Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedita.s..
I nderuari xhemaat,
I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِاﷲِالرَّحْمَنِاارَّحِيم
“O ju që besuat, rune veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara. “ (Tahrim, 6)
Puna me fëmijët është art, i cili u mungon shumë prindërve në faza të caktuara të jetës. Prindërit shpesh pyesin cila është mënyra më e mirë e edukimit të fëmijëve? Kontaktet më të mira që kanë vendosur prej njerëzve me fëmijët janë, Pejgamberët dhe Muhammedi a.s. nga shkaku se janë të mirë, të pastër dhe kanë shpirt të bukur.
Pejgamberi a.s. porositi që fëmijët të qasen me mëshirë, dashuri, respekt dhe besim, ndërkohë që mësimet Islame në mënyrë të veçantë theksojnë mëshirën dhe dashurinë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Cilido që nuk tregon mëshirë ndaj fëmijëve nuk është prej nesh.”
Erdhi një person te Pejgamberi a.s. dhe i tha : “Ti i përkëdhel dhe i puthën fëmijët, ne nuk e bëjmë një gjë të tillë! Pejgamberi a.s. ia ktheu: “Çfarë mund të bëjë unë që zoti e ka larguar mëshirën nga zemra e juaj.” Pejgamberi a.s. nuk bënte dallim ndaj fëmijëve në aspekt të gjinisë, racës, kombit , fesë.
Në një rast Pejgamberi a.s. kishte thënë: “Sa e bukur është një fëmijë vajzë e dhimbesh me, ndihmuese, gazmore e bekuar dhe plot me ndjenjat e një nëne”. Ai na mësoi që fëmijët e besimeve të ndryshme të i konsiderojmë si familjarët tanë.
Në një rast kur dëgjoi ndërgoi se fëmija i fqiut të tij që ishte i sëmurë shkoi dhe e vizitoi, fqiu i tij u habit kur e pa pejgamberin a.s., pasiqë e pa fëmijën, kërkoi prej tij që ta shqiptojë shehadetin, ai shikoi kah prindi i tij ndërsa ai i tha vepro ashtu siç thotë Muhamedi, posa e shqiptoi vdiq, pejgamberi a.s. tha: “E falënderoj Zotin që vizita ime u bë shkak që ky fëmijë e pranoi Fenë Islame”.
Pejgamberi a.s. porositi që fëmijët të mos largohen prej vendeve të adhurimit, shkoi edhe më larg që kur u printe njerëzve në namaz lejonte që fëmijët te kalojnë në mes këmbëve të tij, vetëm që mos u prishen lojërat fëmijërore. Kur u printe njerëzve në namaz ndodhte që fëmijët të i ngjiten në qafë e zgjate sexhden derisa ata e përfundonin lojën.
U lejoi fëmijëve të jenë të pranishëm në vendet e adhurimit, e shpejtonte namazin që nënat të mund të kujdesen për fëmijët e tyre. Në një rast tha: “Kur unë ngihem që të falë ngritëm për tu falur, kam për qëllim ta zgjasë namazin, kur i in dëgjoj të qarat e fëmijëve e shkurtoj atë, sepse me shqetësojnë mallëngjimet e nënave”.
Në një rast kur Pejgamberi a.s. doli për te blerë një këmishë dhe me vete kishte dhjetë dirhem bleu j një këmishë që kushtonte katër dirhem, rrugës e pa një të varfër dhe ia dha këmishën, u kthye të blejë përsëri këmishë, i mbetën dy dirhem kur u kthye e pa një fëmijë që qante, iu afrua e përkëdheli dhe e pyeti se pse qan? Ajo i tha se zotëria i saj i kishte dhënë dy dirhem për të blerë miell mirëpo unë i kam humbur dhe tash nuk mundi të kthehem sepse do të më qortojë, Pejgamberi a.s. i tha: “Mos u mërzit se unë do ta blej miellin, mirëpo pasi e blejtë miellin ajo vajza përsëri qante sepse tash do ta qortonte zote riu i saj sepse ishte vonuar, Pejgamberi a.s. i tha se do të vijë unë me ty dhe do ta rregullojmë punën me të.”
E mori vajzën për dore dhe shkuan te shtëpia, zotëria i vajzës i nervozuar kishte dalë ta qorton vajzën se ishte vonuar mirëpo kur e pa Pejgamberin a.s, u habit dhe i dëshiroi mirëseardhje pasiqë u përshëndetën Pejgamberi a.s. i tha që duhet të ia falë vajzës për shkak të tij dhe ai i pajtua. Pejgamberi a.s. u gëzua shumë dhe kur doli prej shtëpisë tha: Të falënderoj o Zot sa të bekuar i bërë këto dhjetë dirhem, unë bleta këmishë, i varfëri blej ti këmishë dhe kjo vajzë shpëtoi nga zotëria i sajë.
Në kohën e Pejgamberit a.s. ishte një fëmijë që e kishte emrin Nugejr, ky fëmijë kishte një zog që e kishte emrin zugejr. Pejgamberi a.s., çdoherë kur e takonte këtë fëmijë e pyeste: “O Nugejr si e ke zugejrin?”. Një ditë prej ditëve e pa këtë fëmijë duke qarë dhe e pyeti se pse po qanë? Ai i tha se qan sepse i kishte ngordhur zugejri, Pejgamberi a.s filloi të qajë së bashku me këtë fëmijë.
Ne tash duhet të e pyesim veten tonë se sa fëmijë jetim i kemi përkëdhelur ose i kemi ndihmuar, si sillemi me ta në shtëpi, shkollë, xhami e kështu me radhë.