You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Myftiu në Xhaminë “Kadi Çeshma” 13.03.2015

Hytbe nga Myftiu në Xhaminë “Kadi Çeshma” 13.03.2015

Falenderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..

I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin e Famëmadh ka urdhëruar:

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُتَشَابِهًا مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ

Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here që prej tij rrënqethen lëkurat e atyreqë i kanë dronë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtimin ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky është udhëzim i Allahut, me ë udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”. (Zumer, 39:23).

Koha jonë është përplot me ide të cilat kërkojnë që të kthehemi në ndonjë anë dhe të ndjejmë kënaqësitë e fizikës apo metafizikës njerëzore. S’ka dyshim se në mesin e këtyre zërave të ngritura ka edhe të tillë që kanë për qëllim interesat e individëve apo grupeve të ndryshme shoqërore të këtij apo atij nënqielli. Mirëpo është realitet se njerëzit kërkojnë të kthehen dikah . Ne, këtë kërkesë njerëzore do ta pranojmë si dëshirë  të sinqertë të njeriut i cili është brenda mendimeve dhe ideve të koklavitura dhe në kërkim të realitetit njerëzor. Pragmatizmi dhe rruga e ndritjes kërkon prej nesh që dëshirat të mos ngelin vetëm në fjalë dhe parulla dhe të mos avullohen me ndryshimin e stinëve. Sado që dëshirat dhe idetë të jenë të sinqerta ata  vlerën reale e fitojnë vetëm kur brendia e tyre mbushet në mënyrë të vërtetë dhe gjejnë vendin e tyre në praktikën e shoqërisë më të gjerë njerëzore. Në mesin e ideve që të kthehemi dikund ekziston edhe mendimi i kthimit kah Kur’ani, ide e cila ka mundësi të provohet me periudha të ndryshme të historisë së njeriut. Por mënyra e sendërtimit të kësaj ideje në vende dhe kohëra të ndryshme është paraqitur në forma jo identike me njëra tjetrën. Pikërisht për këtë unë do të orvatem që në frymën e Kur’anit dhe haditheve të them diçka në lidhje me mënyrën e kthimit kah Kur’ani.

S’do mend se është vështirë që si rob të Allahut të përkufizojmë fjalën e Krijuesit të Gjithdijshëm dhe të Urtë. Mirëpo nëse Fjala e Allahut i është dërguar krijesave, atëherë ata duhet të përpiqen që në suazat e veta ta përkufizojnë dhe në bazë të asaj ta kuptojnë . Rruga më e mirë në përkufizimin dhe kuptimin e Fjalës Hyjnore, mendoj se është në atë që ai vetë thotë për veten. Në ajetet, hadithet dhe emërtimet që i bëhen në tekstet hyjnore Kur’anit janë të përfaqësuara një numër i madh i karakteristikave reale të Fjalës Hyjnore të cilat njëkohësisht mundësojnë edhe qasjen më të mirë njerëzore në kontaktin me Kur’anin.

Kur’ani për Kur’anin në disa ajete thotë:                                                                                                                                                             عَلَّمَ الْقُرْآنَ خَلَقَ الْإِنْسَان عَلَّمَهُ الْبَيَانَ َ  الرَّحْمَٰن

Rahmani- Mëshiruesi. Ai ia mësoi Kur’anin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit”. (Rahman, 55:1,2,3,4)

إِنَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِتَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ بِمَا أَرَاكَ اللَّهُ ۚ وَلَا تَكُنْ لِلْخَائِنِينَ خَصِيمًا

Ne të zbritëm ty librin me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzveme atë që të mësoi Allahu…”. ( Nisa, 4:105)

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ

“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij” ( Hixhr, 15:9).

قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِنْ رَبِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ

Thuaj Atë e solli shpirti i shenjtë, plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët”. (Nahl, 16:102).

قُلْ لَئِنِ اجْتَمَعَتِ الْإِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَىٰ أَنْ يَأْتُوا بِمِثْلِ هَٰذَا الْقُرْآنِ لَا يَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا

Thuaj edhe sikur të bashkohen njerëzit dhe xhinet për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin”.( Isra, 17:88)

إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنْذِرِينَ

Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar. Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm”. (Duhan, 44:,3).

وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِتُنْذِرَ أُمَّ الْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَتُنْذِرَ يَوْمَ الْجَمْعِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۚ فَرِيقٌ فِي الْجَنَّةِ وَفَرِيقٌ فِي السَّعِيرِ

Prandaj ne të shpallim ty Kur’an arabisht që ta këshillosh kryefshatin dhe ata përreth saj dhe t’u tërheqish vërejtjen për ditën e kijametit, përtë cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr”.(Shura, 42:7).

كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ

Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend” (Sad, 38:29).

إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا

Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh”.( Isra, 17: 9).

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا

Ne të shpallëm Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarë, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim”( Isra, 17:82).

وَيَوْمَ نَبْعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٍ شَهِيدًا عَلَيْهِمْ مِنْ أَنْفُسِهِمْ ۖ وَجِئْنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ ۚ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ

“…Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët”.(Nahl, 16:89).

Përveç ajeteve të Kur’anit të cilat flasin për Kur’anin për brendinë dhe karakteristikat e Kur’anit flasin edhe emrat dhe cilësitë e Kur’anit të përmendura në Kur’an dhe hadithet e Pejgamberit a.s. Emërtimet të cilat i janë bërë Kur’anit nga ana e Allahut ose Pejgamberit s’ka dyshim se prezentojnë nga një kahje, cilësi dhe estetikë të Fjalës Hyjnore. Ndoshta edhe vlerësimi i përbashkët i tyre ka mundësi të nxjerr në pah përkufizimin më të bukur të Kur’anit.

Emrat më të përmendur të Kur’anit janë: Ahsenu’l-hadith– Fjala më e bukur; el-Beshir ve’n-nedhir- Përgëzues dhe tërheqës i kujdesit; el-Bejjine- Provë e qartë; el-Burhan- Provë e thuktë; el-Furkan- Ndamës i të drejtës dhe të padrejtës; el-Hakim-Fjalë e urtë; el-Huda-Udhëzues në të mbarë; el-Kelam-Fjalë e Zotit; el-Mevidha-Këshillë; en-Nur-Dritë; er-Rahmet-Mëshirë; esh-Shifa-Shërim; el-Vahj-Shpallje; edh-Dhikr-Përkujtim.

Ka edhe shumë hadithe të Pejgamberit a.s. të cilat flasin për shkakun e zbritjes së Kur’anit, për atë se si duhet ai të lexohet, nevojën për zbatimin e urdhërave të Kur’anit, shpërblimet e atyre që i zbatojnë urdhërat e tij etj.

Pejgamberi a.s. thotë: “Unë juve ju lash dy gjëra. Nëse ju përmbaheni atyre nuk do të devijoni. Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”.

Kur’ani është dritë e qartë, përkujtim përplot me urti dhe rrugë e drejtë”.

“ Ata që dëshirojnë të dijnë dijen e të parëve dhe të prapmëve le të lexojnë Kur’anin”.

“Leximi i Kur’anit është lustër e zemrave”.

“Ithtarët e Kur’anit janë ithtarë të Allahut dhe njerëz të veçuar të tij”.

“Më i miri në mesin tuaj është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve”.

“Ju nuk mund të ktheheni te Allahu me diçka më të vlefshme se Kur’ani”.

Në bazë të ajeteve dhe haditheve të përmendura, Kur’ani është fjalë e Allahut e zbritur nëpërmjet të Xhibrilit, Pejgamberit a.s.. Ka zbritur si e vërtetë. Burimin e ka në të vërtetën, zbritja e tij është e vërtetë dhe brendia e tij është e vërtetë. Kur’ani është udhërrëfyes hyjnor i cili njerëzit i mbron prej shpifjeve, përleshjeve dhe devijimeve dhe u mundëson jetë të lumtur. Kur’ani është burim i dritës i cili e ndriçon horizontin, botën e brendshme dhe rrugën e njerëzimit, ai është shërim i fizikës dhe metafizikës njerëzore. Kur’ani është një sofër e shenjtë e cila i ushqen shumë nevoja të natyrshme të njeriut. Kur’ani është libër i cili e lartëson njeriun në këtë dhe botën tjetër.

Kthimi drejtë Kur’anit duhet të bëhet në kornizat e ideve dhe karakteristkave të cilat e përkufizojnë në tërësi Kur’anin e jo qasje e përpjesshme e cila më vonë do të lindë problemin më të vështirë dhe kompleks logjik parcializimin e tërësisë së Fjalës Hyjnore.

Qëllimi i Kur’anit para së gjithash ështëpërqëndruar në dy momente themelore:

1.Në lidhshmërinë e njeriut me Zotin e tij dhe

2.Në lidhshmërinë e njeriut me shoqërinë njerëzore.

Sipas aspektit të parë njeriu nëpërmjet të Kur’anit formon lidhshmëri me Zotin e vetëm dhe të vërtetë dhe që e pranon natyra njerëzore, e konfirmon njëshmërinë e Zotit të vërtetë me bindje për ti eliminuar të gjitha llojet e zotrave të rrejshëm dhe që i dalin në rrugë këtij qëllimi.Ashku ndaj Zotit në te është prezentuar si flakë e cila ia merr dritën syve të njeriut. Shija më e lartë e trupit dhe shpirtit përjetohet nëpërmjet të lëshimit në sexhde me kokë e me tru para Krijuesit të kësaj fjale madhështore. Njeriu gjatë leximit të tij fshihet në krahërorin e Fjalës dhe për shkak të epërsisë absolute lëndore dhe kuptimore të saj nuk sheh asgjë tjetër . Në këtë dimension ai nuk e sheh botën. Kjo botë dhe bota tjetër e tij janë të sublimuara në tekstet e urta kur’anore.

Sipas aspektit të dytë, njeriu formon lidhshmëri me shoqërinë për ta kompletuar mënyrën e solucionit të vetëm të problemit të kontrastit dhe për ta realizuar në të njëjtën kohë edhe drejtësinë hyjnore. Lidhshmëria e njeriut me shoqërinë nëpërmjet të Kur’anit apriori kërkon njohjen qenësore të të dy subjekteve të cilat e përbëjnë këtë korelacion: të Kur’anit dhe Shoqërisë. Njohja reale dhe e vërtetë e Kur’anit, mundësia e bartjes adekuate të tekstit hyjnor në praktikën shoqërore dhe mënyra e forma e kësaj bartjeje është një çështje koxha komplekse. Shumëdimensionaliteti i Fjalës Hyjnore herë -herë  nëpërmjet të tërhjekshmërisë së lartë bën që njeriu të ngulitet në njërin prej dimensioneve dhe në mesin e shumë rrezeve të arta diellore të kënaqet vetëm me njërën prej tyre dhe të tjerat t’i  konsiderojë si mosekzistuese. Vargu i qasjeve të këtilla çon deri në komente identike me parabolën e elefantit të prezentuar në shumë shkrime të letërsisë lindore e perëndimore. Pikërisht për këtë nëse nuk kemi mundësi të rrokim disa dimensione të Fjalës Hyjnore bile duhet që të mos t’i konsiderojmë ata si hiç, por të kemi konsideratë në atë se ne jemi duke iu afruar Idesë së Pafundtë me arsye e shqisa të fundshme.

Çështja e dytë me rëndësi e cila duhet të njihet mirë në këtë aspekt është Shoqëria. Tradita, zakonet, gjendja, karakteristikat , rrethanat shoqëroro-politike si dhe shumë përmasa tjera të një shoqërie janë tejet të rëndësishme në bartjen e Fjalës Hyjnore në atë shoqëri. Transferimi i teksteve hyjnore pa konsideratë për këto rrethana ngjall pakapshmërinë e tekstit me natyrshmërinë e njeriut në një ambient të caktuar, që jam i bindur se nuk është i inicuar prej vetë Fjalës por prej qasjes dhe bartjes jo adekuate të saj në kohë dhe vend të caktuar.

Si përfundim i kësaj që u tha dëshiroj të theksoj se Kur’ani dhe së bashku me te edhe hadithi duhet të rroken si tërësi të kihet në konsideratë relacioni i tyre me Krijuesin dhe me krijesat , të kihet parasysh shumëdimensionaliteti i Fjalës Hyjnore, dhe si imperartiv i posaçëm posaçërisht për nënqiellin tonë njohja e mirë dhe e thellë e rrethanave kulturore, shoqërore, thelbësore të njeriut tonë.

Tekstin do ta mbaroj me disa vargje të Mehmet Akif’it në lidhje me këtë temë:

Ne nuk e dijmë fenë, sikur ta dinim

S’ka çare nuk do ishim kaq sersemë

Nuk marrim mësim, çdo ditë e lexojmë hezbere bile

A mos vallë nuk ka ndonjë maksat në këto ajete

Vetëm fjala e qartë i kuptohet Kur’anit

Pasi asnjëri nuk jemi në kahjen e kuptimit

Ose e çelim dhe shikojmë fletën e Tekstit të Lartë

Ose kalojmë e fryejmë në varrin e një të vdekuri

Nuk ka zbritur hele Kur’ani këtë dinja hakk

As në vorre ta lexojmë e as të nxjerrim fall.

Artikuj të ngjajshëm

error: