Më datë 20.04.2018 (e premte), me rastin e shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., Medreseja Isa Beu – paralelja e vajzave ne Tetovë, përgaditi ekspozitën tradicionale kushtuar Muhamedit a.s , ku u shpalosën punimet e dorës të punuara nga nxënëset e medresesë. Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin: Kryetari i BFI- së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Drejtori i pëgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Koordinatori i Medresesë Isa Beu-paralelja e vajzave në Tetovë prof. Beqir ef. Memeti, Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani, Koordinatori i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Dibrës Ramazan ef. Hasa, Koordinatori i Manastirit Amit ef. Rasimi, Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, Koordinatori i Prilepit Shefket ef. Imeri, Kryetari i Kuvendit të BFI-së Fadil ef. Ramadani, Kryetar i DAIGS-it Mehas ef. Alija, përfaqësuesi nga Komuna e Tetovës z. Ahmet Qazimi, Kryetari i Maarif Vakfit, Drejtori i Medresesë Sheh Shamia-Shkodër, Drejtorët e shkollava të mesme të Tetovës, Koordinatorët e paraleleve te shtrira te Medresesë Isa Beu, anëtarë të Rijasetit te BFI, stafi dhe anëtarët e Myftinisë së Tetovës, stafi edukativo arsimor i Medresesë Isa Beu dhe të paraleleve te shtrira te saja, prindër, nxënës dhe nxënëse, si edhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukativo arsimore. Në fillim këtë manifestim e hapi koordinatori i paraleles së shtrirë të vajzave, i cili në fillim të gjithë të pranishmeve iu dëshiroi mirëseardhje në këtë Ekspozite si dhe theksoi se paralelja e vajzave këtu në Tetovë që nga hapja e saj me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s deri më tani përgatitë ekspozita të punës së dorës nga nxënëset e kësaj paralele . Pastaj të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu duke potencuar se, puna, përkatësisht aktiviteti juaj sot është shkas për të na tubuar në këtë ambient të këndshëm me miq e dashamirë, për të vlerësuar punën tuaj , kreativitetin tuaj në kultivimin e punës së dorës, Kjo ekspozitë e juaj na dëshmon se përveç punës dhe suksesit tuaj në mësime ju i shfrytëzoni mire aktivitetet e lira për të na sjell këtu para nesh dhe para të gjithë dashamirëve të artit dhe njëkohësisht për të na freskuar memorien tonë për këtë punë të çmueshme artistike etj. Më pastaj me rastin e kësaj ekspozite fjalën përshëndetëse e mori Myftiu i Tetovës për t’iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, ndërsa të gjithë nxënëseve , stafit akademik mësimor iu dëshiroi suksese të mëtutjeshme dhe se drita e besimit, dijes, moraleve të mira ti përcjellin ata, familjet e tyre si dhe të gjithë muslimanët në vendin tonë. Ndërkaq fjalën e rastit të këtij manifestimi e mbajti Kryetari i BFi-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepi, i cili nxënëseve dhe në përgjithësi Medresesë Isa Beu dhe stafit akademik të saj iu uroi suksese duke thënë se dituria, edukata dhe puna janë vlera shumë të çmuara që një popull e bëjnë të jetë e zhvilluar dhe të ketë përparime në çdo sferë te jetës. Në ora 19:00 paralelja e Medresesë Isa Beu – Tetovë, filloi me programin tradicional që kishin organizuar kushtuar ditëlindjes së Muhamedit A.s, duke lexuar pjesë nga Kur’ani Famëlartë, poezi dhe ilahi nga Kori i vajzave të Medresesë paralelja në Tetovë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”55″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]