You are here
Home > Lajme > Manifestimi i duasë së hatmes në xh. Tabhane

Manifestimi i duasë së hatmes në xh. Tabhane

Me datë 01.11.2015, dita e dielë, në Xhaminë “Tabhane” në Tetovë u zhvillua manifestim i duasë së hatmes nga nxënësit/et që kanë vijuar mësimbesimin dhe leximin e Kur’anit Famëlartë në mektebin e kësaj xhamije, numri i të cilëve ishte 42.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm anëtarë të Myftinisë së Tetovës në krye me kryeimamin Mr. Ejup ef. Selmanin, hoxhallarë, prindër dhe një numër i madh i xhematit.
Pas shfaqjes së programit mjaft të pasur nga ana e vijuesve të mësimbesimit në këtë xhami, referenti për arsim i Myftinisë së Tetovës Idris ef. Idrisi i përshendeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit për suksesin e arritur. Në emër të Myftinisë së Tetovës fjalën e rastit e mbajti Kryeimami, i cili fillimisht falenderoi All-llahun xh.sh që na mundësoi t’i përjetojmë këto momente të ngrohta shpirtërore, që na ofruan këta nxënës me programin që kishin përgatitur. Ai poashtu foli edhe për rolin dhe rëndësinë e mësimbesimit Islam, duke thënë se mësimbesimi është mision më i rëndësishëm për një mualim, prandaj konsideroj, vazhdoi kryeimami, se suksesi i një mualimi duhet të vlerësohet nëpërmjet angazhimit në mbajtjen e mësimbesimit dhe se nuk ka nder më të madh se të jesh shërbetor i fjalës së Zotit. Ai i përgëzoi imamët, mualimët për kontributin që kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi që fjala e All-llahut të jetë më e larta, dhe që ky Kur’an të jetë udhërëfyes në jetën tonë.
Ndërkohë juve prindër të nderuar, All-llahu xh.sh ju ka lartësuar nga të tjerët. Ju keni nga një dhuratë nga i madhi Zot që nesër do të mburreni me fëmijët tuaj në ditën e gjykimit.
Ndërsa në fund duan e bëri Dr. Selver ef. Xhemaili dhe më pastaj nxënësve u shpërndanë diploma në emër te Myftinisë së Tetovës.
Poashtu ai nxënësve që përfunduan hatmen ju uroi vazhdim në interesim e hulumtim të Kur’anit e të Islamit në përgjithësi dhe sukses në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.

10 11

Artikuj të ngjajshëm

error: