You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Xhemil ef. Sadiki

Hytbe nga Xhemil ef. Sadiki

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم
سَارِعُواْ إِلَى مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِين
“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”.
Secili prej nesh ka përjetuar çastet dhe momentet kur është ndarë nga ndonjë i afërm i tij, jemi ndarë nga babi, nëna, vëllai, motra ose dikush tjetër. Pra, ne jemi dëshmitar se vdekja është një gjë e pashmangshme, është një e vërtetë, që sado e mohojnë njerëzit ajo i kaplon dhe e përjetojnë. Së paku të gjithë ne kemi marrë pjesë në ceremoni varrimi dhe kemi parë varreza dhe varrime.
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”.Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej të cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar.”
Pejgamberi a.s., na këshillonte ta kujtojmë shpesh vdekjen duke thënë: “Kujtojeni shkatërruesin e kënaqësive, i cili është vdekja”. Në një hadith tjetër thotë:“Jeto në dynja si kurbetçar ose kalimtar”.
Kurse Abdullah ibën Omeri, duke e kuptuar shumë mirë këtë këshillë u thoshte myslimanëve: “Kur të ngrysësh në mbrëmje mos e prit sabahun dhe kur të zgjohesh në mëngjes mos e prit mbrëmjen, shfrytëzo shëndetin për ditët me sëmundje dhe jetën për ditët pas vdekjes”.
Me këto ajete dhe hadithe nënkuptojmë se vetëm Allahu është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim. Sepse çdo gjë do të shkatërrohet, e vetëm Ai do të mbetet, sepse Ai në këtë mënyrë e manifeston pushtetin e Tij absolut. “Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë”.
“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”
Paramendoje nëse do të kuptoje se dita e fundit e jetës tënde? Me fjalë tjera, nëse nesër do të vdisje! Çka do të kishe bërë? Ku do të kishe shkuar? Çka do të kishe ngrënë? Çka do të kishe pirë si do të ishte sjellja jote dhe veprat tuaja në ditën e fundit të jetës tënde në këtë botë? Ato plane që i kishe bërë prej dje sot a do ti çoje në vend apo do të bëje një teube dhe do të filloje të adhurosh Allahun.? Ne nuk do të guxonim që ta kundërshtojmë caktimin e Allahut, nuk kemi mundësi që të jetojmë asnjë sekondë më tepër, sepse është momenti jonë i fundit. Sepse vdekja është e patjetërsueshme në aspektin e jetës. Sipas statistikave, në botë vdesin 6200 njerëz në çdo orë!! Për ne është kjo mahnitëse sepse besojmë që kjo vdekje nuk do të na ndodhë ne!! Të paktën jo tani për tani…Por të ndershëm xhemat, kjo është puna e shejtanit. Kjo është puna e Iblisit. Ai dëshiron që ne të jemi të harruar Ai dëshiron që ti të jesh i urrejtur. Pse? Sepse ai e din se ne sa jemi të dashuruar në këtë botë. Se ne nuk e përgatisim vetën tonë për ditën e fundit të jetës tonë. Kjo është gjendja jonë për çdo ditë dhe çdo natë, ne aspak nuk përgatitemi për vdekje.
Aq jemi të harruar dhe dalldisur për këtë botë sa që edhe horrojmë ta përmendim Allahun ndërsa Allahu në Kuran thotë: .. “Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, pasurisë së grumbulluar nga ari dhe argjendi, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi te Allahu është më i mirë. “Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë. Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme. Kjo është përkujtim së pari herë për mua, pastaj për ty dhe për të gjithë ne, ende nuk është vonë, ti japim besën që tani Allahut se do të jemi nga robërit e tij të dashur. E lusim Allahun që të na bekojë me udhëzimin e Tij.

Artikuj të ngjajshëm

error: