Myftinia e BFI – Tetovë, me rastin e 12 Rebiul Evvelit – Ditëlindjes së Muhammedit a.s., më datë 13.12.2016 (e martë), organizoi manifestimin tradicional fetar në bashkëpunim me Medresenë “Isa Beu” në Xhaminë e “Gam Gam” Tetovë.
Në këtë manifestim morrën pjesë: Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Muftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi, profesorët e Medresesë, hoxhallarët e Tetovës e rrethinës, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.
Para xhematit u prezantua një program fetar-kulturor nga disa nxënësë te Medresesë “Isa-Beu” dhe të Fakultetit të Shkencave Islame.
Programi filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë nga hfz. Abdurahim ef. Murati, dhe vazhdoi me mevlud, ilahi dhe kaside.
Myftiu i Myftinisë së BFI-Tetovës për hirë të kësaj nate mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e përkujtimit të datës së lindjes së Muhammedit a.s. dhe rëndësinë që ka figura e Pejgamberit a.s. nëpër shekuj e deri në kohën tonë dhe në vazhdim. Kurse duan e këtij manifestimi e bëri Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi.
Këshilli i Xhamisë “Gam Gam” për mysafirët kishte përgatitur një koktej.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”40″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”120″ thumbnail_height=”90″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”50″ number_of_columns=”5″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” template=”/home2/agroupcc/public_html/myftiniatetove/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]