Me rastin e përfundimit të objektit të renovuar të Myftinisë së Tetovës, më datë 03.03.2016 (e ejnte), Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, priti në vizitë Myftiun e Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me bashkëpunuesit dhe disa nga shoqëruesit e tij. Gjatë vizitës u bisedua për tema me rëndësi të përgjithshme shoqërore. Po ashtu Myftiu i Tetovës, në emër të Myftinise falënderoi Myftiun e Gostivarit për vizitën e bërë dhe për dhuratat e sjellura, si dhe i dëshiroi fat dhe suksese në punët e tij.