Myftiu i Tetovës priti në takim Kryetaren znj. Teuta Arifi për urim të objektit të Muftinisë së Tetovës.
Më 11.05.2016 ( e mërkurë) Muftiu i Tetovës priti në takim Kryetaren e Komunës për urim të objektit të Muftinisë së Tetovës. Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme në interes të qytetarëve, si dhe për aktivitetet kulturore të përbashkëta që duhet organizuar me rastin e festave fetare Islame. Po ashtu Myftiu i Tetovës, në emër të Myftinisë falënderoi Kryetaren e Komunës për vizitën e bërë, si dhe i dëshiroi fat dhe suksese në punët e saj.