You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Muhammed ef. Zekiri

Hytbe nga Muhammed ef. Zekiri

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s.. I nderuari xhemaat,

Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar: بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë ndaj Allahut djalli mashtrues’’(Llokman, 33)

Bukurit e kësaj bote, të cilat Zoti i krijoi për mbarë njerëzimin, sado të lakmueshme dhe të dëshirueshme që janë, nuk duhet të na mashtrojnë të lakmojmë dhe të shkojmë pas tyre dhe t’i keqpërdorim, sepse edhe jeta e njeriut edhe përjetimi i tyre është për një kohë të shkurtër (e afatizuar), e nëse njeriu mashtrohet pas tyre dhe i lë anësh mësimet, udhëzimet e Zotit, atëherë dështimi është shumë i sigurt, ngase e humbë të drejtën e shpërblimeve në botën tjetër që janë të përjetshme, kurse humbja më e madhe është ajo se njeriu i tillë nuk do të mund ta gëzojë kënaqësinë e Zotit, që është kulmi i shpërblimeve, sepse atë kënaqësi mund ta gëzojnë vetëm ata që janë kujdesshëm dhe të matur. Pra mendoni dhe shikoni veprat tuaja, llogaritni veten tuaj para se të vijë dita e llogarisë, gjykojnë veten tuaj para se të vijë dita e gjykimit. Ta dini se shpërblimi është sipas veprave, dita e sotme është ditë e punës, kurse e nesërmja është ditë e llogarisë e jo e punës. Dijeni se kjo botë është mashtruese, lakmuese, se është urë kaluese, se çdo gjallës do ta shijojë vdekjen, se çdo ndërtesë do të rrënohet, dhe se çdo gjë do të shkartohet.

Lidhur me këtë çështje në shumë ajete Kur’anore Allahu xh.sh. na informon mirë e hollësisht për njerëzit që kuptojnë ku thotë: “Çdo gjë që është në të (tokë) është e zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar.” (Rahman 26-27). Me këtë ajet Allahu xh.sh., na bën me dije se kjo botë është mashtruese dhe kalimtare dhe se do të vijë një ditë ku çdo gjë do të shkartohet përveç Allahut të Lartëmadhëruar. Në anën tjetër Allahu xh.sh. ua përkujton atyre njerëzve që mendojnë vetëm për këtë botë dhe aspak nuk janë të interesuar për botën tjetër dhe aspak nuk përgatiten: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u

mungojë asgjë,Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar”.(Hud, 15-16)

Qëllimi kryesor i këtij ajeti Kur’anor është që të mos bëhet shkak jeta në këtë botë që të mbetemi mbrapa me punët e ahiretit, se përndryshe puno në këtë botë sikur do të jetosh gjithmonë, por puno për ahiret sikur do të vdes ish nesër. Në një hadith Pejgamberia.s. thotë: “Më erdhi Meleku Xhibril dhe më tha: ‘O Muhammed jeto sa të jetosh një ditë do të vdesësh, duaje cilin të duash por një ditë do të ndahesh prej tij, dhe puno çfarë të duash por, dije se një ditë do të ndeshesh me punën tënde dhe do të japësh llogari’”.

Këto këshilla të Xhebrailit a.s. Drejtuar Muhamedit a.s. gjithashtu vlejnë edhe për ne, si dhe për gjithë ata që e kuptojnë dhe e pranojnë këtë realitet. Pra do të thotë se jeta në këtë botë është shumë e shkurtër, kurse jeta në ahiret është e përhershme e amshueshme, prandaj duhet të mendojmë mire se si e harxhojmë kohën dhe ku e harxhojmë kohën, ato punë që i punojmë neve, a është Allahu xh.sh. i kënaqur apo jo? Ato punë a janë shkak që ne ta fitojmë xhenetin apo se të na largojnë nga xhenneti ?

Në lidhje me këtë çështje Muhamedia.s. në një hadith na thotë: ”Çdo njëri do të hyjë në xhennet, përveç atij që refuzon. E pyetën: ” Po kush refuzon, O i Dërguar i Allahut ? Ai tha : ” Kush më respekton mua ai do të hije në xhennet, ndërsa kush më kundërvihet, ai nuk dëshiron”

Hasan el Basriu (një dijetar islam ) thotë: “Nuk pranohet asnjë fjalë përveç nëse e vërteton me punë, si dhe nuk pranohet asnjë fjalë e asnjë punë pa nijet të pastër, si dhe nuk pranohet asnjë fjalë e asnjë punë e asnjë nijet, në qoftë se nuk është në përputhshmëri me praktikën e Pejgamberita.s.”, “Kjo dynja është sa një sahat, për atë arsye shndërro atë sahat në punë të mira, respektoe Allahun dhe Pejgamberin e Tij, e kurse nefsi (egoja) e njeriut është e pa ngopur, mësoje atë të jetë e kënaqur”.

Në fund e lusim Allahun xh.sh të na bëj prej atyre besimtarëve të vyeshëm dhe të vetëdijshëm, që bëjnë punë të mira dhe të dobishëm si dhe punët e tyre janë në përputhshmëri të plotë me Kuranin dhe Sunetin e Muhamedita.s..

Artikuj të ngjajshëm

error: