BFI-Myftinia e Tetovës njofton besimtarët se me rastin e Kurban Bajramit, edhe këtë vit vazhdon traditën e organizimit për tubimin e kurbaneve të gjallë, respektivisht bëhet tubimi i mjeteve në nivel të çmimit të kurbanit, ku pastaj blihen dhe theren kurbanet. Ndërkaq mishi i kurbaneve do të përdoret për nevojat ushqimore në Konviktin e Medresesë ”Isa Beu” në Shkup. Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi për një kurban është 120- euro (ose në kundërvlerë të 120- euro, ndërkaq pagesa mund të bëhet deri në ditën e Arifes, respektivisht deri më 23 shtator 2015.
Lusim Allahun xh.sh që ibadetin e kurbanit t’ua pranojë dhe t’u shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.
Vesselamu alejkum.