Me rastin e përfundimit të objektit të renovuar të Myftinisë së Tetovës, sot më 26.02.2016 (e xhuma), Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, priti në vizitë humanistin e madh shqiptar, z. Haxhi Lazim Destanin me shoqëruesit e tij. Gjatë vizitës u bisedua për tema me rëndësi të përgjithshme shoqërore. Po ashtu Myftiu i Tetovës, në emër të Myftinise falënderoi Lazim Destanin për vizitën e bërë dhe për dhuratat e sjellura, si dhe i dëshiroi fat dhe suksese në jetë.