Me rastin e përfundimit të objektit të renovuar të Myftinisë së Tetovës, më datë 10.05.2016 (e martë), Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, priti në vizitë Koordinatorine Myftinisë së Manastirit Pëllumb ef. Veliun me bashkëpunuesit dhe disa nga shoqëruesit e tij. Gjatë vizitës u bisedua për tema me rëndësi të përgjithshme shoqërore. Po ashtu Myftiu i Tetovës, në emër të Myftinise falënderoi Koordinatorin e Myftinisë së Manastirit për vizitën e bërë dhe për dhuratat e sjellura, si dhe i dëshiroi fat dhe suksese në punët e tij.