You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Studenti: Armin Shaqiri

Hytbe nga Studenti: Armin Shaqiri

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë” (Alak, 1).

Vlerë të madhe dhe rëndësi superiore që i jep diturisë padyshim është Feja më e pranuar te Zoti Islami. Ajetin i lartpërmendur “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë”, na nxit që ta bëjmë një pyetje: Pse Islami fillon me Ikra?

Islami fillon me Ikra-lexim sepse kjo është mënyra e vetme dhe më e mirë për të hyrë në dyert e njohjes së Zotit xh.sh, dhe për fitimin e njohurive rreth Islamit. Ikra-leximi është ndër obligimet e para dhe më të mëdha në Islamit. Ikra-leximi është ndër adhurimet më të mëdha të çdo muslimani dhe muslimaneje ndaj Allahut xh.sh, sepse përmes Ikra-s-leximit përfitohet më së miri njohja dhe dituria rreth Islamit dhe asaj çka bart ai nga obligimi për adhurimin e drejtë dhe të vërtetë të Allahut xh.sh. Në vazhdim do të cekim disa ajete dhe hadithe të Muhamedia.s që kanë të bëjnë me vlerën e diturisë dhe dijetarëve:, Allahu i Lartëmadhëruar thotë: Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. (Ali Imran, 18). Nga ajeti qartë shihet se si Allahu xh.sh i ka klasifikuar dijetarët në rangun e melaikeve. Ka filluar me Veten e Tij, mandej ia ka bashkangjitur engjujt e pas tyre edhe dijetarët. Kjo dëshmon se sa i ka vlerësuar Allahu xh.sh dijetarët. Allahu xh.sh thotë: “Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilët u është dhënë dituri.” (Muxhadele, 11)

Ky ajet sqaron se dijetarët janë të ngritur në grada shumë të larta. Ekzistojnë disa të dhëna se dijetarët janë më lartë nga besimtarët për 700 shkallë. Muhamedi a.s thotë: “Kush drejtohet në atë rrugë që në të përfiton dituri,A ll-llahu ia lehtëson atij rrugën për në Xhennet”.

Gjithashtu Muhamedia.s thotë: “Allahu xh.sh, melaiket, banorët e qiejve dhe të tokës, po edhe buburreci në shtëpinë e tij, edhe peshkaqeni në det, luten për mësuesin që udhëzon njerëzit drejt së mirës.”

Allahu xh.sh dhe Muhamedia.s  padyshim i ka dhënë vlerë të madhe kërkimit të diturisë dhe praktikimit të saj, padyshim nëpërmjet diturisë arrijmë deri te njohja e Allahut xh.sh dhe fesë se Tij. Allahu na bëftë prej atyre që kërkojnë ditur dhe që përpiqen që të mësojnë, sepse, nëpërmjet kësaj rruge, arrihet sinqeriteti, besnikëria, bujaria, morali dhe shumë cilësi të tjera të mira për besimtarin.

Artikuj të ngjajshëm

error: