Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë
krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,
I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم
إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ
“Ai (shejtani) tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83)
Allahu i Madhërishëm kur e krijoi njeriun, më pas ia caktoi se ku dhe si do të jetojë, në të njëjtën kohë ia caktoi armikun e përhershëm, i cili do ta ndjek gjatë jetës së tij dhe i cli do të përpiqet që ta kthej nga rruga e drejtë. Ai armik për gjithë ne është i njohur mirë, ai është Iblisi, shejtani i mallkuar.
Kronologjia se si u mallkua shejtani, të gjithëve na është njohur shumë mirë, megjithatë, a e dimë ne se shejtani, siç i ka armiqtë e tij, po ashtu i ka edhe miqtë e tij.
Sot pikërisht, do të flasim për ata të cilët janë armiq të shejtanit, për shkak se ata janë të dashurit – miqtë e Allahut.
Transmetohet nga Vehb b. Munebbihi, r.a., se Allahu i xh.sh., e ka urdhëruar Iblisin duke i thënë: “Shko te i Dërguari Im dhe thuaj se do t’i përgjigjesh saktë në të gjitha pyetjet që ai do t’i bëjë!” Pas kësaj shejtani i mallkuar i cili në dorë mbante një shkop me maje të hekurt, i formësuar në formë të njeriu të moshuar, shkon te Pejgamberi a.s. Mëshira për gjithë botët, Profeti ynë a.s., e pyeti: “Kush je ti?”
– Plaku i moshuar me fytyrë të shëmtuar, e të vrazhdë i tha: Unë jam Iblisi!
– Pse ke ardhur këtu pyeti Muhammedi a.s.?
– Më ka dërguar Zoti yt. Më ka urdhëruar që të përgjigjem saktë, për çdo gjë që do të më pyesësh. (Ne e dimë se nga djalli nuk asnjë të mirë, por Allahu e urdhëroi që të jetë i sinqertë në mënyrë që ummeti ynë të merr mësim – të udhëzohet, si dhe për t’u vu në dijeni se cilët janë miqtë dhe armiqtë e tij.)
Pastaj Pejgamberi a.s., e pyeti: “O i mallkuar! Sa ke armiq në umetin tim?” Shejtani filloi të numërojë me radhë një nga një dhe pa hezitim tha: Trembëdhjetë! I dërguari i Allahut, a.s., tha: “Më thuaj, kush janë ata?” Iblisi filloi: I pari je ti , o i Dërguari i Allahut! (Si e dimë pra, Pejgamberi a.s., ishte dhe mbeti armiku më i madh. Përndryshe, të gjithë Pejgamberët kanë qenë pengesë e madhe në veprimet e shejtanit, për këtë arsye Iblisi i ka urryer më së shumti.)
Shejtani vazhdoi t’i numëroj të gjithë ata që nuk i do dhe të cilët i konsideron si armiq të tij dhe i tha: Pas teje armiku im është: Sundimtari drejtë. (E dinte i mallkuari se aty ku sundon padrejtësia, aty ka edhe mëkate. Aty ku qeveriset sipas ligjit të Allahut xh.sh., duke filluar nga sundimtari i cili i frikësohet Allahut, aty janë njerëzit e devotshëm, aty ka shumë më pak mëkate.)
Pas tij shejtani i përmendi armiqtë e mëposhtëm: i pasuri modest, tregtari i cili flet të vërtetën, dijetari i cili e ka frikë shumë Allahun, besimtari i cili i këshillon të tjerët, muslimani që ka zemrën e mëshirshme, i penduari që këmbëngul në pendimin e tij, personi i cili ruhet nga harami, besimtarit i cili sillet mirë me njerëzit, besimtari i cili është i dobishëm për njerëzit, hafizi i cili gjithnjë lexon Kur’an dhe vepron sipas tij, personi i cili zgjohet gjatë natës dhe falë namaz, përderisa të tjerët janë fjetur. (E pra, këta janë armiqtë e mi brenda umetit tënd! – Tha Shejtani i mallkuar. Kur t’i shikojmë të gjitha kategoritë e mësipërme të njerëzve do të shohim se këta janë njerëz të cilët kërkojnë kënaqësinë e Allahut, dhe për këtë arsye janë bërë të dashurit e Allahut. Ta imagjinojmë vetëm të pasurin, të cilin pasuria e tij nuk e bënë të dhunshëm dhe arrogant, por e bënë modest. Ose tregtarin i cili flet vetëm të vërtetën, i cili duhet të shes mallin e defektet e tij t’i publikoi. Sa kemi sot të tillë? Thuhet se imam Ebu Hanife, i cili ishte tregtar shumë i mirë, një ditë e la ndihmësin e tij për t’ia shitur mallrat. Pasi u kthye Ebu Hanife, ndihmësi po i mburrej, se kishte shitur disa mallra me çmime të caktuara. Ebu Hanife i tha: “A e njoftove për defektet e atyre mallrave”?Ai tha: “Nuk e kam njoftuar.” Më jep ato para, unë patjetër duhet t’ia kthej. Kur e takoi njeriun i tha se mallrat kanë gabime dhe se ke paguar shumë për to, kështu që nëse dëshiron ta kthej mallin, ai do të kthejë paratë e tij.)
Pasi që Pejgamberi s.a.v.s., e kuptoi se kush janë armiqtë e shejtanit e pyeti: “Kush janë miqtë dhe ndihmësit tu nga umeti im?” Shejtani i tha kështu: Janë dhjetë grupe, o i Dërguari i Allahut! Sundimtari mizor, i pasuri arrogant, tregtari gënjeshtar, pijanecët, gratë që këndojnë këngë, personi i cili bën prostitucion, ata që e hanë pasurinë jetimëve, ata që e braktisin namazin apo që janë të pavëmendshëm ndaj namazit, ata të cilët nuk e japin zeqatin, ose ato që pengojnë dhënien, dhe ata të cilët kanë lakmi, janë të pangopshëm. Ja pra, këta janë miqtë e mi nga umetit yt!
S’do mend se sunduesi i drejtë është armik i djallit, përderisa në anën tjetër, sundimtari tiranë dhe mizor është miku i tij. Le t’i kujtojmë sundimtarët e ndryshëm mizore gjatë gjithë historisë, ku gjatë sundimit të tyre toka ishte përmbushur me mizori dhe padrejtësi, e ne e dimë se Allahu Fuqiplotë nuk do shkatërrime. Në të njëjtën kategori radhitet edhe i pasuri arrogant i cili lavdërohet para të tjerëve me pasurinë e tij, ngritën arrogantët, ndërsa të tjerët i nënçmon dhe i nënvleftëson. Pastaj këtu hyjnë edhe tregtarët gënjeshtarë, të cilët bëjnë çdo gjë vetëm për të shitur mallrat e tyre dhe zinaqarët. Personi i cili bën zina është mik i shejtanit, sepse me atë akt zhduket morali nga shoqëria, korruptohen të rinjtë tanë, martesa fillon të jetë jo interesante, bijnë në mëkate, nga të cilat është shumë e vështirë për të dalë. Pejgamberi a.s., ka thënë: “Ai që bën zina, në atë moment, Allahu xh.sh. e ngrit imanin prej tij, derisa ai nuk e ndalon atë akt.”
Nuk duhet harruar se në këtë kategori (shok të shejtanit), hynë edhe ata që e hanë se pasurinë e jetimëve, si dhe ata të cilët nuk i falin namazin ose nuk e japin zeqatin. E lusim Allahun e Madhërishëm që t’i na ruaj fëmijët dhe familjet tona prej djallit të mallkuar. O Zot! Na bëjë prej të dashurve të Tu, ndërsa armiq të shejtanit.