Më 02.03.2016 (e mërkurë), Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi vizitoi Rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof. dr. Vullnet Ameti.
Në takimin e zhvilluar Muftiu fillimisht falënderoi Rektorin për bashkëpunimin e realizuar gjatë vitit 2015, si dhe për gadishmërinë për bashkëpunim për vitin 2016.
Njëkohësisht në shenjë respekti ai rektorit i dhuroi revistën fetare, kombëtare, kulturore, filozofike dhe sociologjike të viteve 20-ta dhe 30-ta të shekullit XX ,“Zani i Naltë”, e botuar nga ana e Komunitetit Shqiptar i Shqipërisë, Bashkësisë Fetare Islame të RM dhe Bashkësisë Islame të Kosovës në vitin 2015.
Po ashtu Muftiu pranoi disa libra të rëndësishme nga Rektori i USHT-së, në mes të cilave ishte edhe libri “Terorri i Sërbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”.
Edhe Rektori e falënderoi Muftiun për vizitën dhe për gadishmërinë e shprehur për të bashkëpunuar në manifestime me karakter kulturor, kombëtar dhe fetar.