You are here
Home > Aktivitete > Manifestim fetar me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s

Manifestim fetar me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s

Myftinia e BFI – Tetovë, me rastin e 12 Rebiul Evvelit – Ditëlindjes së Muhammedit a.s., më datë 23.12.2015 – e mërkurë, organizoi manifestimin tradicional fetar në bashkëpunim me Medresenë “Isa Beu” në Xhaminë e Rinisë Tetovë.
Në këtë manifestim morrën pjesë: Myftiu i Myftinisë së BFI-Tetovë, Qani ef. Nesimi, Myftiu i Myftinisë së BFI-Kërcovë, Murat ef. Huseini, Myftiu Myftinisë së BFI-Strugë, Salim ef. Sulejmani, ish Myftinjtë e Tetovës, profesorët e Medresesë, hoxhallarët e Tetovës e rrethinës, si dhe dhe një numër shumë i madh i xhematit.
Para xhematit u prezantua një programë fetar-kulturor nga Kori i Medresesë.
Ndërkaq Myftiu i Myftinisë së BFI Tetovë për hirë të kësaj nate mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e përkujtimit të datës së lindjes së Muhammedit a.s. dhe rëndësinë që ka figura e Pejgamberit a.s. për shekuj me rradhë deri në kohën tonë e në vazhdim, kurse duan e këtij manifestimi e bëri ish Myftiu i Myftinisë së Tetovës Mr. Nexhadi ef. Limani,
Ndërsa në namazin e jacisë priu Kryeimami i Myftinisë hfz.Ejup ef. Selmani.

Artikuj të ngjajshëm

error: