You are here
Home > Lajme > Hytbe nga Abdurahim ef. Murati

Hytbe nga Abdurahim ef. Murati

Hfz. Abdurahim ef. Murati

Vlera e 10 ditëve të muajit Dhulhixhe

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

Allahu Fuqiplotë në Kur’anin Fisnik thotë:

“1. Pasha agimin! 2. Pasha dhjetë netët! 3. Pasha çiftin dhe pasha tekun! 4. Pasha natën që shkon!  5. A janë këto betime për të mençurin? (Fexhr, 1-5)

Jemi duke i përjetuar ditët e muajit Dhulhixhe muajit të dymbëdhjetë dhe të fundit i kalendarit hixhri., Ky muaj është prej muajve të shenjtë dhe prej muajve të haxhit, ndërsa dhjetë ditët e para të këtij muaji janë ditët më të mira të vitit. Në ajetet e lartpërmendura Allahu Fuqiplotë betohet mes tjerave edhe në dhjetë netët, përkatësisht në dhjetë ditët e para të këtij muaji Dhul Hixhxhe,. Në anën tjetër betohet edhe në çiftin që ka qëllimin ditën e Kurban Bajramit që bie në ditën e dhjetë të këtij muaji, ndërsa betimi në tek ka për qëllim ditën e Arafatit që bie në ditën e nëntë të këtij muaji të shenjtë, e cila është dita më e vlefshme dhe më e mirë e vitit.

Për vlerën e këtyre dhjetë ditëve transmetohet hadithi i Muhammedit s.a.v.s, i cili ka thënë: “Nuk ka ditë më të mëdha dhe më të dashura tek Allahu kur vepra e mirë shpërblehet tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj në këto ditë shtone Lartësimin e Allahut (tesbihun), Falënderimin e Allahut (tahmidin), fjalën e njëshmërisë së Allahut (tehlilin) dhe Madhërimin e Allahut (tekbirin).

Çka duhet bërë gjat lëtyre ditëve: Bërja e haxhit dhe Umres, kjo është më e vlefshmja. Muhammedi a.s. thotë: “Prej Umres deri në Umren tjetër shlyhen mëkatet, ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos Xhennetit”. Agjërimi i këtyre ditëve apo disa prej tyre e veçanërisht dita e Arafatit. Muhammedi a.s. thotë: “Secili musliman që agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu ia largon fytyrën e tij prej Xhehennemit aq sa mund të udhëtohet për 70 vjet.” Tekbiri, (Madhërimi i Allahut) dhe dhikri, (përmendja e Allahut) i shumtë. Muhammedi a.s. ka thënë: ” … në këto ditë shtoni përmendjen e këtyre fjalëve: La ilahe il-lall-llah, All-llahu Ekber dhe El-hamdu lil-lah.” Teubeja dhe largimi prej mëkateve, ashtu që të arrish faljen dhe mëshirën e Allahut xh.sh., mëkatet janë shkak për largimin nga mëshira, ndërsa kryerja e urdhrave të Allahut xh.sh. dhe respekti i Tij janë shkak që të afrohesh tek Allahu xh.sh.. Muhammedi a.s. thotë: “Me të vërtetë Allahu është xheloz, është xheloz atëherë kur njeriu i bën ato punë që Allahu ia ka ndaluar.” Tekbiret që i përmendëm mund të thuhen në çdo kohë, natën e ditën, deri në namazin e Bajramit. Por, ka edhe tekbire që janë të posaçme dhe thuhen pas namazeve farz që falen me xhemat, që quhen tekbiret e teshrikit. Për ata që nuk janë në Haxhxh, këto tekbire fillojnë prej namazit të Sabahut të ditës së Arafatit, (ejte prej namazit të sabahut) ndërsa për ata që janë në Haxhxh, prej namazit të drekës të ditës së Bajramit, dhe vazhdojnë deri në namazin e ikindisë të ditës së fundit të Bajramit (dita e hanë namazi i ikindisë.) Falja e namazeve në xhami me xhemat Falja e namazeve nafile.  Shpërndarja e sadakasë. Respektimi i prindërve.  Leximi sa me shume i Kuranit. Vizita e farefisit. Falja e namazit të natës, etj.

I lutemi Allahut xh.sh që gjatë këtyre ditëve të na mundësoj sa ma shumë ta përmendim Allahun xh.sh. të bëjmë punë të mira të largohemi nga e keqja dhe për shkak të këtyre ditëve të na i pranojë duatë dhe ibadetet tona dhe të na shpërblej me shpërblimet e tija të pafund që i ka Madhëria e Tij, ndërsa besimtarëve të cilët gjenden në vendet e shenjta, Allahu ua pranoftë haxhin! Amin!

Artikuj të ngjajshëm

error: