Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedita.s..
I nderuari xhemaat,
I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِاﷲِالرَّحْمَنِاارَّحِيم
“Lexo me emrin e Zotit tënd,icilli krijoi gjdogjë.Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).Lexo!Se Zoti yt është më bujari!Ai që mësoi njeriun të shkruajë me pendë.Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”.(Alek 1-5).
Të flasësh për diturinë, për mësimin e fesë se Allahut, për trashëgiminë e Muhammedit a. s., sa është përgjegjësi dhe barrë, po aq është nder dhe privilegj.
Një ndër emrave të Allahut është edhe emri “ El–Alim “ në Kur’anin Famëlartë është përmendur shumë herë dhe në forma të ndryshme. Kuptimi i emrit “ El – Alim “ : Allahu i Lartësuar dinë gjithçka për krijesat e Tij, ka dije të përsosur në çdo aspekt.
Në anën tjetër fjala dituri rrjedh nga fjala ditë,e fjala ditë rrjedh nga fjala dritë,pra dituria është dritë për njeriun në këtë botë dhe botën tjetër,dituria e dallon njeriun nga të paditurit dhe e ngritë te All-llahu xh.sh shumë.
Abdullah ibën Abasi ka thënë: “Dijetarët janë më të lartë se besimtari 700 gradë dhe ndërmjet dy gradëve distanca është prej 500 vitesh”.
Muhamedi a.s. ka thënë: “Atij që All-llahu xh.sh ia donë të mirën ia mëson fenë e bënë të ditur,i jep aftësi të kuptoj dhe mësojë fenë.” Pejgamberi a.s nuk ka lënë trashëgimi dinarë dhe as dërhem, por ka trashëguar dijen. Kush merr prej saj ka marrë një pjesë të mirë. Atij që ndjek rrugën e dijës, Allhu xh. Sh. do t’ia mësojë rrugën e Xhennetit .
Aliu r.a ka thënë: “Dija është më e mirë se pasuria, dija të mëson ty kurse ty e rruan pasurinë, dija të udhëheq kurse pasuria është e udhëhequr, pasuria pakësohet duke u shpenzuar, kurse dija mësohet kur ia mëson të tjerëve.”
Pra dituri e vërtetë është mësimi i çdo gjeje qe te shpie ne besimin e vërtet për Allahun, në radhë të parë, në nënshtrimin dhe adhurimin vetëm për Allahun, e pastaj te sjell edhe te mirat tjera te kësaj bote.
Nuk ka dyshim se dituria është një nga kushtet dhe nevojat kryesore për ngritjen dhe përparimin e individit dhe të shoqërisë. Nevoja për dituri dhe njohuri asnjëherë nuk shuhet; ashtu si ndihet nevoja për ushqim, ashtu është edhe dituria ushqim i mendjes dhe i shpirtit. Pejgamberit a.s, që kur i zbritën fjalët e para “Lexo” dhe deri në fund të jetës, i qëndroi besnik mësimit dhe i mësoi ymetit tij besimin e pastër në Allahun xh.sh
E lusim Zotin që t’na mundësoj të pajisemi me dije të dobishme, e dijen që posedojmë ta praktikojmë.