You are here
Home > Hytbe > Hytbe për muajin e bekuar të Ramazanit nga Xhemil ef. Sadiki

Hytbe për muajin e bekuar të Ramazanit nga Xhemil ef. Sadiki

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedita.s..
I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:

“O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183)
Agjërimi është një nga obligimet themelore islame e cila kërkon nga agjëruesi të abstenojë plotësisht të hekë dorë nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime si dhe nga të gjitha kënaqësitë prej para agjërimit e deri në perëndim të diellit. Në ajetin e lartpërmendur qartë është treguar qëllimi agjërimit dhe domethënia e saj. Agjërimi është obligim i atyre njerëzve të cilët e besojnë Allahun xh. sh. u bë obligim në vitin e dytë të hixhretit pasi që muslimanët u shpërngulën prej Mekës në Medine. Në vazhdim të ajetit Allahu xh.sh. për ta treguar madhërinë e agjërimit thotë. Agjërimi është bërë obligim juve sikur që ishte obligim i atyre që ishin para jush që të bëheni të devotshëm. Me këtë qartë shihet se agjërimi si institucion është e vjetër, edhe njerëzit që kanë jetuar para ardhjes së islamit në lloje të ndryshme e kanë pas të obligueshme këtë ibadet. Për këtë kemi edhe shumë hadithe të Muhammedita.s. ku tregon për pejgamberët e mëparshëm se si kanë agjëruar. Dhe në fund ajeti mbaron me dhënien e tërësishme të kuptimit të agjërimit nëse doni të jeni të devotshëm, e gjithë ajo që u tha deri më tash ose me një fjalë tjetër finali i gjithë asaj është devotshmëria. Me anë të agjërimit arrihet devotshmëria e cila është edhe qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë të besohet Allahu xh. sh. dhe të praktikohen urdhrat e tij. Agjërimi na imponohet vetëm si nevojë për ta luftuar dominimin e fuqisë brutale të materies dhe elementet e shtazërisë në ne. Ai ka vlerë të shumëfishtë në islam .
Në koncepcionin e përgjithshëm islam për njeriun, për formimin e personalitetit dhe orientimin e aktiviteteve të tij, agjërimi krahas besimit në Allahun xh.sh., krahas namazit dhe obligimeve tjera në islam zë vend të posaçëm. Atij pa mëdyshje i takon rol jashtëzakonisht me rëndësi në procesin e humanizmit të njeriut, të të kuptuarit e vetive njerëzore në të dhe humanizmit e fisnikërimit të shpirtit të tij. Agjërimi paraqet armë jashtëzakonisht e fuqishme e efikase, për ta luftuar fuqinë e egër e brutale të materies, shtypjen dhe robërimin e saj. Me robërimin e materies dhe shtypjen e saj automatikisht arrihet devotshmëria ku edhe vet qëllimi i agjërimit është mu aty.
Siç shihet Kurani agjërimin e definon bukur qartë dhe në formë të përcaktuar si mjet lufte kundër mëkateve. Ndër mëkatet më të mëdha dhe më të rënda dhe që konsiderohet burim i të gjitha mëkateve janë shfrenimi dhe dominimi i pasioneve të njeriut, dominimi i materies. Epshet e shtazërisë te njeriu, kur lëshohen dhe e rrëmbejnë atë shndërrohet në armik më të rrezikshëm. Në çastet e shfrenimit të epsheve njeriu është i gatshëm të bëjë çdo gjë. Për ta ndalur këtë njeriut i nevojitet agjërimi e cila është arma më efikase për zbutjen e këtyre momenteve dhe vënien baraspeshë ndërmjet asaj shpirtërores dhe materiales, trupit dhe shpirtit zemrës dhe arsyes dëshirës dhe diturisë.
Në fund i lutemi Allahut xh. sh. që agjërimin që do ta bëjmë në këtë muaj të na e pranoj dhe të na shpërblejë me shpërblimet e tij të cilët janë të panumërta.

Artikuj të ngjajshëm

error: