Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salati, selamet, bekimet i takojnë krijesës më të përkryer pejgamberit të fundit të Allahut Muhammedit a.s..
I nderuari xhemaat,
I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar:
بِسْــــــــــــــــمِ اﷲِالرَّحْمَنِ اارَّحِيم
كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِۖ ثُمَّ إِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
Hutbe dedikuar muezzinit të Eski Xhamis Emin abis. E mbajtur në xhaminë e tabhanes nga Dr. Husein Rizai me datën 25.08.2015
Me 20.008.2013, u bën dy vite që u nda nga jeta e kësaj dynjaje Emin Abia. Kam pasur nderin dhe kënaqësinë që të njihem për së afërmi me te. Prandaj e ndiej si obligim që me disa rreshta ta përkujtoj këtë besimtarë të urtë dhe shume modest. Kur një mik, dost-i afërm ndërron jetë, e gjithë pjesa e jetës në të cilën ai ka qenë prezent zgjohet dhe trazohet ashtu siç trazohet deti nga erërat e fuqishme.
Kështu më ndodhi dhe mua pas rastit për vdekjen e Abiut tim njeriut i cili prej fëmijërie veshët e mi ishin të mësuar ta dëgjojnë ezanin e tij mahnitës, ezan i cili edhe po të mos e kishe mendjen të shkosh në xhami të thirrte, ishte një ezan të cilin rrallë ndokush mund ta thirrte… (kjo ma kujton hz Bilallin r.a. duke e thirrur ezanin me atë zë të këndshëm., kur e thirrte ezanin Bilalli r.a. burrat e linin punën e tyre, gratë dilnin nga shtëpitë e tyre, fëmijët e ndalonin lozjen – të gjithë këta për t’u mbledhur në xhami, të qëndruar krah për krahu për ta adhuruar Allahun.) Kjo vdekje, për të qenë më tronditës, më kujtohet si sot ndodhi në vendin ku ishim ulur bashkë, ai ishte në anën time të majtë dhe sikur ta kishte përgatitur ai vetë. M’u desh kohë për t’u bindur se ai nuk mund të më lajmëronte për vdekjen e vet, ndodh aq shpejtë sa që nuk u murr veshtë. Unë iu dorëzova erës së furishme që filloi simfoninë e saj brenda shpirtit tim duke trazuar çdo skutë të kujtesës e duke ngjallur çdo çast e përjetim që ishte e lidhur me Emin Abin.
Ishte Muezin 38 vite me radhë thirrës në namaz si çdo muezzin tjetër, Muezini i thirr njerëzit në namaz në shpëtim në dëshmi me zërin e tij. Pejgamberi a.s. thotë: “Çdo xhin njeri dhe çdo send që dëgjon zërin e muzeinit e dëshmon Ditën e Gjykimit.” Muezini duhet të jetë një person që i njeh mirë rregullat e fesë dhe të jetë njeri i devotshëm. Emin Abija ishte prej atyre muezinëve i cili të gjitha karakteristikat i kishte.
Emin Abi e thërrisnim unë dhe kolegët e mi, ne ishim të pandarë sepse shumë shpesh takoheshim nëpër mevlude, hatme, synetime ceremoni fetare, askujt prej neve nuk i shkonte ndër mend se do ta humbnim njeriun më të dashur në ndonjë mevlud duke lexuar Kuran, po, ishte një vdekje e bukur, a mund ti thuhet vdekjes e bukur? Po i them sepse çdo musliman do të kishte dëshiruar të vdiste sikur Emin abija me Kuran.
Ishte duke lexuar Kuran (ashere) dhe pasi e lexoi ajetin 78 të Sures Isra ku Allahu xh.sh. thotë: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”, ndërroi jetë.
Vdekja e Emin abiut tim të dashur ma kujton hadithin e Pejgamberit a.s. ku thotë: ”Si do të jetoni ashtu edhe do të vdisni dhe si do të vdisni ashtu edhe do të rringjalleni”, ja kjo ma rehaton shpirtin tim kur e di se Emin Aabija i cili ishte me Kura’nin dhe e donte Kur’anin kjo njëherit e bën aktuale hadithin e Pejgamberit a.s. ku thotë: “Njeriu do të jetë bashkë me atë çka e donë më së shumti”. Sido qoftë një ndër muezinat e qytetit tonë ndërroi jete, Allahu e mëshiroftë.
Tani e tutje ezanët pa të cilat edhe Eski Xhamija edhe Tetova janë të zbehta, mungesën e ezanit të Emin Abis nuk e kompensojnë as minarja, as murrët e as ndërtimet e reja në Eski Xhami, ai ishte shtylla kryesore që ja jepte karizmin asaj xhamie dhe neve që e dëgjonim me aq devotshmëri. Allahu të pastë mëshiruar Emin Abi! Vërtet ke pasur një zë të bukur si muezin.
Të kujtojmë çdo ditë me mall, me dashuri, me respekt dhe me krenari që të patëm. Inshallah Allahu të ka shpërblyer me Xhenet. O Allah na bën prej atyre që e duan Allahun dhe jetojnë për Allahun, na ruaj prej çdo të keqe të kësaj bote dhe nga çdo punë që na largon prej Teje. O Allah na e mundëso që të jemi çdoherë më Ty me namaz me Kuran me punë të hajrit dhe asnjëherë mos na largo nga rruga e drejtë.