You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Zendel ef. Xhezairi në Xhaminë e Madhe të f. Shipkovicë (17.04.2015)

Hytbe nga Zendel ef. Xhezairi në Xhaminë e Madhe të f. Shipkovicë (17.04.2015)

Falemenderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh.salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin ton të dashur Muhamedin a.s.familjen e tij dhe shokët e tij.
Xhemat i nderuar All-llahu xh.sh.në Kur’anin Famëlart thot:
“Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë(sipas hënës),ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe token.Prej tyre katër janë të shenjtë.Kjo është fe e drejtë.Pra mos e ngarkoni(me mëkat)veten tuaj në ata(katër muaj).(Et-Teube 36).
Në islam nuk ka dit jo pune apo pushim por njeriu gjithmonë duhet ti përkushtohet adhurimit,ai duhet gjithmonë të jetë në kontakt me All-llahun xh.sh.Por ka ditë ose netë dhe muaj të madhërishëm,në të cilat besimtari duhet të jetë më aktiv dhe të bëj sa më tepër ibadet nafile.
Xhemat i nderuar:
Muaj Rexheb është prej muajve të madhërishëm në të cilin ne duhet ta shtojmë ibadetin nafile.
Muaj Rexheb është muaj kur ne duhet të fillojm me pregatitjet për muajin e agjërimit.Ky muaj është muaj i pastrimit truporë,për çdo ibadet besimtari duhet të jet i pastër edhe me trup,por edhe shpirtërisht duhet të jet i përgatitur.
Këtë muaj është mirë ta fillojmë me agjërim nafile.Muhammedi a.s. ka thënë:”Kush agjëron në muajnë Rexheb do ta ketë një pallat në xhenet.” Por në këtë muaj duhet sa më tepër të bëjmë edhe Istigfar.All-llahu xh.sh.në Kur’anin Famëlartë thot:”Dhe ngutuni(me punë që meritoni)në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një xhenet,gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës,i përgatitur për të devotshmit.(Ali Imran 133).
Muaj Rexheb ka dy netë të madhërishme edhe ate nata e Regaibit dhe nata e Miraxhit,që të dija këta netë lidhen me të dërguarin tone Muhammedin a.s.natën a Regaibit All-llahu xh.sh.e zbriti shpirtin e Muhammedit a.s.në dynja, kurse natën e Miraxhit All-llahu xh.sh.e ngriti Muhammedin a.s.në sferat më të larta,kur Muhammedi a.s. bisedoi me All-llahun xh.sh.dhe kur neve na u bënë farz pes kohët e namazit,dhe do ta mbyllim me një lutje Kur’anore ku All-llahu xh.sh.thotë:”O Zoti ynë,na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tone”.(El Kehf 10).
Amin

Artikuj të ngjajshëm

error: