Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në qytetin e Kumanovës gjegjësisht dëmet e mëdha që pësuan një numër i madhe i banorëve në Lagjen e Trimave në këtë qytet si pasojë e përleshjeve vandale të fundjavës, Myftinia e Tetovës nisur nga parimi “Ndihmohuni mes vete në bamirësi dhe devotshmëri…” ka paraparë që datën 15.05.2015 ditën e xhuma të shpallë si ditë solidarizimi me vëllezërit tanë në Kumanovë. Si rrjedhojë, në namazin e xhumasë në të gjitha xhamitë e Tetovës dhe rrethinës do të tubohet ndihma për familjet e dëmtuara në Kumanovë. Lusim Allahun xh.sh. që ti ndihmojë vëllezërit tonë, dhe ti shpërblej të gjithë bamirësit.
Vesselamu alejkum!
Myftinia e BFI-së Tetovë
M y f t i u
Dr. Qani ef. Nesimi