Të respektuar vëllezër dhe motra shqiptarë!
28 Nëntori është data historike e jetësimit të idealit Kombëtar Shqiptar. Me krijimin e Shtetit Shqiptar të pavarur dhe indipendent nga burrat me peshë dhe vendimarrës në krye me të urtin Ismail Qemalin, ne ndjehemi të lirë dhe të pavarur. E lusim All-llahun Fuqiplotë që Shqipërinë ta ruaj, ta mbrojë, ta ndihmojë, ta bëjë të përjetshme, si dhe të gjithë shqiptarëve t’iu mundësojë të jenë të vetëdijshëm ndaj vlerave kombëtare, fetare dhe gjuhësore. Gëzuar festën e madhe Kombëtare, 28 Nëntorin!
Myftinia e BFI-së Tetovë.