You are here
Home > Hytbe > Hutbe nga: Armin Shaqiri – Vlera e namazit të sabahut

Hutbe nga: Armin Shaqiri – Vlera e namazit të sabahut

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..

I nderuari xhemaat,

Allahu Fuqiplotë në Kur’anin Fisnik thotë:

أَقِمِ الصَّلاَةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ إِلَى غَسَقِ اللَّيْلِ وَقُرْآنَ الْفَجْرِ إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا

 “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.” (El-Isra, 78)

Muslimani zgjohet në ditën e re me ezanin e namazit të sabahut ku muezini jep myzhden duke thënë: “(Esalatu hajrun mine neum), Namazi është më i vlefshëm se gjum. Fitorja e parë kundër shejtanit të mallkuar që muslimani e bën gjat ditës është falja e namazit të sabahut, andaj Pejgamberi a.s thotë: “Çdo kush që e fal namazin e sabahut,është nën mbrojtjen e All-llahut xh.sh.” Pra, Muhamedi a.s thekson se ai që lidhet me All-llahun xh.sh nëpërmjet namazit të sabahut,ai person fllon të përfiton nga mëshira e All-llahut xh.sh.

Vlera e këtij namazi është aq e madhe sa që dy sunnetet që falen para farzit Muhamedi a.s i ka cilësuar si: “Dy reqatet e namazit të sabahut janë më të vlefshme se e gjithë bota dhe cka ka në të.” Falja e namazit të sabahut është edhe një dallues i madh ndërmjet besimtarëve dhe munafikëve (hipokritëve), prandaj Pejgamberi a.s thotë: “Shenja që na dallon neve (besimtarëve) nga hipokritët (munafikët) është falja e namazit të jacisë dhe sabahut me xhemat”.

Si rrjedhojë, falësit e namazit të sabahut janë kategori  e suksesshme, fytyrat e tyre janë të ndritura, kohët e tyre janë të bereqetshme. Nëse je prej tyre falënderoje All-llahun xh.sh. për këtë mirësi, e nëse nuk je prej tyre, të gjitha lutjet e mia janë që të trasosh rrugën e tyre që falin sabahun. Falësit e namazit të sabahut janë ata që me përpikëri e zbatojnë këtë obligim të cilën e kanë marrë nga All-llahu xh. sh., ti e fillon  ditën me adhurim dhe hapat drejt shtëpisë së Zotit. Për këtë do të  dëshmojnë melekët/engjëjt e All-llahut xh.sh.. Ti që e falë sabahun me  xhemat në xhami je sikur që ke falë tërë natën namaz.

Paqja, shpëtimi, bereqeti qofshin mbi ata që e ndjenjë thellë këtë thirrje dhe i përgjigjen. Tashmë ti e ke kuptuar fjalën (Essalatu hajrun minen neum) se Namazi është më i vlefshëm se gjumi, ti je i vetëdijshëm, se ndërmjet teje dhe All-llahut xh.sh. nuk mund të depërtojë asgjë. Ti do të kesh shpërblime të mëdha për këtë, sepse e ke prish gjumin tënd dhe erdhe në praninë e Allahut. Që ta madhërosh, falënderosh dhe lavdërosh All-llahun xh.sh..  Sepse Muhamedi a.s. ka thënë: “Përgëzoni ata që ecin në terrin e natës drejt xhamive me dritë të plotë ditën e gjykimit”. 

O Allah shtoi njerëzit që e falin namazin e sabahut, mundësoi edhe atyre që t’i përgjigjen thirrjes së Allahut, mbushi xhamit tona me xhemat, mos i le xhamit tona pa xhemat. O Allah, Ti je Zoti i të gjitha krijesave, na mëshiro neve, na mundëso që ta kuptojmë se asgjë nuk mund të depërtojë ndërmjet neve dhe Teje.

Artikuj të ngjajshëm

error: