You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Hfz. Ibrahim ef. Alija

Hytbe nga Hfz. Ibrahim ef. Alija

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni mirë dhe në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” (El-Isra, 23).

Shpesh kemi përmendur se si prindërit duhet kujdesur për fëmijët e tyre, se si duhet tu japin edukatë të mirë, si duhet t’ua mësojnë Islamin, si dhe atë se si duhet vepruar për të qenë besimtarë të mirë e të devotshëm kur të rriten.

Nga ajo që duhet edukuar dhe mësuar fëmijët tanë është se kur të rriten duhet ti respektojnë prindërit, dhe e kundërta: mosrespektimi i tyre, pra i prindërve është një nga mëkatet e mëdha. Mos respektimi i prindërve jo që është vetëm mëkat dhe gjë e qortueshme për botën tjetër (ahiretin) por ai i cili nuk i respekton ata, nuk ka jetë të lumtur edhe në këtë botë.  Ajetetkur’anore dhe hadithet e Muhammedit s.a.v.s. që flasin për mosrespektimin e prindërve janë të shumtë, kjo trgon se sa shumw rwndwsi tw madhe i jep Allahu xh.sh. dhe i Dwrguari i Tij respektit ndaj prindërve. Në Kuranin Fisnik thuhet: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni mirë dhe në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” (El-Isra, 23) ; Ndërsa Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Kënaqësia e Allahut qëndron në kënaqësinë e prindërve, e zemërimi i Allahut qëndron në zemërimin e tyre.

Nga ky ajet dhe nga ky hadith kuptohet qartë se Allahu i Madhërishëm respektimin e prindërve e renditi menjëherë pas adhurimit të Tij dhe zemërimin e Tij e ndërlidhi ngushtë me zemërimin e prindërve. Po ashtu në hadithet e Muhammedit s.a.v.s. të cilat flasin për mëkatet e mëdha, hasim edhe mosrespektimin e prindërve. Muhammedi s.a.v.s. thoshte: “Mëkatet më të mëdha janë: Të shoqëruarit diç Allahut (shirku), mbytja e njeriut (pra vrasja), keqtrajtimi i prindërve dhe dëshmia e rrejshme.” 

Mosrespektimi i prindërve qortohet edhe atëherë kur ata nuk i përkasin besimit islam, pra kanë fê tjetër, përveçse nëse të urdhërojnë në mosrespektimin ndaj Allahut të Madhërishëm,  atëherë nuk respektohet ky urdhër. Të shohim se çfarë tregon Esma e bija e Ebu Bekritr.a. në lidhje me këtë: “Erdhi te unë nëna ime e cila ishte mushrike, (gruaja e Ebu Bekrit e mbetur në Mekë pasi ai ishte shpërngulur në Medine e cila ishte jomuslimane) dhe unë kërkova këshillë nga Muhammedi s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut a ta pranojë!”; Pejgamberis.a.v.s. më tha: “Po, pranoje.”

Në fund, këtë hutbe do ta përfundojë me një tregim të një shoku të Muhammedits.a.v.s. i cili quhej Alkame. Alkames kur i erdhi vdekja, nuk e shqiptonte dot shehadetin. Çuditërisht shqiptonte çdo fjalë tjetër përveç shehadetit. Të pranishmit shpejtuan te Muhammedi s.a.v.s. dhe i treguan për gjendjen e tij. Pejgamberi s.a.v.s. pyeti a e ka nënën gjallë? “Po”  i thanë. Atëherë Pejgamberis.a.v.s. shkoi te ajo dhe e pyeti: “A ka ndodhur ndonjë gjë jo e mirë mes teje dhe birit tënd?”; “Po”- i tha ajo; “Fëmijëve dhe gruas së vetë i jepte fruta të mira, kurse mua më jepte ç’të tepronte’. Me qëllim që ta zbuste zemrën e nënës së Alkames, Muhammedis.a.v.s.  i porositi shokët e vetë që ta ndiznin një zjarr dhe ta hedhin Alkamen që të digjet në të! Kur e ëma e Alkames dëgjoi për këtë thirri: “Mos e bëjë këtë, o i Dërguari i Allahut se e kam falur Alkamen”. Dhe në ato çaste Alkame shqiptoi shehadetin dhe vdiq.

O Allah na bënë prej fëmijëve që do të kujdesen për prindërit e tyre dhe do të luten çdo herë për ta me lutjen e njohur. O Zoti ynë, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur ata kujdes ndaj meje në vegjëli.

Artikuj të ngjajshëm

error: