You are here
Home > Hytbe > Hutbe nga Sead ef. Demiri

Hutbe nga Sead ef. Demiri

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s.. I nderuari xhemaat,

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar: بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِين

“Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83)

Ne, në botën e cila na rrethon, thuajse nuk mund te gjejmë shoqëri, në të cilën nuk ka ndarje shtresore në mes anëtarëve të saj, të cilat ose janë të bazuara në baza materiale, pozitë shoqërore, duke mos çarë kokën askush për aspektin shpirtërorë dhe nevojën e tij (shpirtit) të madhe për pastrimin nga pisllëqet e hipokrizisë dhe mëkateve. Mu për këtë, shumica e problemeve në botë, janë si shkak i dështimit të edukimit në këtë aspekt.

Islami me anë të Kuranit dhe Pejgamberit tonë, udhëzon dhe këshillon ummetin e tij se dallimi në mes njerëzve nuk është në bazë të pasurisë, racës dhe ngjyrës së tyre por është në bazë të devotshmërisë dhe sinqeritetit të tyre.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtet Allahu nuk shikon në trupat fizionominë dhe pasuritë tuaja, por shikon në veprat dhe zemrat tuaja”. Rrëfehet se në kohën e Pejgamberit, a.s. derisa sahabet ishin ulur së bashku me Pejgamberin kaloi pranë tyre një njeri i pasur, për të cilin i pyeti Pejgamberi se a e njohin? Thanë: ‘Nëse ndërmjetëson i pranohet ndërmjetësimi, nëse kërkon nuse, i epet (martohet) dhe nëse flet i dëgjohet fjala’. Pas pak kohe kaloi pranë tyre një njeri i varfër, për te cilin i pyeti Pejgamberi se a e njohin? Thanë: ‘Nuk i dëgjohet fjala, nuk martohet (nuk i epet nuse te tillit) dhe nuk pranohet ndërmjetësimi i tij’. Atëherë Pejgamberi tha: “(Jo nuk është kështu sepse) Sa i përket këtij te dytit, është shumë më i mirë (se i pari, njeriu i pasur)”. Sinqeriteti ne peshoren e pejgamberit nuk kushtëzohet me përmbushjen e kushteve, siç jemi mësuar të themi ne “Ah po ta kisha këtë do ta beja këtë e këtë” ndërsa në zemër ndien diç tjetër. Ose thotë:

“Jam i sëmurë dhe nuk kam mundësi te falem ose të jap sadaka”. Kjo nuk është e vërtet sepse sinqeriteti nuk kushtëzohet me shëndet e shansë ngase sinqeriteti mund të arrihet edhe nëse sëmundja e ka shtrirë njeriun në shtrat. Pejgamberi ka thënë: “Kush e lut Allahun për të rënë dëshmor me plot sinqeritet, Allahu do t’ia mundësojë arritjen e saj edhe nëse vdes ne shtratin e tij”. Sikur Pejgamberi nëpërmjet këtij hadithi po thotë-Nuk ka ndonjë pengese të jesh i sinqertë edhe nëse nuk ke mundësi të mos falesh ose të jesh bamirës ndaj fukaraje-.

Pejgamberi i kishte nxitur sahabet dhe ummetin e tij për këtë cilësi fisnike, duke iu premtuar se kush bëhet i sinqertë për Allahun, Allahu do të ndahet i kënaqur prej tij. A ka ndonjë begati më të madhe se sa të jetë Allahu i kënaqur me ty? Natyrisht se jo, nuk ka begati më të madhe. Pejgamberi ka thënë: “Kush ndahet nga dynjaja duke qenë i sinqertë në Allahun e Vetëm, duke mos i bërë shok, duke falur namazin dhe duke dhënë zekatin, ai do të ndahet nga dunjaja duke qenë Allahu i kënaqur me të.”.

Josinqeriteti, është cilësi e mynafikut, sepse ai në pamjen e jashtme duket se është i sinqertë por në brendësinë e zemrës është krejtësisht tjetër. Ata janë, që bëjnë ibadet për ta parë njerëzit e jo pse një gjë të tillë e kërkon Allahu prej tyre, por për të fituar ndonjë të mirë në këtë bote, materiale apo diçka tjetër për atë shkak Muhammedi a.s. ka thënë: “Vërtet, veprat shpërblehen sipas nijeteve…”. Sikurse Pejgamberi ne këtë hadith po e kërcënon atë, që vepra e tij është në kundërshtim ne nijetin e tij, duke i treguar se Allahun nuk mund ta tradhtosh.

O Allah na mundëso që të gjitha ibadetet punët dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore ti bëjmë me sinqeritet ta bëjmë për Allah e jo për sy e faqe, ndoshta me këtë maskim mund ta kalosh këtë jetë por mos harro se ka një jetë tjetër në të cilën do të jepet llogari për çdo punë që ke bërë por edhe për nijetin që e ke pas.

O Allah na mundëso që të jemi një shoqëri e sinqertë dhe me vlera të larta islame, O Allah mos na e largo nga ne besimin, dhe sinqeritetin.

Artikuj të ngjajshëm

error: