You are here
Home > Hytbe > HUTBE NGA ZENDEL EF. XHEZAIRI – HIXHRETI

HUTBE NGA ZENDEL EF. XHEZAIRI – HIXHRETI

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,
I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Ata të cilët besuan,migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.”(Et-Tevbe 20).

Kur e përmendim fjalën hixhret, ne menjëherë e kujtojmë Muhammedin a.s. dhe atë grup të vogël besimtarësh të cilët për hir të Allahut xh.sh. migruan në Jethrib që pastaj mori emrin Medinetun-Nebij. (Qyteti i Pejgamberit).

Hixhret donë të thotë “migrim” “largim””ndarje” ndërsa në terminologjinë islame donë të thotë: Largim, ndarje nga vendi i pabesimit,të keqes dhe errësirës.

Ngjarja e hixhretit ka ndodhur në vitin 622 kur muslimanët bashkë me Muhammedin a.s. u larguan nga vendlindja drejt Medinës ku ishin kushtet më të mira për përhapjen e fjalës së Allhut xh.sh. Nuk mund të flasim për hixhretin e mos i përmendim Ensarijt të cilët i pranuan Muhaxhirët e Mekes dhe ndanë me ta shtëpitë e tyre, por edhe kafshatën e gojës për hir të Allahut xh.sh.

Kur’ani në shumë vende flet për këtë ndodhi: “Ata që migruan për hir të Allahut,e pasi që u torturuan,atyre gjithsesi do tu mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë,po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh,sikur njerëzit të dinin (për atë shpërblim). (En-Nahl 41). E ata që për hir të Allahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën,All-llahu do ti shpërblejë me shpërblimin më të mire, e ska dyshim Allahu është më e miri shpërblyes.”; Ata do ti vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. Allahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.”(El-Haxhxh 58-59).

Me hixhretin ndryshoi historia islame, hixhreti është inspirimi dhe ngritja shpirtërore e besimtarëve të vërtetë. Edhe pse ne sot nuk mund ta bëjmë hixhretin siç e bëri Muhammedi a.s. me ashabët e vet, për ne hixhret është largimi nga e keqja, nga ajo që është e ndaluar (haram) dhe rregullimi i jetës sonë sipas rregullave të Kur’anit Famëlartë,dhe largim nga ajo që All-llahu xh.sh. nuk e donë ,e njëherit edhe mundi për arritjen e kënaqësisë së All-llahu xh.sh.

 

Artikuj të ngjajshëm

error: