You are here
Home > Hytbe > Hytbe nga Hafiz Ibrahim ef. Alija (13.02.2015)

Hytbe nga Hafiz Ibrahim ef. Alija (13.02.2015)

Hytbe nga Hafiz Ibrahim ef. Alija (Xhamia e Rinisë-Tetovë)
الحمد لله, الحمد لله, الحمد لله الذي قال في كتابه الكريم بعد أعوذ بالله من الشيطان الرجيم باسم الله الرحمن الرحيم ,, يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله حق تقاته ولا تموتنّ الاّ و انتم مسلمون,, ثمّ قال ,, وَٱعْتَصِمُوا۟ بِحَبْلِ ٱللَّهِ جَمِيعًۭا وَلَا تَفَرَّقُوا۟ وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَآءًۭ فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِۦٓ إِخْوَٰنًۭا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍۢ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُون,, صدق الله العظيم. انّ الحمد لله نحمده ونستعينه و نستغفره, و نعوذ بالله من شرور انفسنا و من سيّئات اعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له
نشهد ان لااله الا الله وحده لا شريك له ولا نذير له ولا مثال له, و نشهد انّ محمدا عبده و رسوله والصلاة والسلام على رسولنا محمدا الذي قال في حديثه ,, انما بعثت لأتمّم مكارم الأخلاق ”
Me emrin e Allahut, Mëshiruerisit, Mëshirëbërësit. Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm që dërgoi Muhammedin a. s. me udhëzim dhe fe të vërtet. All-llahun e Madhërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos All-llahut i cili gjallëroi zemrat e besimtarëve me besim dhe Kur’an, dhe prej tyre bëri prijës që udhëzojnë me udhëzimin e Tij dhe u janë të bindur argumenteve të Tij. Dëshmoj se Muhammedi është rob i All-llahut dhe pejgamber i Tij, i zgjedhuri dhe miku i Tij, i dashuri dhe besniku i Tij, i cili predikoi mesazhin, kreu obligimin, ruajti besën, luftoi në rrugë të Zotit deri sa i erdhi vdekja.
I nderuari xhemat.
Ajo që Kur’anin e bën libër të përjetshëm apo libër për të gjitha kohërat është freskia e tij hyjnore që ka qenë zgjidhje për sfidat e kohës kur ka zbritur (Kur’ani), si dhe për sfidat kohës e sotme.
Kur zbriti (u shpall) Kur’ani popullin, në gjuhën e të cilit zbriti, e gjeti në injorancë të madhe (xhahilijet). Me injorancën e asaj kohe nuk nënkuptojmë se ata ishin analfabetë, pra nuk dinin shkrim-lexim, përkundrazi ata ishin mjeshtër të vërtetë të fjalës së shkruar. Poezitë e tyre janë të njohura edhe sot e kësaj dite. Gramatika e gjuhës arabe u ndërtua mbi bazat e poezisë së asaj kohe. Por, gjithashtu me injorancën e asaj kohe kuptojmë nivelin e edukatës dhe traditat e këqija e të shëmtuara që i kishte ai popull. Në mesin e shumë këqijave që posedonin, po përmendim vrasjet ndërfisnore, armiqësitë dhe rivalitetet me vite të tëra fisnore se cili fis do ta udhëheq fshatin, qytetin apo më gjerë, imoraliteti dhe varrimi (gropimi) i fëmijëve/vajzave të gjallë… Këto tradita bënë që ajo kohë të quhet kohë e injorancës. Pyetja është se, nëse të njëjtat tradita janë të pranishme edhe sot, gjegjësisht i hasim të njëjtat në kohën që jetojmë, a thua vallë kohën e sotme do ta llogaritshim kohë të injorancës, kurse popullin i cili edhe sot do ti posedonte këto cilësi, për popull injorant?! Me gjithë shpirt i lutemi Zotit të Madhërishëm që mos ti posedojmë këto tradita të këqija çnjerëzore, mirëpo ja që realiteti ynë për fat të keq është ndryshe… Ne po i vërejmë përreth nesh të gjitha traditat që i kishte ai popull kur zbriti Kurani, vetëm se ato tani na shfaqen me një emërtim tjetër, të ri dhe më të sofistikuar, në emër të demokracisë…
Në çka e bazojmë këtë që po e themi ne në këtë moment? Nëse asokohe vriteshin dhe kishin rivalitete e armiqësi se cili prej fiseve do të sundojë, sot kemi armiqësi dhe vrasje vëllazërore se kush do të qeveris; asokohe zotërinjtë posedonin robëresha të panumërta – sa të donin dhe i shfrytëzonin për ti shfryer e kënaqur epshet e tyre, ndërsa sot kemi aq shumë shtëpi publike, sa që në kohën e fundit gjithë motelet janë vënë në këtë shërbim, nëse asokohe fëmijët e porsalindur varroseshin për së gjalli, sot nuk varrosen por, akoma më keq: i nxjerrim dhe i mbytim ende pa u ardhur koha për të dalë (abortimi). Pra, mjerisht tablo dhe situatë e ngjashme…!
Shtrohet pyetja: Allahu i Madhërishëm këtë situatë e ndryshoi me ligjet që i shpalli në Kur’an, atëherë a thua vallë ne si duhet ti ndryshojmë? Përgjigjja është fare e thjeshtë: Duke iu kthyer të njëjtit libër, pra Kur`anit dhe duke i përdorur edhe ne sot ajetet këshilluese të cilat e nxorën në dritë atë popull nga ajo errësirë ku ishin katandisur.
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë:
وَٱعْتَصِمُوا۟ بِحَبْلِ ٱللَّهِ جَمِيعًۭا وَلَا تَفَرَّقُوا۟ وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَآءًۭ فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِۦٓ إِخْوَٰنًۭا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍۢ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut e mos u përçani! Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranoni fenë islame) ishit të armiqësuar, e ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e Veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.” 03:103
I dashuri xhemat,
Nga ky ajet dhe kjo ligjëratë nxjerrim këto mësime:
a). Është obligim për muslimanët që prijës dhe pikë-orientim në këto raste ta kenë Kur’anin Fisnik;
b). Është përkujtim për ne se si ishin njerëzit kur zbriti Kur’ani dhe si u bënë pasi ata i përvetësuan ligjet që ua shpalli Zoti në Kur’an;
c). Ata me veprat që bënin ishin në prag të Xhehennemit, kurse Allahu i shpëtoi me zbritjen e Kur’anit dhe u bënë besimtarë sa që Pejgamberi s.a.v.s. qysh në dynja i përgëzoi me Xhennet;
ç). E tërë kjo është që ne të marrim mësim.

Artikuj të ngjajshëm

error: