You are here
Home > Lajme > Mbledhja e rregullt e Muftinisë

Mbledhja e rregullt e Muftinisë

Më 29.02.2016 (e Hënë) Muftinia e Tetovës zhvilloi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj, në të cilën të pranishëm ishin Kryetari i BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi me kabinetin e tij, Muftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi dhe të gjithë anëtarët e Muftinisë së Tetovës. Në këtë mbledhje rend dite ishin raporti nga sektori fetaro arsimor për vitin 2016, të cilin e prezantoi kryeimami Mr. Hfz Ejup ef. Selmani, Beqir ef. Memeti dhe Idris ef. Idrizi, raporti për vakufin dhe për qiratë nga sektori i vakfit për vitin 2015, të cilin e prezantoi Taxhudin ef. Hamiti, pranë Muftinisë, si dhe u diskutuan edhe shumë çështje me rëndësi në lidhje me aktivitetin dhe organizimin e Muftinisë së Tetovës për vitin 2016.

Muftiu i Tetovës vitin 2015 e cilësoi vit të mbarë dhe të suksesshëm për Muftininë e Tetovës, si dhe u zotua se edhe në vitin 2016, duke përdorur të gjithë potencialin, do të jenë edhe më të suksesshëm. Ai të gjithë aktivitetin e Muftinisë e mbështet në aktivitetin dhe harmoninë që ekziston brenda punëtorëve në këtë institucion, nëpunësve fetarë nëpër xhami të ndryshme, mutevellitëve dhe anëtarëve të tjerë të këshillave të xhamive.

Ndërkaq Reis ul-Ulemaja punën e Muftinisë e cilësoi si shumë të suksesshme, duke shtuar se nëse kjo Muftini vazhdon kështu, nuk ka dyshim se ajo do të arrijë edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen.

Në fund Muftiu, Kryetarit të BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepit, i uroi marrjen e çmimit Best Leading Persons 2015, dhënë nga Europian Institute of Management, Law and Diplomacy.

Artikuj të ngjajshëm

error: