfarë qëndrimi do të marr ai. Njeriu do të tejkalojë kufijtëduke mbivlerësuar veten dhe duke nënvlerësuar të tjerët, duke u pajtuar me të mirat që Allahu ia ka dhënë, apo duke shpreh lakminë edhe për të mirat që i janë dhënë edhe tjetrit. Kur njeriu nuk e ka vlerësuar atë që i është dhënënga ana e Allahut, atëherë Allahu ia merr atë mirësi që e ka patur më herët. Ajeti i poshtëshënuar e tregon këtë:
“Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka. (Enfal, 53)
Në fund dua të them se, në një institucion/shtet për tëpasur ndryshim pozitiv duhet patur parasysh këto gjëra: nëçdo punë, çdo përgjegjës duhet të jetë i moralshëm; duhet të jetë kombëtar dhe njohës e mbështetës i fesë së tij;duhet të vlerësojë vlerat e shoqërisë ku jeton; duhet të jetënjeri i besueshëm në të drejtën dhe në të mirën; duhet tëjetë profesionalisht i përgatitur; duhet të bëjë punën që e meriton; nuk duhet të insistojë që të merr një punë që nuk e meriton, duke përdorur rrugët edhe më të pista; duhet tërespektojë tjetrin në kulturë, gjuhë, fe, profesion, aftësi;duhet të mos gënjejë asnjëherë etj.
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi
Myfti i Tetovës