You are here
Home > Lajme > Rijaseti i BFI-së në RM., Vizitoi Xhamitë e Tetovës

Rijaseti i BFI-së në RM., Vizitoi Xhamitë e Tetovës

Më 19.02.2016 (e premte), delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame në R.M., Irsal ef. Jakupi-sekretar gjeneral i BFI-së, Rexhep ef. Zyberi kryetar i ulemave të R.M., Jusuf ef. Zimeri drejtor i sektorit për çështje fetare në BFI, Mevludin Aliu, kryeimam në Muftininë e Shkupit, referentët e Muftinisë së Gostivarit dhe të Shkupit, Sekretar i SHMI-së Lutfi ef. Nexhipi, profesor dhe disa nxënës të Medresesë së “ Isa Beut” Shkup, vizituan Muftininë e Tetovës. Delegacioni u prit në Muftininë e Tetovës nga Muftiu Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtoret e tij, e më pas sipas plan programit i cili ishte i paraparë nga Rijaseti i BFi-së dhe Muftinisë së Tetovës i gjithë komisioni ishte i shpërndarë në xhamit e Muftinisë së Tetovës, ku prezentuan ligjëratat e tyre. Myftiu i Tetovës, në emër të Myftinisë dhe xhematit i falënderoi delegacionin e rijasetit për vizitën e tyre.

Artikuj të ngjajshëm

error: