Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,
Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم
“Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83)
Ne, në botën e cila na rrethon, thuajse nuk mund te gjejmë shoqëri, në të cilën nuk ka ndarje shtresore ne mes anëtarëve te saj, te cilat ose janë te bazuara ne baza materiale, pozite shoqërore, duke mos çarë kokën askush për aspektin shpirtërorë dhe nevojën e tij (shpirtit) të madhe për pastrimin nga pisllëqet e hipokrizisë dhe mëkateve. Mu për këtë, shumica e problemeve ne botë, janë si shkak i dështimit te edukimit ne këtë aspekt. Islami me an të Kuranit dhe Pejgamberit tone, udhëzon dhe këshillon ummetin e tij se dallimi në mes njerëzve nuk është në bazë të pasurisë, racës dhe ngjyrës së tyre por është në bazë të baze te devotshmërisë dhe sinqeritetit të tyre.
Për ta kuptuar ë mirë sinqeritetin shpirtëror do ta tregoj një rrëfim ku përshkruhet në një mënyrë të bukur pranimi i duasë e cila bëhet me një sinqeritet.
Një djaloshi i vdiq i prindi, dhe nuk i erdhi askush në përcjelljen e xhenazes së tij!! I biri, e mori xhenazen dhe e dërgoi në shkretinë për ta varrosur! Një bari i shkretëtirës, i cili kujdesej për dhentë, e vërejti djaloshin, dhe iu afrua, dhe i tha: Ku janë njerëzit?! Pse e varros prindin i vetëm?!
I biri nuk deshi që të flet për prindin e vet, po i përsëriste fjalët: La havle ve la kuvete il-la bil-lah. (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut). Bariu e kuptoi gjestin e djaloshit, dhe e zgjati dorën t’i ndihmon që ta varrosin xhenazen. Pastaj i ngriti duart e tij drejt qiellit, dhe filloi të lutet në vetmi, dhe pastaj e la djaloshin dhe shkoi te delet e tij! Natën, i biri e pa në ëndërr prindin e vet! E pa të buzëqeshur, të përgëzuar me Xhenetin më të lartë, Xhenetin Firdeus! I habitur e pyeti: Çka ta mundësoi ta arrish këtë gradë, o prindi im?! – Iu përgjigj: Këtë gradë e arrita nga bereqeti i duasë së bariut!!
Në mëngjes, u zgjua herët dhe filloi të hulumton pas bariut! E eci shkretëtirën në tërësi, derisa në fund e gjeti! E kapi fort për dorën e tij dhe i tha: Për hir të Allahut! Çfarë duaje bëre për prindin tim?! Më trego! E pashë atë në Firdeusin e lartë!
Bariu iu përgjigj: O biri im! Iu luta Allahut me lutjen e një robi të përulur, dhe i thash: O Zot! Unë jam fisnik, kur më vjen një mysafir unë e fisnikëroj! Ky rob është mysafiri jot! Dhe Ti, je Fisniku i fisnikëve!!
Kjo dua u pranua nga sinqeriteti i besëlidhjes dhe marrëveshjes me Allahun. Kur besëlidhja jote është e sinqertë me Allahun, atëherë hapen dyert e tokës dhe qiejve, dhe i mirëpresin lutjet dhe kërkesat e tua! Bëhu i drejtë dhe i sinqertë me Allahun, në atë marrëveshje dhe besëlidhje që ja ke dhënë, dhe Allahu do të jetë i sinqertë me ty, në dynja dhe në ahiret!!
O Allah na bën të sinqertë me vetveten tonë me shoqërinë tonë dhe me Ty. O Allah na mundëso që të jemi një shoqëri e sinqertë dhe me vlera të larta islame, O Allah mos na e largo nga ne besimin, dhe sinqeritetin.