You are here
Home > Hytbe > Hutbe nga Beqir ef. Memeti

Hutbe nga Beqir ef. Memeti

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,

Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم

“Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems, 9-10)

Muhamedi a.s. është Pejgamberi i fundit , prandaj Kur’ani famëlartë  edhe fjalët e arta të Pejgamberit të fundit kanë kompetencë me ju përgjigj nevojave të njerëzimit deri në fund të kësaj jete, e për këtë shkak dispozitat e Kur’anit që kanë relacione me jetën shoqërore e që sot, interpretohen në bazë të kohës së sodit dhe zbulimeve që na dikton përparimi i qytetërimit modern. Në kuadër të kësaj po të njëjtat fakte na sjellin edhe thëniet e Muhamedit a.s. Për edukimin e fëmijëve, i Dërguar i Allahut thotë: “I lumturi është i lumtur qysh në bark të s ë ëmës, i prapi është i prapë qysh në bark të së ëmës”.

Sot shkenca na vërteton me prova se çdo fëmijë sjell  me vete një trashëgim të begatshëm nga prindërit. Fëmija  është një kandidat që na lajmëron për të gjitha të mirat që prindërit kanë tregua ndaj tyre  në mes veti gjatë periudhës që fëmija ishte në barkun e së ëmës, gjithashtu fëmija do të vuaj nga gabimet që rrjedhin nga prindërit e tij; prindërit që konsumojnë alkool lindin fëmijë më të meta, fëmija  i lindur nga prostitucioni ngel në rrugë apo hidhet në mbeturina (fatkeqësisht ky fenomen është shumë aktual në vendet tona edhe pse nuk jepen informata nga institucionet përkatëse).

Fëmija nuk trashëgon vetëm vetit fizike të prindërve por edhe cilësitë mendore e morale të prindërve.  Edukata ka për qëllim të zhvilloj vetit fizike, mendore e shpirtërore të njeriut, dhe të u jep këtyre një drejtim të sigurt e të dobishëm.

Një gjë është fakt se njeriu në natyrën e vet ka prirje edhe për të mirë edhe për të keqe, pot  të kishte prirje vetëm për të mirë, atëherë  edukatori do ta kishte barrën më të lehtë, do të merrej vetëm me kultivimin e këtyre prirjeve, meqë natyra njerëzore ka prirje edhe për të keqen gjë që e vështirëson detyrën e edukatorit, mbasi duhet të luftoj me natyrën njerëzore.

Sa i përket edukatës kemi shumë mendime të ndryshme nga disa nga filozofët që kishin ndikimet e tyre  në shoqëri:

Platoni thotë: “Edukata ma  e mirë është ajo që plotëson kapacitetin e trupit dhe shpirtit”.

Ciceroni: “Edukata është mjeshtëria që e lartëson fëmijën në gradën e njeriut”.

  1. Spenseri: “Edukata s’është tjetër , veçse me përgatit njerëzimin për një jetë më perfekte”.

Si rrjedhojë, Platoni plotëson kapacitetin e trupit dhe shpirtit, Ciceroni lartëson njeriun, Spenseri e përgatit për një jetë më të mirë.

Siç po shihet nga përkufizimet  e pedagogëve të lartpërmendur , kuptohet se njeriu është i pajisur me kapacitete dhe prirje, për të plotësuar një funksion e për të kryer një qëllim. Këta prirje mbushin detyrën e tyre ja në drejtim pozitiv ose në drejtim negativ. P.sh. Dashuria është prirje që ka për qëllim të bashkon dy zemra, kjo prirje kur udhëzon në drejtim pozitiv, i afrohet qëllimit dhe quhet e mirë, e kur udhëzon në drejtim negativ i largohet qëllimit dhe quhet e keqe, sepse në vend që ti bashkoj dy zemra, i ndan i përçan dhe i neverit ata.

Mund të themi se prirjet e njeriut janë sikurse gradët e termometrit që kanë vlera mbi zero dhe nën zero.  Atëherë, edukata ka për detyrë që të zhvilloj dhe ti forcoj kapacitetet e njeriut, në qoftë se ata kanë marr drejtim negativ, ti kthej në drejtim pozitiv. Për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo fëmijë që lind, lind me natyrë të pastër  islame, pastaj prindërit e bëjnë atë krishterë, çifut ose zoroastrian/zjarradhurues”.

Duke u bazuar në këto shpjegime mund të themi se, hadithi i Pejgamberit a.s. “I lumturi është i lumtur qysh në bark të së ëmës, i prapi është i prapë qysh në bark të së ëmës”, edukata e  fëmijës fillon qysh në barkun e nënës e cila ende pa e lindur e bën fëmijën e lumtur apo të prapë.

Pra për të pasur një gjeneratë të lumtur dhe të suksesshme duhet ti rregullojmë prindërit e sodit, të cilët janë gjeneratë në veprim, ku me veprimet e tyre formojnë ideologjinë dhe karakterin e gjeneratave që do të vijnë.

Artikuj të ngjajshëm

error: