You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Husein Rizai

Hytbe nga Husein Rizai

Dr. Husein Rizai

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.” (Bekare, 129)

Allahu xh. sh. i ka dalluar disa pjesë të kohës prej disa të tjerave, duke lëshuar në to mëshirën dhe mirësinë e Tij për krijesën më të përsosur-njeriun. Prej ditëve të javës e ka dalluar të premten-xhumanë; prej netëve të javës: natën e xhuma; prej atyre të vitit: natën e Regaibit, të Miraxhit, të Beratit e të Kadrit; prej muajve hënor: Rexhebin, Sha’banin dhe Ramazanin.

Jemi në prag të “Tri muajt e bekuar”, në të cilët fillojnë të hapen valët e rahmetit-mëshirës, në të cilët nëpër zemra bëjnë vend ndjenjat shpirtërore, në të cilët Zoti i hap dyert e rahmetit e të faljes.

Koha dhe vendi, shenjtërinë e tyre e marrin nga Allahu xh.sh. Kjo dëshirë hyjnore përfshin mijëra urtësi për krijesat. Veçanërisht, ato ngjarje që ndodhin brenda asaj kohe dhe vendi, i fitojnë këtyre një rëndësi të veçantë. Shenjtëria e disa aspekteve të kohës në Islam është një mënyrë që begatia dhe mirësia e pafund e Zotit të mbërrijë tek myslimanët. Këto ditë hymë nën hijen e tre muajve e cila do ti kaplojë të gjithë besimtarët dhe do tu mundësojë që sa ma shumë të mundohen që të përgatiten për muajin më të lëvduar muajin e Ramzanit.

Tre muajt janë sikurse pazaret dhe panairet që bëhen nëpër çdo vende të ndryshme, me këtë na jepet mundësia që sa më tepër ti afrohemi Allahut xh.sh.. Tre muajt dhe netët të cilët gjenden në këto tre muaj njeriut ia mundësojnë që ta kuptojë vetën dhe ti shërbej si motivacion për ringjalljen e tij prej jetës rutine dhe pasive në atë aktive dhe sa ma shumë të veprojë siç e kërkon Allahu xh.sh.

Besimi në Allahun nuk bëhet vetëm me fjalë por edhe me vepra sidomos kur është fjala për këta tre muajt e bekuar. Muhammedi a.s thotë: “Besimtari i cili i mbrinë tre muajt le të shton ibadetin më shumë sepse Allahu xh.sh në këto tre Muaj lëshon rahmetin e Tij më shumë dhe fal më shumë”. Kur vinin tre muajt i Dërguari i Allahut lutej në këtë mënyrë: “Allahu im! Na i bëj të bekuara (mubarek) muajin e Rexhepit dhe Shabanit dhe na bashko me muajin e Ramazanit”

Si duhet që të përfitojmë prej këtyre muajve? Fillimisht na nevojitet një llogari e mire dhe teube e sinqertë.  Të punojmë, veprojmë në baza kuranore dhe leximi dhe studimi sa më i shumtë i Kuranit. Të shtohen ibadetet  nafile, vullnetare. Të shtohet lëmosha-sadakaja për nevojtarët. Të Studiohet jeta e të Dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij. Kujdesi dhe shtimi i punëve të mira. Vizita e të sëmurëve, etj.

Muhammedi a.s. dhe sahabet punonin shumë për të kapur mirësitë e këtyre tre muajve. E shtonin shumë adhurimin, shtonin dhikrin (përkujtimin), tesbihun (lartësimin), hamdin dhe shukrin (falënderimin) ndaj Allahut (xh.sh.), kërkonin falje, ndihmonin të varfrit, gëzonin jetimët, të vetmuarit dhe të moshuarit. Gjatë muajve Rexhep dhe Shaban u kushtonin vëmendje agjërimit të ditëve të hëna dhe të enjte.

Nëse dëshirojmë të mira si në këtë botë poashtu edhe në botën tjetër duhet ti shtojmë ibadetet, sadakat, pendimet, dhe të shpresojmë te Allahu xh.sh që për hir të këtyre tre muajve të na i fal gabimet dhe të na jap të mira si në këtë poashtu edhe në botën tjetër.

Nata e xhuma e javës së parë të këtij muaji Rexhep është nata e Regaipit, Allahu xh.sh. në ajetet 127-129, të sures Bekare thekson se Ibrahimi a.s. ka patur dy dëshira njëra prej tyre ka qenë që pasardhësit e Ibrahimit dhe Ismailit a.s. të jenë muslimanë dhe t`i nënshtrohen Allahut xh.sh. dhe nga pasardhësit te tij të dërgoj pejgamber që do t’u lexojë atyre ajetet  e Zotit dhe do t’ua  mësojë atyre librin dhe urtësinë, në të njëjtën kohë  t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë).

Pas disa mijëra vitesh, në Natën e Regaipit-natën e dëshirave, shpresës dhe pritjes, Allahu xh.sh. e krijoji Muhammedin a.s. në tri errësirat e padukshme dhe kështu i përgjigjet thirrjes së Ibrahimit a.s. siç thuhet në Kur`an: “Juve u erdhi i dërguari nga lloji i juaj, atij i vjenë rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju. Është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”

Allahu i madhërishëm, me dërgimin e Muhammedit a.s. si përfundim dhe vulë e pejgamberëve i`u përgjigj edhe Ibrahimit a.s. duke thënë juve ju erdhi i dërguar nga lloji i juaj, por duhet ta ndjekni edhe të mos ktheheni prej tij. Ai do ta krye atë për çka është lutur Ibrahimi a.s. po edhe më tepër.

O Zot për nder të Dërguarit Tënd Muhamemd Mustafas dhe për hir të këtyre muajve të bekuar na bën neve që mos të largohemi nga rruga jote. Na bënë neve të kënaqur me Ty si dhe Ty të jesh i kënaqur me neve. O Allah mos na sprovo me sende të cilat nuk kemi mundësi t’i përballojmë, O Allah, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Na i mbulo të këqijat, na fal dhe na mëshiro neve. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!

Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit. O Zot i ynë, më fal mua prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët në ditën kur jepet llogaria.

 

 

Artikuj të ngjajshëm

error: