You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Studenti: Blendi ef. Imeri

Hytbe nga Studenti: Blendi ef. Imeri

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

 “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83)

Në botën e cila na rrethon, thuajse nuk mund të gjejmë shoqëri, në të cilën nuk ka ndarje shtresore në mes anëtarëve të saj, të cilat ose janë te bazuara në baza materiale, pozite shoqërore, duke mos çarë kokën askush për aspektin shpirtërorë dhe nevojën e tij (shpirtit) të madhë për pastrimin nga pisllëqët e hipokrizisë dhe mëkateve. Mu për këtë, shumica e problemeve ne botë, janë si shkak i dështimit te edukimit ne këtë aspekt.  Islami me anë të Kuranit dhe Pejgamberit tonë, udhëzon dhe këshillon ummetin e tij se dallimi në mes njerëzve nuk është në bazë të pasurisë, racës dhe ngjyrës së tyre por është në bazë të   devotshmërisë dhe sinqeritetit të  tyre.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtet Allahu nuk shikon në trupat fizionominë dhe pasuritë tuaja, por shikon në veprat dhe zemrat tuaja.” Rrëfehet se në kohën e Pejgamberit, a.s. derisa sahabët ishin ulur së bashku me Pejgamberin kaloi pranë tyre një njeri i pasur, për te cilin i pyeti Pejgamberi se a e njohin? Thanë: Nëse ndërmjetëson i pranohet ndërmjetësimi, nëse kërkon nuse, i epet (martohet) dhe nëse flet i dëgjohet fjala. Pas pak kohe kaloi pranë tyre një njeri i varfër, për te cilin i pyeti Pejgamberi se a e njohin? Thanë: Nuk i dëgjohet fjala, nuk martohet (nuk i epet nuse te tillit) dhe nuk pranohet ndërmjetësimi i tij. Atëherë Pejgamberi tha: …..(Jo nuk është kështu) Sa i përket këtij te dytit, është shumë më i mirë (se i pari,)…..”.  Sinqeriteti në peshoren e pejgamberit nuk kushtëzohet me përmbushjen e kushteve, siç jemi mësuar të themi ne (ah po ta kisha këtë do ta beja këtë e këtë) ndërsa në zemër ndien diç tjetër, ose thotë (jam i sëmurë dhe nuk kam mundësi të falem ose të jap sadaka). Kjo nuk është e vërtet, sepse sinqeriteti nuk kushtëzohet me shëndet e shans, sinqeriteti mund të arrihet edhe nëse sëmundja e ka shtrirë njeriun në shtrat. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e lut Allahun për të rënë dëshmor me plot sinqeritet, Allahu do t’ia mundësojë arritjen e saj edhe nëse vdes ne shtratin e tij”. Sikur Pejgamberi nëpërmjet këtij hadithi po thotë nuk ka ndonjë pengesë të jesh i sinqertë edhe nëse nuk ke mundësi të mos falesh ose të jesh bamirës ndaj të varfërve.

Pejgamberi i kishte nxitur sahabet dhe ummetin e tij për këtë cilësi fisnike, duke iu premtuar se kush bëhet i sinqertë për Allahun, Ai do të ndahet i kënaqur prej tij. A ka begati dhe mirësi  më të madhe se sa të jetë Allahu i kënaqur me ty? Natyrisht se jo, Dërguari i Allahut thoshte: “Kush ndahet nga dynjaja duke qenë i sinqertë në Allahun e Vetëm, duke mos i bërë shok, duke falur namazin dhe duke dhënë zekatin, ai do te ndahet nga dynjaja duke qene Allahu i kënaqur me të“.

Josinqeriteti, është cilësi e munafikut, sepse ai në pamjen e jashtme duket se është i sinqertë por në brendësinë në zemër është krejtësisht tjetër. Ata janë, që bëjnë ibadet për sy e faqe, e jo pse një gjë të tillë e kërkon Allahu prej tyre, i Dërguari i Allahut thotë: “Vërtet, veprat shpërblehen sipas nijeteve…..” Sikurse Pejgamberi ne këtë hadith po e kërcënon atë, që vepra e tij është në kundërshtim ne nijetin e tij, duke i treguar se Allahun nuk mund ta tradhtosh.

O Allah na mundëso që të jemi një shoqëri e sinqertë dhe me vlera të larta islame, O Allah mos na e largo nga ne besimin, dhe sinqeritetin.

 

Artikuj të ngjajshëm

error: