Prof. Dr. Qani ef. Nesimi
Myfti i Tetovës
Impakti i mektebit në formimin e personalitetit
“O Zoti im, shtoma dijeninë” (Taha, 114)
“Më i miri nga ju është ai që e mëson leximin e Kur’anit për vete dhe të njëjtën ua mëson edhe të tjerëve” (Hadith)
Fesë në përgjithësi, e asaj islame në veçanti, me tëkaluar nga një organizim teocentrik, si në atë politik, shoqëror, ekonomik e kulturor, në një organizim me platform antropocentrike, i bëhet e nevojshme, apo i imponohet që të riorganizohet apo të ripozicionohet nëshoqëri dhe në sistem. Me paraqitjen e Rene Descartes me idenë ‘Cogito ergo sum’ (Mendoj, pra jam) në rrafshin ideor, të Protestantizmit në rrafshin fetar, të Revolucionit Francez në rrafshin sociopolitik, si dhe të rënies së Shtetit Osman në rrafshin e organizimit shtetëror, feja, si tek ne në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe më gjerë, fillon të marrënjë vend të reduktuar në organizimin shoqëror. Ndryshe thënë, në futjen në funksion të shekularizmit shfaqet koncepti i organizimit politik, shteti i ndarë nga feja, gjegjësisht nga Kisha Katolike, e cila më vonë iu ështëimponuar edhe vendeve të tjera jo katolike, si në atëortodokse, islame etj.
Nga pamundësia që feja të reduktohet (të kufizohet funsioni i fesë) për aq sa do të kishte nevojë njeriu laik, lind nevoja për ta pozicionuar atë në një vend të caktuar nëshoqëri, gjegjësisht në sistem. Kështu lind nevoja për institucionet fetare, të cilat do të kenë shkollat e tyre, edukimin e tyre, organizimin e tyre etj. Gjithashtu lindnevoja të definohet edhe roli i saj në shoqëri. Një prej definimeve në lidhje me rolin e saj në shoqëri është edhe ajo me sa vijon:
-Formimin, mbrojtjen dhe bartjen e një strukture simbolike, brenda një intervali të gjatë kohor, si dhe themelimin dhe institucionalizimin e rolit të specializuar që ka të bëjë me të;
-Dhënie kuptim, ofrim të linkut dhe të ngushëllimit tëekzistencës së brishtë të njeriut, duke u nisur nga struktura simbolike dhe kuptimi i saj;
-Legjitimimin e ideologjive politike, autoriteteve individuale dhe grupore;
-Orientimin e qëndrimeve të njeriut përmes njëgrumbulli rregullash dhe inkurajimin e mënyrës sëveprimit të dobishëm për shoqërinë si kapërcimin e individualizmit ‘të ftohjes sociale’, ndihmën të varfërve, solidaritetin, ndrydhjen e egoizmit dhe pasojat e saj destruktive sociale, si duke humanizuar marrëdhëniet shoqërore dhe duke kontribuar në zgjidhjen e problemeve morale (H. Albert);
-Etablimin dhe ruajtjen e kohezionit të grupeve shoqërore. (Religija izmedu istine i drustvene uloge, f. 131-132).
Pra, homo modernusi dëshiron që ‘vlerat e vjetra, të moçme’ ti shohë në një frymë të re, në një shpirt të ri të cilat nuk do të kenë asnjë lidhje me Zotin ose me Shpalljen/Zbulesën, me metafizikën dhe me etikën, por as edhe me përparimin dhe zhvillimin e qytetërimit tradicional të tyre dhe të historisë kulturore të tyre.
Kështu që, krizat lindin si rezultat i përlyerjes shpirtërore, leqosjes së shpirtit, i mungesës së identitetit të fortë shpirtëror. Nëse njeriu shpirtërisht është i përlyer,s’ka kuptim që ai të flas për ndonjë krizë tjetër. Psh, tek ne para pak kohësh është protestuar për krizën ekologjike/e përlyerjes së ajrit, që është në regull të protestohet për një gjë të tillë. Por çfarë kuptimi ka protesta për krizën ekologjike, për rendin, për etikën, për drejtësinë etj., nëse njeriu që proteston, në shpirtin e tij ka krizë shpirtërore, ka brendësi të përlyer. Kjo vërtetë nuk ka kuptim. Njeriu së pari duhet ta pastroj veten e tij. Në të këndërtën ne nuk mund të mënjanojmë të keqen nga të tjerët, nëse ne jemi vet e keqja. Këtë pastrim shpirtëror e fillon edukimi nëmekteb.
Mektebi si institucion është më shumë se një shkollë ku mësohet dituria ose njohuri të ndryshme bazike. Në mekteb edhe pse mësohet dituria fetare, ku i riu ose e reja përgatitet për një profesion në të ardhmen, në të mësohet edhe ana etike dhe estetike e punës, sjelljes dhe e veprimit në relacionin me Allahun dhe me shoqërinë në përgjithësi.Aty mësohet feja islame, e cila i kushton vëmendje të madhe arsimit, dijes dhe atyre që studiojnë. Që nga fillimi, islami ka qenë në anën e dijes, duke i nxitur dhe duke i inkurajuar muslimanët që të mësojnë, e prej atyre që kanë mësuar kërkon që ta përhapin dijen dhe arsimin në mesin e muslimanëve të paditur. Ajetet e shumta kuranore dhe hadithet e Pejgamberit a.s. flasin për vlerën e dijes, dijetarëve dhe të arsimit në përgjithësi. Nëse nga mektebidalin nxënës etikisht dhe estetikisht joadekuat, atëherë mësuesit e saj duhet të mendojnë seriozisht për defektet që do të paraqiten.
Si rrjedhojë, edukimi islam, gjegjësisht mektebi, merret me tërë qenien e mashkullit dhe femrës dhe këmbëngul që të edukojë përmes procesit të kumtimit të dijes së kombinuar me integrimin e mendjes dhe shpirtit të nxënësit. Qëllimi i tij nuk është vetëm trajnimi i mendjes, por të tërë qenies së personit. Kjo nuk nënkupton vetëm udhëzim ose transformim të dijes (ta’lim), por gjithashtu trajnim të tërë personit të nxënësit (tarbiyah). Mësuesi (në mekteb) nuk është vetëm një muallim, një ‘transmetues i dijes’, por gjithashtu është edhe një murabbi, një ‘trajnues i shpirtit dhe i karakterit’. Sistemi edukativ islam asnjëherë nuk e divorcon trajnimin e mendjes nga trajnimi i shpirtit. Kështu që posedimi i dijes pa kualitetet shpirtërore dhe morale konsiderohet i rrezikshëm.
Kështu që, në vijim lirisht mund të theksojmë njëparktikë të të Dërguarit të Allahut që është një mësim i rëndësishëm për të gjithë ne. Pra, “O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Taha, 114), është një thirrje kuranore që Pejgamberi i islamit e ka shqiptuar shumë herë, dhe mendje të shumta të ummetit të tij si pasues të mirëfilltë shpirtërorë të tij do ta shqiptojnë dhe do ta zbatojnë me konsekuencë në mjediset ku jetojnë. Nëpërmjet fjalëve dhe praktikave të Pejgamberit të islamit, gjithmonë në mënyrën më të mirë paraqitet vetëdija individuale e shprehur në ajetin e parë kuranor, citim me të cilin filloi shpallja dhe periudha e artë e besimit të mirëfilltë qiellor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (gjithçka)” (Alek, 1). Atë që Pejgamberi e ka kërkuar për veten e tij nga Zoti, të njëjtën e ka kërkuar edhe për pasuesit e tij, duke bërë në këtë mënyrë kërkimin e urtësisë dhe të dijes një obligim të pashmangshëm, kur thotë: “Dituria është një gjë e humbur për çdo musliman dhe muslimane, dhe ata e kanë për obligim që ta marrin kudo që ta gjejnë.” (Hadith). Prandaj, jam i mendimit se, të gjithë mësuesit e mektebeve këtëlutje kuranore duhet t’ia bëjnë praktikë vetes së tyre, duke ndjekur në të njëjtën kohë, edhe praktikën e Pejgamberit tëAllahut Fuqiplotë.
Urtësia dhe dija, të cilat përbëjnë esencën e mësimit në mekteb, janë të mira universale. Ato janë të mira pa të cilat njeriu nuk mund të ngritet shpirtërisht, e as që mund të aspirojë drejt esencën natyrore të gjërave, veçanërisht jo në esencën natyrore të parimeve të fesë dhe të institucioneve shpirtërore të fesë, të cilat nuk janë vetëm ibadete, por majë shpirtërore që e nxit rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve tona shpirtërore dhe psiko-fizike të dijes.
Duke i pasur parasysh këto njohuri nga ajetet kuranore dhe tradita e Pejgamberit gjatë gjithë historisë islame, si një nga momentet më të rëndësishme për muslimanët ishte themelimi dhe hapja e institucioneve arsimore ku do të mund të arsimohej popullata edhe në aspekt fetar, edhe në aspekt të përgjithshëm shkencor. Ndërtesat e para që u përdorën për mësim dhe arsimim ishin shtëpitë e banimit dhe xhamitë. Më vonë, përveç xhamive, u ndërtuan ndërtesa më të vogla për arsimin fillor, të quajtur kutab ose mekteb, kurse në xhamitë mbahej arsimi i mesëm dhe i lartë.
Sot jetojmë në një kohë ku ballafaqohemi me sfida të ndryshme të kohës, si ajo etike, aksiologjike e psikologjike. Sidomos gjeneratat e reja apo moshatarët e këtyre fëmijëve që na kënaqin me leximin e Kuranit, recitimin e vjershave dhe këndimin e ilahive të ndryshme, ballafaqohen me sfida të ndryshme në këtë kohë të globalizmit, si përmes internetit që e kanë me veterregullisht. Këtë më së miri e shpjegon thënia se, ‘Njeriu është fëmija i mjedisit ku gjendet’. Këto sfida mund të tejkalohen vetëm se me një identitet të fortë. Prindi nuk ka mundësi që rregullisht ta ndjek fëmijën e tij. Pasi fëmija shkon në shkollë, del në rrugë, shëtit me shokët etj. Vetëm mbushja metafizike/fetare e tij mund ta kontrollojë atë. Nëse ai e ka të fortë identitetin e tij fetar, pra nëse e ka imanin e tij të fortë, ai mund t’i përballojë sfidat, t’i thotë stop të keqes në formën që ai e preferon. Nëse prindi fëmijës së tij ia blen librat për shkollë, e vesh, e mbath si dhe i jep edhe para për ushqim, kjo është gjysma e punës. Gjysma tjetër ka të bëjë me lutje Allahut që ta ruaj atë.
Mektebet tona tregojnë se këta njerëz po përgatiten të jenë më të pastër metafizikisht, mu ashtu sikur që janë përgatitur besimtarët në kohën para dhe pas Pejgamberit a.s., me traditën primordiale metafizike, më vonë sahabet, kurse në vendet tona si Vehbi Dibra-kryetari i parë i Komunitetit Musliman Shqiptar pas pavarësisë sëShqipërisë, Ataullah efendiu nga Shkupi, Hafiz Ali Korça nga Korça, Abdulxhemil efendiu nga Tetova etj. Thënia e njohur në historinë e mendimit islam e qartëson shumë mirë këtë: “Asgjë nuk mund të ngritet lartë, nëse e njëjta nuk ka zbritur më herët nga lartë”. Që ne të ngritemi lartë duhet të lidhemi me atë që më herët ka zbritur nga lartë. Gjegjësisht ne pa Kur’anin e Allahut nuk mund të lartësohemi, pasi vetëm ai ka ardhur nga lartë.
Ajeti i Kur’anit Famëlartë tregon se Allahu Fuqiplotëneve na mëson se: “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë Atë” (Hixhr, 9). Ky ajet na tregon qartë se ne nuk jemi të obliguar ta ruajmë fenë, por jemi të obliguar ta posedojmë fenë, pasi ajo neve na duhet, kurse ruajtja e fesë është çështje që i takon vetëm Allahut. Por ne duke e poseduar fenë, edhe e bartim atë gjenerat pas gjenerate. Fëmijët e mektebit bashkë me prindërit e tyre, edhe përmes hatmeve e bëjnë këtë. Kjo ju mbetet që ta bëjnë edhe ata prindër që ende nuk kanë menduar seriozisht ose janë treguar neglizhent në këtë drejtim, gjegjësisht nëdërgimin e fëmijëve të tyre në mekteb.
Allahu Fuqiplotë në një ajet tjetër thotë: “Allahu nuk ia ndërron gjendjen një shoqërie, derisa ata njerëz ta ndërrojnë veten e tyre.” (Rad, 11). Kjo tregon se ndryshimi i shoqërisë është detyrë e Allahut. Kurse ne kemi për obligim që ta ndërrojmë veten tonë. Ne nëse nuk e ndryshojmë veten tonë, shoqëria nuk mund të ndryshojë asnjëherë. Kjo nuk bëhet me llafe, por me veprime konkrete, mu kështu sikur këta fëmijët e mektebeve tona që bëjnë hatme.
Edukimi i fëmijëve në frymën islame, neve na lanë nga dy borxhe shumë të rëndësishme. E para është borxhi ndaj familjes dhe shoqërisë në këtë botë. Dhe e dyta është borxhi ndaj Allahut për të cilin do të përgjigjemi para Tij në Ahiret. Pra nëse fëmija jonë është i përgatitur, ai mund të jetë një ‘gurë’ që do të ketë mundësi të luaj rol në ndryshimin e vetes, familjes, rrethit të tij më të gjerë, si dhe shoqërisë në përgjithësi, kurse edhe në ahiret të jetë një i dashur i Allahut fuqiplotë.
Në këtë drejtim, mektebet tona bëjnë dy gjëra me rëndësi, që nuk mund t’i bëjnë mektebet jashtë kulturës dhe traditës islame të vendit tonë dhe që mundohet të funksionojnë jashtë Bashkësisë Fetare Islame:
1.Mektebi vendas nxënësit e ardhshëm i përgatit duke e njohur dheun e tyre, gjegjësisht duke e njohur vendin e vet, kulturën, gjuhën, fenë, traditën, mentalitetin, shoqërinë, qytetërimin e vet. Me këtë ai do të jetë më i efektshëm dhe më sukseshëm.
2.E mbron atë nga ndikimet e jashtme frakcionare, sektare etj.
Prandaj, shpesh herë, në fjalorin tonë të përditshëm dëgjojmë fjalën se, kohët kanë ndryshuar, nuk është më ajo kohë që ka qenë. Por, në ç’mënyrë duhet kuptuar kyproblem? A është Fjala e Zotit e mjaftueshme për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve? Ç’po ndodh me vlerat? A janë ato të ndryshueshme apo të përhershme? A janë ndryshimet problem? Në ç’mënyrë Fjala e Zotit u përgjigjet atyre sfidave?
Vështirësitë që na paraqiten sot si shoqëri, respektivisht si Ummet, na thërrasin që të mendojmë se në ç’mënyrë mund ta kuptojmë domethënien e vlerës në formën e përhershme, që ajo ta marrë ngjyrën e natyrshme të saj. Njeriu nuk e përjeton vetëm krizën e shpirtërores,por e përjeton edhe krizën e vlerave dhe të mirës. Vlerat themelore në bazën e tyre përjetojnë kolaps ose ndryshim.Kur’ani është libër i cili, që në faqet e para ia kumton lexuesit kërkesën që të mos dyshohet në diskursin e tij dhe me këtë e paralajmëron qartësinë e vet përkitazi me përcjelljen e idesë të cilën ai vjen ta proklamojë. NëKur’anin famëlartë thuhet: “Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh”. (Isra, 9)
Si qenie e arsyeshme, njeriu ka aftësi t’i zbulojë qëllimet e zhvillimeve të ndryshme ideologjike, ta njohë strukturën e tyre të brendshme, t’i kuptojë ato, t’i krahasojë dhe t’i vlerësojë. Ura konceptore midis të kuptuarit të tij, krahasimit, dëshirave, nevojave dhe veprimtarive të tij është sjellje vlerësuese, që duhet të mbajë njëfarë rendi. Globalizimi, nga njëra anë, dhe vetëdija e arnuar, nga ana tjetër, e shënojnë pozitën tonë cilësisht të re. U shuan vatrat shtëpiake. Lëvizshmëria e përgjithshme i prishi shpejt marrëdhëniet njerëzore, duke filluar nga ato familjaret – ku gati nuk ka bashkësi në kuptimin klasik të fjalës, respektivisht, bashkësi të fortë dhe të qëndrueshme, e deri te raportet me të tjerët, madje edhe me natyrën. Të ç’orientuar dhe të pamotivuar, shumë të rinj janë të kapur brenda banalitetit, gjenden në jo-kulturën personale dhe shoqërore të pakonsideratës dhe grabitjes. Shumica i dorëzohen ekzistencës së fluturës dhe fluturojnë nga lulja në lule, duke kërcyer nga ishulli në ishull, eksperimentojnë me këtë apo atë. I nënshtrohen logjikës: nëse do të kesh vlerë, duhet të posedosh diçka,vetëm atëherë je dikush!
Shumica në këtë situatë janë të tërhequr mbi humnerën, të ç’orientuar, të pamotivuar, të lodhur e të rraskapitur. Në sfondin e analizës së rrjedhës kohore të edukimit, vërehet se në qendër të të menduarit për vlerat, janë vlerat e individit. Me këtë krijohet një filtër i ri në lidhje me zgjedhjen e vlerave, qëllimeve dhe mënyrave të veprimit. Pranohet ajo që i kontribuon zhvillimit personal, për të cilën përndryshe vështirë do të vendosnit. Vlerat janë në mënyrë manipuluese të varura nga zhvillimet e modës. Feja, në mënyrë besnike, pra praktikisht, i kumtonvlerat e Kur’anit dhe porositë e Pejgamberit a.s. Këtëndjenjë, me të cilën do të veprojë në të ardhmen e tij, fëmija mund ta mbjell në vete vetëm në mekteb.
Çfarëdo rindërtim i dobishëm dhe përparim, duhen filluar që nga brenda, nga vetëdija dhe ndërgjegjja. Sepse, në botën e përzierjes së relativizmit dhe bindjeve fanatike, moraliteti dhe angazhimi për vlerat e përhershme nuk duhet të bëhen të tepërta. Akoma në çdo gjë vendimtar është njeriu me konstantën e tij shpirtërore, në rend të parë me lirinë dhe përgjegjësinë e tij. Do të duhej që vëmendje të madhe t’i kushtohet mundit, punës dhe kujdesit për njeriun dhe shërimit të tij shpirtëror, gjegjësisht shpëtimittë tij. Ardhmëria e institucionit fetar, shikuar nga aspekti njerëzor, varet nga ajo se a do të jenë në këtë kohë mësimi i tij moral dhe vlerësimi mjaft bindës që njeriut të së sotmes, duke ia ofruar vlerat e veta, t’ia japë edhe shpresën dhe t’ia sigurojë shpëtimin.
Përderisa sipas Kur’anit nuk mësojmë t’i çmojmë, respektojmë dhe t’i vlerësojmë drejt jetën, veten, njeriun, vlerat dhe Zotin, do të ishte e kotë që t’i zgjidhnim të gjitha krizat tona në mënyrë sipërfaqësore. Krizës së qytetërimit duhet t’i përgjigjemi me angazhimin për njeriun, për qytetërimin e mirëkuptimit, që do të duhej të ishte i themeluar mbi vlerat e përgjithshme të paqes, solidaritetit, drejtësisë dhe lirisë, të cilat sendërtimin e plotë të tyre e gjejnë tek rikthimi në burimin hyjnor. Kykthim do të ishte shumë i vështirë nëse do të mungonte edukimi në mekteb.
Mu për këtë, dua të potencoj se, fëmija që mëson nëmektep, gjegjësisht mëson Kur’an dhe i mëson kushtet e fesë islame, përfiton: Ushqimin shpirtëror, që do ti ndihmojë në tërë jetën e tij, pa përjashtim; Karakterin efortë, me çka në të ardhmen profesioni i tij do të qëndrojëstabil dhe efektiv; Vetëdijësimin për gjenezën e tij, tëkaluarën e tij; Kulturën e respektit ndaj Allahut, prindërve, mësuesit, hoxhës, shkurt thënë ndaj asaj që quhet ‘tjetri’, e me të cilën ai do të identifikohet në dunja dhe në ahiret;Vetëdijen për përgjegjësi për fjalët, punët, kohën, mundësitë, aftësitë etj., që i posedon.
Ndërkaq edhe prindërit e tyre përfitojnë ardhmërinë e tyre, qoftë në dunja, qoftë në ahiret: një familje më të qetëdhe të orientuar drejt vlerave familjare e shoqërore; njëfëmijë më të edukuar; një përfaqësues më të denjë për ardhmërinë e tyre; në ahiret të jenë faqebardhë karshi Allahut fuqiplotë, për obligimin e tyre të kryer ndaj fëmijëve të tyre ashtu sikur i ka urdhëruar Allahu i Plotëfuqishëm.
Po, edhe BFI jonë, në veçanti, e shoqëria jonë nëpërgjithësi, përfiton shumë nga kjo. Gjegjësisht nëmektebe krijohet një personalitet që do të jetë ivetëdijshëm se Allahu xh. sh. e sheh edhe atë që njeriu e publikon, edhe atë që ai nuk e publikon. Një fëmijë i tillë, nesër çfarëdo zanati apo profesioni që të ketë, do të jetëmë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm, dhe kështu shoqëria do të shpëtojë nga korrupcioni, vjedhja, droga, shpifja, rrena, përgojimi, konkretisht nga kriza ekologjike, morale, etike, shoqërore, ekonomike, politike, ajo e fetarsisë boshe etj.
Kurse detyra e muallimit/mësuesit fetar në këtë rast është që fëmijëve t’iu mësojë: Dituritë e nevojshme nga Ilmihali, Lexim të Kur’anit Famëlartë, Nxënie përmendsh të disa pjesëve nga Kur’ani, Biografinë e Pejgamberit a.s.,Pjesë nga historia islame e deri më sot, Praktikimin e fesëislame tek ne, Kulturën tonë islame dhe respektin ndaj tjetrit, Personalitetet tona fetarë, Dashurinë ndaj Allahut dhe prindërve, Dashurinë ndaj fesë e atdheut, Një dije tëbrumosur me edukim, Më e rëndësishmja dhe më e vështira është që, atë që e mësojnë nxënësit, ta shohin te mësuesi i tyre: leximin e Kur’anit, edukatën, etikën, njerëzinë fetare etj.
Allahu Fuqiplotë qoftë i kënaqur me të gjithë ata që e mësojnë fenë për vete dhe ua mësojnë atë edhe të tjerëve.
Për fund, duke i dhënë disa rekomandime të mia, dua të theksoj se qëllimi i edukimit dhe i arsimimit të nxënësve në mekteb është të fitojnë njohuri, aftësi dhe zakone të reja në frymën e Islamit, zhvillimin e aftësive psikofizike dhe marrjen e arsimit të gjerë, ngritjen e nivelit në përgjithësi, kulturën shëndetësore dhe ekologjike, gjë që është parakusht për vazhdimin e arsimit në institucionet e arsimit të lartë, ose për vetëarsimim të mëtejshëm. Mu për këtë dua të theksoj se, për nxënësit në veçanti, e për mektebet në përgjithësi, është e domosdoshme që: ‘Gjuha’ institucionale e mësuesit/muallimit duhet të përcjellëmesazhe me aromë dhe shije në përputhshmëri më Fjalët e Allahut xh. sh. dhe me praktikën e Pejgamberit a.s.; ‘Gjuha’ profesionale e muallimit duhet të posedojëurtësinë, këshillën e mirë dhe metodologjinë më të mirë, për ta bindur, terhequr dhe udhëzuar nxënësin; ‘Gjuha’ trupore e muallimit duhët të flas më shumë se komunikimi verbal i tij; Nxënësi duhet të krijojë bindjen se, përfitimi i njohurive, shkathtësive dhe shprehive nga fusha islame dhe fusha të tjera të shkencës, janë mjeti që ai duhet tëarrijë qëllimin e planifikuar.
Ndërkaq mektebi si një institucion adukativo arsimor duhet të pres rezultatet me sa vijon: zhvillimin e aftësive mendore, psiqike dhe fizike të nxënësve; aftësimin për të vazhduar shkollimin e tyre në institucione të arsimit të mesëm dhe të lartë në vendin tonë dhe jashtë; aftësimin për përdorimin e burimeve të ndryshme të informacionit për kërkime të pavarura; ngjalljen e interesimit të nxënësve për njohuri të reja; zgjimin e vetëdijes krijuese, të menduarit kritik dhe ndjenjën për angazhimet në punë; edukimin në frymën dhe praktikën islame; krijimin e karaktereve të individëve të qëndrueshëm dhe krijues midis nxënësve që do të jenë në përputhje me parimet dhe praktikat e Islamit që mund të harmonizohen në vetvete (karakteristikat islame, etike, intelektuale, estetike dhe fizike); avancimin e humanizmit islam, i cili është parakusht për pajtimin funksional të interesave personale dhe sociale të bazuara në mësimet kuranore; ndërgjegjësimin për përkatësinë kulturore, si dhe hapjen ndaj kulturave të tjera; ndërgjegjësimin për përgjegjësinë për të afërmit, familjen, popullin, traditën shpirtërore, gjuhën dhe vendin, me mirëkuptim të plotë ndaj kombeve të tjera dhe identitetin e tyre kulturor dhe shpirtëror; kultivimin e kujtesës historike dhe njohurive historike të specifikave të përvojave të fituara në një mjedis multifetar, multietnik dhe multikulturor; zbulimin e shkathtësive fizike, stilin e shëndetshëm jetësor dhe mënyra e përgjithshme e jetës, respektim i ndërsjellë, mirëkuptim dhe ruajtje e vlerave shpirtërore dhe materiale të trashëgimisë kulturore; ngritjen e kulturës ekologjike dhe trajnimit për të luftuar degradimin e cilësisë së mjedisit, etj. (Shih, Qani N., Besimi thelbi suksesit, BFI-Myftinia e Tetovës, Tetovë, 2020).