“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Hashr, 18-19
Njeriu është qenia më e dalluar që ka krijuar Zoti i madhërishëm edhe në aspketin e krijimit, i krijuar në formën më të bukur “ahseni takvim” por edhe nga këndvështrimi i shfrytëzimit të begative dhe të mirave të panumërta. Andaj nëse do të analizojmë pyetjen: Cila është mirësia më e madhe me të cilën na ka nderuar Zoti madhëriplotë, pas fesë? Përgjigja do ishte: Gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu në disponim është koha. Sepse gjëja në të cilën Zoti betohet më shumë në Kuranin Fisnik është koha? Nëse Zoti betohet në diçka, e bën sepse ajo është shumë e shtrenjtë dhe e vyer. Është e çuditshme se të gjithë adhurimet dhe ritet islame, janë të lidhura ngushtë me kohën. Nuk është e rastësishme që namazi është i lidhur me kohë të caktuara, ashtu siç eshte edhe agjërimi i Ramazanit në kohë të caktuar. Po ashtu është edhe një realitet se të gjithë ritet e Haxhit, janë të lidhur ngushtë me një kohë të caktuar. Me këtë, sikur Zoti na tërheq vëmendjen mbi rëndësinë dhe vlerën e kohës. Si duket nuk mund të jesh fetar i përkryer, nëse nuk e di vlerën e kohës. Edhe kur të paraqitemi para Zotit xh.sh.Ditën e gjykimit, argumentet që do të sillen kanë të bëjnë me kohën. Nëse dikush do mundohet të arsyetohet që unë nuk e kam ditur se ka një Zot, dhe nuk kam dëgjuar për fenë Tënde. Përgjigja do të jetë: “Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe”..(Fatir, 37)
Nata dhe dita afrojnë çdo gjë që është e largët duke kaluar me të shpejtë dhe që kurë më nuk rikthehen. Kalimi i ditëve dhe i netëve e shtyn të mençurin të ulet me vetveten dhe t’i kërkojë llogari asaj për atë që ka bërë, kështu që i merr në konsideratë gjynahet, pendohet tek Zoti i tij dhe i rishikon punët e tij, nëse janë të mira i shton e nëse janë të urryera i jep fund dhe i asgjëson. Besimtari do të vazhdojë të jetë në mirësi përderisa ka ndjenjë të brendshme që e kritikon. Hasan el Basriu ka thënë: “Njeriu me llogari më të lehtë ditën e gjykimit është ai i cili e ka marrë veten në llogari në këtë botë, duke u përqëndruar tek punët e veta, dhe ate që është në përputhshmëri me mësimin e Allahut e vepron, ndërsa ate që është në kundërshti me parimet fetare dhe morale e braktis. Llogaritje të vështirë do të kenë ata të cilët nuk i dhanë rëndësi kësaj gjëje dhe i vepronin punët shkeleshko. Realiteti i kësaj jete nuk është gjë tjetër veçse vite që kalojnë, e vitet përbëhen nga ditët, ndërsa ditët ndërtohen nga frymëmarrjet, e një ditë vinë një moment, ashtu si harxhohen ditët e motmotit harxhohen edhe frymarrjet. Andaj llogarite veten tashmë sa ke mundësi ta korrigjosh se përndryshe do të jetë vonë pendesa në frymën e fundit. Sepse i zgjuar është ai i cili e llogarit veten sot, para se neser ta llogarisë Allahu fuqiplotë.
Duke përfunduar motmoti llogarite vetveten, këtë vitë që përcollëm çka ke bërë për dinin/fenë tënde, sa punove për t’iu afruar Allahut xh.sh. ndalu llogarit veten krejt këto stoli të shtëpive me bredha e drita, krejt këto pregaditje për festimin e kujt i bën, ku e kan vendin ato ceremoni në traditën dhe kulturën e fesë sonë, shiqoje veten në pasqyrë me krejt këto ceremoni kujt i përngjanë. Rikujtoje hadithin e pejgamberit që thotë: “Kush i përngjan një populli në kulturë e tradita ai është prej tyre”. Vëlla i dashur: Te largohemi nga gjynahet, sepse braktisja e tyre është më e lehtë se kërkimi i faljes dhe pendimit dhe jeta e kësaj bote është një mejdan i hapur për shtimin e punëve të mira. Allahu i madhëruar në Kuranin Fisnik na këshillon duke thënë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! (S.Hashër, 18-19)
Në zemrën e secilit prej nesh, gjendet një dylbi, të cilën ne e quajmë “sy të brendshëm”. Nëse Zoti ta do të mirën, të udhëzon që këtë dylbi ta drejtosh nga vetja jote për t’i pare apo eksploruar të metat e tua, që pastaj t’i korrigjosh dhe përmirësosh ato. E në të kundërt, nëse këtë dylbi e drejtosh nga të tjerët për të eksploruar të metat e tyre, duke injoruar të metat e tua, asnjëher nuk mudë të përmirësohesh. Mos vallë mbaruam punë me të metat tona, që tu vërsulemi dhe tu përvishemi të metave të miletit? Mos vallë paskemi kaq kohë të lirë, saqë të angazhohemi me shkarjet dhe gabimet e njerëzve? Ta drejtosh dritën e Zotit tek zemra jote, për të kuptuar mangësitë dhe të metat e saj, është një begati e madhe nga Zoti i lartësuar. Kjo do të thotë që ti po i analizon të metat e tua dhe do u kushtosh kohën dhe mundin e duhur për ti korrigjuar. Është goxha problem i madh, fakti që dylbinë e drejton për të zbuluar jetën private të njerëzve, për të hulumtuar çdo shkarje dhe gjynah të tyre. Kushdo që e bën këtë, është njeri sherrxhi, njeri që nuk sheh veçse të ligën e tjetrit. Sa mirë do të ishte sikur këtë dylbi t’ia drejtojmë vetes dhe zemrës tonë, duke ia lënë Zotit njerëzit, duke ia lënë krijesat Krijuesit ti marrë në llogari.
Prej nesh nuk kërkohet të dimë çfarë fshehin zemrat e njerëzve, çfarë gabimesh kanë bërë. Nuk jemi ne ata që do u kërkojmë llogari. Thotë Muhamed a.s.:”Unë nuk jam urdhëruar të hapë zemrat e njerëzve, as t’ua hapë barkun.” Kjo thënie e Muhammedit a.s. është kushtetuta morale në ndërveprimin me njerëzit. Nëse myslimanët do e vinin në praktikë, nuk do të kishim asnjë individë që merret me të metat e njerëzve. I mjeri ai njeri që është i ngarkuar me gjynahe e të meta, e megjithatë, kjo nuk i bën përshtypje fare, por merret me gjynahet dhe të metat e të tjerëve. Një person, vajti tek një burrë i mençur dhe i tha:”Pasha Zotin e kam parë filanin duke bërë filan gjynah…” Burri i mençur e ndërpreu dhe i tha:”Mjaft, se akoma nuk jam penduar për gjynahet e mia, jo më të mbaj dhe gjynahet e filanit.”
Një besimtarë i vetëdijshëm dhe që ka ndenjën e përgjegjësisë të zhvilluar, në vendë të festimeve në mënyrë të çoroditur, ma mirë është që të bëjë analizat e vitit që përcolli çka ka arritë mbrenda këtij viti, sa ka përparuar në fushën e arsimit, ekonomisë, sa e ka ndërtuar fetarinë e vet, sa ka kontribuar për kombin dhe shoqërinë e vet, sa për familjen e fëmijtë e vet; sa ka dhënë mundë për përmirësimin e gjendjes amorale që dita ditës po e kaplon rrethin tonë, ku ëahtë kontributi i tij në parandalimin e dëmeve ekologjike ….etj. Pasi që t’i bëjë këto analiza nëse rezultati i del pozitiv, pra nëse del që ky në vitin që e përcollëm ishte element pozitiv i shoqërtisë dhe pasi që ti bëjë projektet e planet për vitin e ardhshëm mundë të festoj, por jo duke u tjetërsuar nga natyre njerëzore, jo duke kaluar në kafshëri e duke thyer të gjitha rregullat njerëzore, etike dhe fetare.
Çdo gjë që ke humbur ke shpresë se mundëta kthesh, përpos kohës. Nëse humbet koha nuk ka shpresë për kthimin e saj, prandaj në fundë të vitit duhet të gjejsh shkaqet që ta kan humbur kohën në vitin që shkoi dhe ti eliminosh që të njejtat mos të të përsëriten në vitin që vjen. Dhe në fundë Lusim Allahun xh.sh. që vitin që vjen besimtarët të jenë më syçelë, më të përgaditur për tejkalimin e sfidave që i sjellë koha.
Revista “Hëne e Re” nr. 326 Dhjetor 2018